* Merrni dije për besimin sipas nevojave tuaja, ose duke pyetur dijetarët, ose duke lexuar një libër.
* Largohuni nga të gjitha mëkatet.
* Nëse bëni një mëkat, pendohuni menjëherë.
* Jepini çdo njeriu hakun e tij.
* Mos dëmtoni asnjërin, qoftë fizikisht, qoftë me fjalë.
* Mos flisni keq për asnjërin.
* Mos e dashuroni shumë pasurinë dhe mos kini dëshirë për famë apo emër.
* Mos u jepni shumë pas ushqimit dhe veshjeve shumë ekstravagante.
* Mos flisni keq për të tjerët.
* Nëse dikush ju qorton për ndonjë gabim apo të metë, mos u mundoni të justifikoni veprimin tuaj.
* Mos qeshni dhe mos flisni tepër.
* Mos përsërisni dhe mos përmendni një debat që mund të ketë ndodhur ndërmjet dy njerëzve.
* Kujtoni gjithmonë rregullat e sheriatit, në gjithçka që bëni.
* Mos u bëni dembelë në zbatimin e veprave të ibadetit.
* Kur takoheni dhe bisedoni me të tjerët, tregohuni të thjeshtë dhe jo mendjemëdhenj.
* Shoqërohuni sa më pak me drejtues dhe njerëz që kanë pozicione të larta.
* Qëndroni larg nga njerëzit që nuk besojnë.
* Mor kërkoni të gjeni të meta tek të tjerët.
* Mos mendoni keq për asnjeri. Por shikoni të metat tuaja dhe mundohuni t’i rregulloni.
* Faleni namazin në kohën e duhur, në mënyrën e duhur dhe të përqendruar.
* Mundohuni ta përkujtoni All-llahun çdo çast, me zemër dhe me fjalë.
* Flisni thjesht dhe bukur.
* Vendosni kohë të caktuara për kryerjen e detyrave të ndryshme dhe mundohuni t’i zbatoni ato.
* Mos mendoni gjatë gjithë kohës për çështje të kësaj bote, llogari, humbje, fitime etj., por mendoni për All-llahun.
* Mundohuni, sa të keni mundësi, t’i ndihmoni të tjerët, qoftë për çështje të kësaj bote apo për besimin.
* Mos hani dhe mos pini pak, sa të sëmureni dhe të bëheni të dobët.
* Mos hani dhe mos pini shumë që të bëheni dembelë dhe të mos kryeni veprat e adhurimit.
* Mos kini dëshirë apo lakmi, përveçse për gjërat që kanë lidhje me All-llahun.
* Jini mirënjohës për të mirat që u janë dhënë, pavarësisht nëse janë shumë apo pak.
* Mos u brengos nga varfëria dhe skamja.
* Mos i vër re të metat dhe gabimet e atyre që janë nën kontrollin tënd.
* Nëse je në dijeni të gabimit të dikujt, fshihe atë.
* Ji në shërbim të miqve, udhëtarëve, të huajve, ulemave dhe njerëzve të devotshëm të All-llahut.
* Rri në shoqërinë e të devotshmëve.
* Ki frikë nga Zoti në çdo kohë.
* Kujto vdekjen.
* Cakto një kohë të caktuar çdo ditë, ku të mendosh për ato gjëra që ke bërë atë ditë.
* Kur të kujtohet një vepër e mirë, ji mirënjohës. Kur të kujtohet një veprim i gabuar, pendohu.
* Mos thuaj asnjëherë gënjeshtra.
* Ji i thjeshtë dhe i vetëpërmbajtur.
* Mos merr pjesë nëpër takime që janë në kundërshtim me sheriatin.
* Bëji dua Zotit që të të mbajë në rrugën e drejtë.
* Të qenit krenar për mirësitë është kryelartësi, por konsiderimi i tyre si dhuratë nga Zoti dhe të kujtosh paaftësinë tënde është falënderim.
* Mëkatet janë të rrezikshme, prandaj duhet të shmangen.
* Kushtoji vëmendje All-llahut, jo shqetësimeve, ato do të zhduken.
* Mos e konsidero adhurimin tënd as si diçka për të cilin duhet të jesh krenar dhe as mos e konsidero të kotë.
* Mos i cito fjalët e dikujt pa qenë i sigurt se i ka thënë ai.
* Kërkoju të gjithëve të bëjnë dua për ty. Ju nuk e dini se kujt mund t’i pranohet duaja.
* Nëse ndonjëherë prindërit tuaj veprojnë padrejtësisht, jini të durueshëm me ta.
* Mosrespektimi është më i dëmshëm, sesa bërja e mëkateve.
* Të vegjlit duhet ta kenë gjithmonë parasysh moshën e të mëdhenjve. Mos e konsidero veten të barabartë me më të mëdhenjtë.
* Mosrespektimi është rezultat i kryelartësisë dhe arrogancës.
* Jini të përpiktë në orar.
* Kur jeni në praninë e një të sëmuri apo të familjarëve të tij, mos flisni në atë mënyrë që mund t’i bëjë ata të humbasin shpresat.
* Gjatë ngrënies mos përmendni gjëra që mund t’ua neverisin ushqimin të tjerëve.
* Mos e mallko dhe mos fol keq për kohën (moshën). Koha është e pafajshme.
* Aty ku janë tre persona, dy prej tyre nuk duhet të pëshpëritin me njëri-tjetrin.
* Mos e harxho kohën e një personi të zënë me punë, duke zgjatur bisedat boshe.
* Mos i lexo letrat e të tjerëve.
* Dhurata nuk duhet të refuzohet për shkak të vlerës apo sasisë së saj të vogël.
* Mos e jep asnjëherë vendimin për një çështje, pa dëgjuar versionin e të dyja palëve.
* Kur hyn në dhomën e prindërve, merr leje.
* Nëse për ndonjë arsye të duhet të largohesh kur të tjerët po hanë, kërko falje.
* Besëtytnia është një lloj shirku, prandaj largohuni nga ajo.
* Disa njerëz nuk i vizitojnë të sëmurët. Kjo nuk është e drejtë. Ka shumë sevat nëse viziton një të sëmurë.
* Mos i përdorni artikujt e të tjerëve pa lejen e tyre.
* Përdore dhe ruaje me kujdes një send që e ke marrë hua.
* Mos bëj premtime me nxitim.
* Mbaje premtimin e dhënë.
* Mos e ngre zërin mbi zërin e prindërve.
* Kur takon dikë të cilin nuk e njeh mirë, mos i bëj pyetje personale.
* Mos bëj shaka që mund t’i lëndojnë të tjerët dhe mos fol në atë mënyrë që mund t’i bëjë të tjerët të ndihen rëndë.
* Nëse bën një gabim, kërko falje për të menjëherë.