(Shkeputur nga libri: "Mos u trishto") Qe deshta tja dhurojna ni personi po nuk pata mundsi
Mos imito personalitetin e të tjerëve
”Secili ka një anë të cilës i kthehet, ju shpejtoni nga punët e mbara”
(Kur’an 6:148)
“Ai është që ju bëri sundues në tokë dhe lartësoi në shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët” (Kur’an 6:165)
“Secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë” (Kur’an 2:60)
Njerëzit kanë veçoritë e tyre dhe secili ndryshon nga tjetri, për nga pamja, fuqia fizike, idetë, zgjuarsia dhe profesionet.
Pejgamberi (s.a.v.s.) si simbol i shembullit të pashoq i punësoi(angazhoi) shokët e tij sipas mundësive dhe përgaditjeve të tyre, pra ‘AliZejdin për çështjet e trashëgimisë, Halidin për luftë, Hasanin ibn Thabitin për poezi, dhe Kajs ibn Thabitin për ligjërues.
Pra, rri me aftësitë tuaja dhe kryej detyrat e mos merr detyrat e të tjerëve që s’janë të përshtatshme për ty.
- A dëshiron ta shkrish veten dhe ta zhdukësh personalitetin?!
Nëse e bën këtë, ke vrarë veten.
Mos i përvetëso cilësitë e të tjerëve kur nuk janë të tuat.
Ndryshimi i cilësive dhe zgjuarsive njerëzore, ndryshimi i gjuhëve dhe ngjyrave të tyre janë fakte që argumentojnë fuqinë e Allahut (xh.sh) psh. Ebu Bekri me mëshirën dhe butësinë që kishte i bëri dobi një populli, Omeri me forcën dhe vendosshmërinë që kishte e ndihmoi popullin islam.
Të jesh i kënaqur me atë që ke është dhunti.
Merri frytet e dhuntisë tënde, rriti ato të mira, përdori në të lejuarën, ofroju diçka të mirë të tjerëve që të kenë dobi ata që s’i kanë këto të dhëna.
“Allahu nuk e obligon asnjeri përtej mundësisë së tij” (Kur’an 2:286)
Imitimi dhe përpjekja e futjes së vetes në personalitete të tjera është me të vërtetë varrosje e dhuntisë që të ka dhënë Allahu (xh.sh) është vrasje e dëshirës, fshirje e bazës së dallimit dhe karakteristikave personale ndër njerëz, të cilat i dëshiroi Allahu të jenë të tilla.
fq 120/121
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Pranoje jetën ashtu siç është, po deshe të jetosh
Mos kërko që jeta të mbetet sipas qejfit dhe dëshirës tënde se nuk do ia arrish. Ajo i lodh edhe ata që luajnë në ditët e saja, është tmerr i të gjallëve, e përzier me të pakëndshme, shpesh të turbullon, por, përsëri s’të lëshon, në të ditët një pas një i jeton.
Mos kërko, se nuk mund të gjesh prind, grua, burrë, shok, banesë, a punë, që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb njerëzinë.
Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës, përpiqu të lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqes.
Kështu deshi Allahu (xh.xh) që të jetë e të mbetet kjo botë, e cila grumbullon dhe bashkon dy të kundërtat, qofshin ato lloje, grupe a mendime.
Dëm-dobi, ndreqje-prishje, gëzim-pikëllim, sëmundje-shërim, qeshje-qarje…
Pastaj e gjithë e mira, gëzimi e mirësia bashkohen të pastërta në Xhennet, dhe e gjithë e keqja, prishja, e mërzia mblidhen në Zjarr.
“Kjo botë është e mallkuar, e mallkuar është çdo gjë që gjendet në të përveq përmendjes së Allahut dhe asaj që i ngjason asaj dhe përveq dijetarit dhe nxënësit” (hadith).
Pra, jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rejshmeve dhe iluzioneve, por ngrihu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë, ajo i takon vetëm Allahut.
Mos kërko bashkëshort/e të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët. Në një hadith të Pejgamberit (s.a.v.s.) thuhet:
“Mos ta urrejë besimtari besimtaren nëse sheh në të diçka që e mospëlqen, ngase nëse s’i pëlqen ndonjë virtyt i saj, i pëlqen ndonjë virtyt tjetër”.
Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës, të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lësh atë që është e vështirë, t’i mbyllësh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s’të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous