Çeku kërkon nga BE...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Çeku kërkon nga BE-ja të mos ndikohet nga të tjerët

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
696 Ansichten
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 
[#63]

Kosovë e enjte, 13 Shtator 2007 00:43:15

Çeku kërkon nga BE-ja të mos ndikohet nga të tjerët
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos u lejojë vendeve tjera që t'i diktojnë politikat e BE-së për të ardhmen e Kosovës.
"Ne besojmë se çështja e Kosovës është problem i Evropës, që duhet të zgjidhet nga Bashkimi Evropian në mënyrë evropiane", ka thënë Çeku në një konferencë për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, njofton EL.

Çeku tha se, për Kosovën nuk ka alternativë tjetër, përveç pavarësisë, për të shtuar se ndarja e Kosovës është "absolutisht e papranueshme dhe e dëmshme".
BE-ja duhet të jetë e "bashkuar dhe e vendosur për të marrë vendime konkrete dhe për të mos u lejuar vendeve tjera që t'i diktojnë politikat për çështje, të cilat janë evropiane", ka thënë Çeku.
Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos manipulohen nga "ekstremizmi dhe nacionalizmi serb". /RFE/


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 13/09/2007 3:48 a.m.
Teilen: