Benachrichtigungen
Alles löschen

Ne vend qe t’me uronin me thane:

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
141 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3610]

Ne vend qe t’me uronin me thane:

„Pse ti u mbulove,kur te gjithe zbulohen me ardhje ne perendim“ ?

Te jetohet dhe te praktikohet islami ne nje rreth ku pjesa dermuese vetem e quajne veten musliman,ndersa ne praktik jane larg islamit nuk eshte bash lehte,por imani (besimi) e ben te veten kudoqofte.

Vite me radhe e kam praktikuar isamin,por jam ndiku nga rrethi,shoqeria,pergojimet sa qe nuk e gjeta dot guximin te jem vajza e pare e mbuluar(me hixhab) ne fshatim tim.

Une tashme jam e mbuluar por kete guxim e mora pas largimit nga vendlindja ime.

Edhe pse hixhabi vazhdon te jete nje nder temat me sfiduese,dhe kembengulja e vendeve perendimore per imponimin e kultures qdo dit po behet me e madhe,me leht e kisha te mar nje vendim te tille ketu,sepse perkunder te gjithave shume me shume kam pare motra muslimane te mbuluara,gje qe fatkeqesisht aty ku jam lind,rrit dhe jetu nuk e kisha takuar dot asnjeher me pare nje moter me nikab,elhamdulilah ketu disa here.

Nuk kan kalu me shume se dy jav qendrim ne perendim dhe une isha e gatshme te bart hixhabin elhamdulilah,eshte ndjenj e pa pershkruar dhe vertet me vjen keq pse nuk kam mundur te gjej force me pare ta zbatoj kete urdher te Krijuesit te gjithesise e ta ruaj veten time nga shikimet jo te shendosha.

Te paket ishin ata qe me uruan por nuk me pengonte ajo fare,ajo qe me bente te brengosem eshte qe me keqardhje e them se pjesa dermuese e te afermve nuk jan ne dijeni se mbulesa eshte obligim fetare dhe pas saj fshihen nje varge urtesish.Vertet eshte per te ardhur keq te shohesh ata qe i don ne nje gjendje te tille.

Nuk do te flas per ate qe nuk kam kompetenca dhe mendoj se mjafte eshte thene per mbulesen,shkaqet dhe vleren e saj,por habitem dhe me ben te qaj fakti se sidomos prinderit nuk i kan ne qender te vemendjes veprimet e femijeve te tyre.

Ku mbeti xhelozia, kur prindi shikon vajzen e vet te veshur ne menyre skandaloze,sheh se vajza e tij eshte duke e humbur edhe cilesine me te natyrshme dhe shume me me vlere qe njeriu trashegon qe ne femijeria, “Turpin”?

Pse gjith kjo gjakftoftesi tek baballaret,vellezrit,burrat tane?

Kjo nuk eshte asgje tjeter veqse materializmi qe po na hyn ne gjak dhe eshte duke na quar drejt humbjes.

Nga pakujdesia dhe nga gjith kjo qe na rrethone si: mediat, revistat e ndryshme, emisionet televizive etj…ku paraqitet lakuriqsia e femrs po ndikohet rinia jone e sidomos kujdesi jo i mjaftueshem per femren,ajo duhet te jet moter e sinqert,bije respektuese,bashkeshorte e miresjellshme e mbi te gjitha nene bujare.Pra me rregullimin e gruas rregullohet e gjithe shoqeria.

Dhe per fund nje perkujtim dhe porosi per ty moter qe ende nuk je e mbuluar:

Te lutem qasju te vertetes dhe shiko me sy te zemres se islami femres i ka kushtuar rendesi te madhe,qe ben te ruhet nderi i saj,te kete pozit te larte dhe se obligueshmeria e mbulimit te saj nuk eshte bere per tjeter perveqse per mbylljen e dyerve te se keqes.

Lus Allahun qe keto pak rreshta te hasin ne zemra dhe vesh te hapur e shpirtera te etur...Me te vertete Allahu eshte Degjues dhe Pergjigjes i lutjes !

Lutja jone e fundit eshte:

Falenderimi i takon Allahut,Zotit te Boteve,paqja qofte mbi te derguarin e Allahut,familjen,shoket dhe kedo qe e pason udhezimin e tyre deri ne Diten e Gjykimit.

Forum islamik.com


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 11/08/2009 3:09 p.m.
Teilen: