Dorëzohen listat në KQZ, garë e ashpër pritet në Prishtinë.
Në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mërkurën, në ditën e fundit të certifikimit, subjektet politike kanë zyrtarizuar listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare e lokale, që do të mbahen më 17 nëntor.
Listave të partive politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës, u prijnë liderët e tyre: LDK – Fatmir Sejdiu, PDK- Hashim Thaçi, AAK – Ramush Haradinaj, ORA – Veton Surroi, AKR – Behgjet Pacolli, LDD – Nexhat Daci.
LDK: Kthehet Lajçi – Isa Mustafa kandidat për Prishtinën
Lidhja Demokratike e Kosovës, sikur edhe shumica e partive, në momentin e fundit e ka zyrtarizuar listën e vet për kandidatë për Kuvendin e Kosovës. Në këtë listë është kthyer kryetari i Pejës, Ali Lajçi, i cili dy ditë më parë kishte paralajmëruar tërheqjen.
Një e “papriturâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë