Benachrichtigungen
Alles löschen

Këshilla të arta

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
232 Ansichten
(@besartt)
Beiträge: 4
Active Member
Themenstarter
 
[#5353]

Disa këshilla, që secili duhet t’i aplikoj dhe tua tregoj të tjerëve

• Askush nuk është i përsosur.

Sa më shpejt, që kuptohet aq më shpejt mund të shkohet kah gjendja e të qenurit të shkëlqyeshëm. Startoje çdo mëngjes duke u munduar më shumë se sa dje dhe vrapo më tepër se sa e ke imagjinuar.

• Injoroje sqarimin e tepërt në vetvete. Ki besim në atë që je.

Mbaj balans në jetën tënde. Shënoje atë që është më me rëndësi për ti dhe paraqitu. Ndonjëherë ne tentojmë të bëjmë gjëra, që janë më të rëndësishme për ne kur i shënojmë.

• Bëhu student i jetës.

Mëso diçka tepër çdo ditë. Dita kur do të ndalesh së mësuari bëhesh i vjetëruar.

• Pa arsyetime.

Mos gjej arsyetime , por zëvendësoji ata me mënyra për ta bërë më mirë. Arsyetimet janë humbje kohe dhe energjie.

• Lejoi të tjerët ta kuptojnë se ku qëndron.

Bëhu i pakompromisshëm dhe qëndro para kur dikush dëshiron ti shkel vlerat e tua.

• Asnjëherë mos u friko nga sfida.

Ti i vesh këpucët si çdo njeri tjetër. Tani është vetëm kush e dëshiron më tepër.

• Qëndro në shërbim të të tjerëve.

Pak, thjeshtë bëhu vullnetar dhe bëje me më të mirën, që e posedon.

• Puno si ferr.

Çdokush ka punë për të bërë, prandaj edhe ti bëje.

• Zbuloje veten.

Gjeje pasionin, qëllimin e jetës tënde dhe ndërmerr aksion.

• Mos e merr personale.

Mos u friko të qeshësh me veten, sepse vetëbesimi yt tregon se ti ndjehesh komfort në lëkurën tënde.

• Menaxhoje kohën tënde.

Situata dhe rrethi është shumë i ndryshueshëm, prandaj qëndro i kujdesshëm për të mos i përzier gjërat, që janë urgjente me ata që janë të rëndësishme. Gjeji gjërat, që ta humbin kohën kot dhe eliminoji ata.

• Kërko ndihmë.

Mbaje mend se jeta mund të jetë shumë e vështirë dhe mbaje mend se asnjëherë nuk është patjetër ta bësh çdo gjë vetë.

• Bëhu hero.

Kultivo dozë të shëndosh të faljes dhe çliroje ndonjë. Mësohu tua falish të tjerëve dhe mjaft më i mbajte ata çanta me urrejtje, faj dhe pendim.

• Dashuria ndaj vetvetes. Bëhu prioritet i vetvetes. Gjithmonë syno të jesh vetvetja, që dëshiron të jesh.


 
Veröffentlicht : 05/02/2011 9:29 p.m.
Teilen: