Benachrichtigungen
Alles löschen

Vjehërr e nuse të devotshme

3 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
315 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#512]

Pa vjehërr të vetëdijshme e të devotshme, e pa nuse të vetëdijshme e të devotshme nuk mund të ketë konak, shtëpi e familje të shëndoshë.

Për hirë të nuseve të devotshme

Vjehrrat kundër nuseve, një luftë c'njerëzishme

Nusja bëhet vjehërr kur e marton djalin e saj.Kur është nuse, ankohet e kur bëhet vjeherr hakmerret. Kujt i hakmerret veq se nje nuseje që dje vetë ajo ishte nuse. Gjithnjë me tendencen se vjehrrat janë mendje-ndritura, ndersa nuset mendje-errëta. Po, sepse djalin ia mori nga dora.
Jo, po nusja është në shtëpi të huaj, ndësra vjehrra në shtëpi të vet! Qudi sa shpejt harroi se ajo që sot është vjehërr, dje ishte nuse e nuk donte më shumë se të jetonte e qetë me burrin e saj.Edhe ajo dje ndihej e huaj, por ja që sot kaluan vite E Zoti e furnizoi, por jo, nuk është mirënjohëse.

Jo, po ndoshta ne mendime i sillen idetë se si ajo dje, kur ishte nuse tentonte të bëhej "zot shtëpie" druhet se edhe nusja qe sapo mori djalin e saj, e synon atë! C'gjykim i përgjithësuar. Jo, njerëzit ndryshojnë: ka të mirë dhe të këqinjë, ka të ndershëm dhe të pandershëm, prandaj dhe ka një ditë e cila quhet: Dita e Gjykimit.

Vallë! a vetëm ajo vjeherr ka djalë, ndërsa nusja nuk ka prindër e as familje?. Ashtu siq dje, nuse, e sot që është vjehërr, la familjen edhe kjo që sot ende është nuse e re, la familjen per te jetuar me një familje të huaj. PO! Sakrifikon që të ambientohet me atë familje, pë hir të ligjit dhe traditës. Ato vjehrra ndonëse kërkojnë që nusja e djalit të tyre të bëhet rob i shtëpisë: shërbëtore e pagabueshme, Po, edhe në traditën shqipëtare ku merret një nuse thonë: e morëm robin. Si mund t'i thuhet rob nje nuseje që Zot ka Allahun, qe edhe familje që perkujdeset për të? Jo, ajo është robëreshë e devotshme në adhurim vetëm ndaj Allahut xh.sh. dhe nuk është i zënë rob lufte.

C'kontradiktë, Vetë vajza e asaj vjehrre që luftë të c'njerëzishme i shpallë nusës së djalit të saj, e përgaditë vajzën e vet të bërë nuse për vjehërr tjeter, që të tregohet e padëgjueshme dhe të mos respektojë vjehrren e saj, nese ajo sillet keq. Po madje edhe ben qmos që vajza e saj e bërë nuse te ndahet nga prinderit e burrit. Deri ku mund të shkojë c'njerëzia e një njeriu.

Jo, po këtu pjesë faji ka edhe djali i kësaj nëne e bërë vjehërr. E mbron të ëmën e vet, sepse sipas bindjeve të tij : nëna është nënë, ndërsa nusja është nuse, duhet të rrijë kokulur, sikur të ishte i blerë në pazar. Jo, ajo nuk është rob i askujt, madje as i prindërve të saj. Lind i lirë dhe i pavarur, sepse edhe nënat kanë lindur prej nënave të tyre. Njeriu i parë nuk lindi por u krijua E Krijues është vetë Allahu xh.sh.

Për habi, se , ka aso nusesh megjithëse i rrinë kokëlartë dhe trime vjehrrave të tyre në mbrojtje të dinjitetit dhe personalitetit të tyre, quditërisht ato vjehrra - vjehrrat e këtilla bëhen të njerëzishme edhe të respektueshme.

Ku është drejtësia në këtë mes: ke marr nuse për të jetuar me të apo ke marr nuse që t'ia mbushësh egon të ëmës.?

Kështu nuk shkruan askund, veqse në librat e njerëzve që dikur gruan e konsideronin më të ligë se vet djalli. Kjo nuk është larg mendjes për "për mendjen shqiptare" sepse dëgjohet shpesh fjala: gruaja e ka shti djallin ne shishe. Kjo do të thoshte, sipas asaj që thonë se gruaja është më e djallëzuar se vet djalli.
*************************************************************
vazhdon pjesa e dytë


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 22/08/2008 12:36 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Fjala e devotshme ka shum kuptime p.sh

e moralshme, e mire, e ndershme , e zoja ,fetare etj.......


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 23/08/2008 12:48 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

E gjeta fjalen devotshmeri

Devotshmeri është kur gjendesh aty ku te ka urdheruar Zoti dhe mungon ne ato vende ku t'i ka ndaluar Zoti t'i shkelesh. Ajo shtohet me dashurinë për Zotin. Sa më shumë t'a duash Zotin aq me shumë të don Ai ty.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 29/08/2008 3:03 p.m.
Teilen: