Benachrichtigungen
Alles löschen

Jeta e kësaj bote mos të ju mashtroj

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
247 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#4661]

Një natë u zgjova nga gjumi e pash një dritë të çuditshme, poçi ishte fikur, shikova orën ishte 03:30 e mëngjesit, por ç'ishte kjo dritë?!
Përnjëherë u habita dora ime hyri në mur, shpejtë e nxora nga muri e i frikësuar e shikoja dorën time, zgjata dorën kah muri dhe prapë dora hynte në mur!!!!!
Dëgjova një buzëqeshje, shiqova vëllaun dhe i frikësuar u zgjova nga shtrati e shkova t'a zgjoi vëllaun, por ai nuk më dëgjoi.
Shkova në dhomën e prindërve e u mundova t'a zgjoja babin, kërkoja t'më përgjigjeshin, por askush nuk përgjigjej!
Sa u afrova tek nëna, ajo veq u zgjua nga gjumi por s'fliste me mua!
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIR-RRAHIM thoshte dhe e përsëriste, e zgjoi dhe babin "zgjohu ti shikojmë fëmijët" i tha ajo.
Babi pritonte të zgjohej "Lëre nesër" tha. Por me këmbënguljen e nënës bashkë u nisën në dhomën tonë, nisa të bërtas, por s'përgjigjeshin!!!!!!
E tërhiqja nënën nga fustani, por ajo s'më hetonte!!!!!
Ajo hyri në dhomën tonë dhe hapi dritën, por për mua s'kishte dallim sepse shkëlqente dhoma. Dhe në atë çast pash një gjë të çuditshme, ishte trupi im!!!!!
Po po, trupi im! U ula dhe shikoja veten time, pysja veten i habitur "Kush është që më ngjan mua?!" Fillova t'a zgjoja veten nga kjo ëndërr e keqe, por nuk u zgjova!

Babi tha "Ja po flejnë, eja shkojmë", por nëna ishte e shqetësuar dhe erdhi te shtrati im ku unë flija "Qohu Muhammed, përgjigjmu", por unë nuk iu përgjigjesha!!!

U mundua shumë dhe befas pash babin që filloi të qante, që kurrë s'e kam parë ashtu duke qarë.
Filluan piskamat, rënkimet. Vëllau u zgjua e i habitur pyeste se ç'ndodhi.
Nëna duke qarë me dënesë tha
"Muhammedi ka vdekur"!!! U shtuan piskamat, kurse unë i shkoja pas duke i thënë "Mos qaj nënë, ja ku jam!!"
Por, askush s'përgjigjej! PËRSE??!!! U ula nisa të bërtas "Ja ku jam, shikoniiii", por s'përgjigjej askush. Nisa të bërtas "Ja Rabbi, ja Rabbi të lutem më zgjo nga ky gjum e më shpëto nga kjo gjendje" Nga larg vinte një zë, ishte një ajet i Allahut xh.sh. "Hamd qoftë, ti ishe në humbje nga kjo. Ne menjëherë
t'a larguam perden tënde, sot më e ke syrin e mprehtë"
Menjëherë më kapën në krahë dy vetë, nuk ishin njerëz. U frikësova shumë!!! Fillova të bërtas "Lëshomëni, kush jeni ju? Çfarë doni?" Thanë "Deri tek varri ytë jemi rojet e tua" Thashë "Unë s'kam vdekur, ende jam i gjallë. Pse më qoni në varr? Lëshomëni, unë po ndjej, po shoh e po flas"
Ata duke më qeshur thanë "O ju njerëz, jeni shumë krijesa të çuditshme, mendoni që me vdekje mbaron çdo gjë, por s'e dini që jeta e juaj është një ëndërr
dhe zgjoheni kur vdisni"

Mua më tërhiqnin ende kah varri... rrugës shihja plotë njerëz me nga dy këso krijesash në krahët e tyre, dikujt i qeshte fytyra e dikujt i qante, e dikush bërtiste. I pyeta pse bënin ashtu.Thanë "Këta njerëz janë të habitur, e dinë se ku shkojnë, dikush nga ata është në përmbysje..."

I friguar ia ndërprita fjalën "Në zjarrë po shkojnë a?" Duke vazhduar fjalimin thanë "Ata që po qeshin po shkojnë në Xhennet" Menjëherë i pyeta "E unë, ku do të shkojë???" Thanë "Ti nganjëherë shkoje mirë, e nganjëherë keq. Dikur bëje tevbe e të nesërmen bëjshe mëkate dhe rruga që shkoje ti s'ishte e qartë, e gjithmonë ke me mbetë ashtu"

Ia ndala fjalën me frikë: "Pra, unë po shkojë në zjarrë a po?" Ata thanë "ALLAH-u ka mëshirë të madhe dhe rruga është e gjatë" Ktheva kokën e pashë familja ime, babi im, agjallarët, vëllezërit
e mi dhe të afërmit. Më bartnin mua në një sandëk, iu afru atyre e i thashë "Bëni dua për mua ju lutem"

Por, askush nuk m'u përgjigjej, dikush qante e dikush ishte i mërzitur. Iu afrova vëllaut "Kujdes nga fitnet e kësaj bote mos të të mashtrojnë" Dëshiroja shumë të më dëgjonte,,, Ato dy melaqe më lidhën mbi varrin tim, pash që babi im gjuante dhe mbi mua, vëllezërit e të gjithë që ishin aty. Thashë "Aaahh po të isha në vendin e tyre, të bëja Tevbe Istikfar, namazin e Sabahut t'a kisha falë, çdo ditë t'i kisha bërë dua ALLAH-ut, çdo t'a kisha përtrirë Tevben, të isha larguar nga të këqijat harramet.
Fillova të bërtas "O njerëz, jeta e kësaj bote mos t'ju mashtron juve" Së paku njëri t'më dëgjonte... Po ti, a më dëgjon mua??? Të lutem dërgoja çdokujt.


 
Veröffentlicht : 11/05/2010 4:27 p.m.
Teilen: