Benachrichtigungen
Alles löschen

Nuset kunder vjehrrave, një luftë e pamoralshme II

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
172 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#513]

Për hirë të vjehrrave të devotshme,

Nuset kunder vjehrrave luftë e pamoralshme

T'i kishe nënë që të lindi, të ushqeu e u përkujdes për ty e ti u rrite. E sot more një djalë që një nënë si ty, e lindi e ushqeu u perkujdes për të e e rriti. po edhe ti nënë neser do të bëhësh ! edhe vjeherr. Nuk ke fare mëshirë për ato nëna qe me mund dhe pagjum rritën foshnjet e tyre. ? Po ti nuk u linde ashtu siq je sot e rritur e zgjuar dhe e zhvilluar. Jo, ishe foshnje. Sikur vetëm pak të sillje në kujtesë kohën kur ti nuk dije të ecje ndërsa nëna të rrinte pranë: e sikur të dëgjoje rrëfimet se si nëna nuk bënte gjumë të rehatshëm sa herë që ti lëvizje në gjumë, apo kur trishtoheshe...Sa të mëshirshme janë nënat, të bëra sot vjehrra per nuset e tyre.

A vetëm ti nënë ke që e do dhe të do ? sigurisht që nëna të doka më shumë se sa e dashke ti. Po ta doje si duhet një nënë do të ishe e mëshirshme edhe ndaj nenave tjera. Apo pse nenat e te tjerve janë njrez të huaj.
Jo nuk është e huaj, ti u bashkove me lulen e zemrës së saj, djalin e saj. Ti po jeton në kopshtin e asaj nene, Po edhe ato janë nëna qe ti e quan vjeherr, e sak nene qe me mund nuk i rriti femijet e saj, edhe burrin tëndë.

Ti dole prej shtëpis tënde, mos paq vëlla do të kesh djalë, e ai djalë një ditë do të martohet. Edhe ai djalë do të jetë lule e zemrës sate. Je e mëshirshme sot me vjehrren që neser nusja e djalit tëndë të jetë e mëshirshme ndaj teje. E nëse ke vëlla, nuk do të ndiheshe rënd, sikur reja nusja e vëllaut tëndë, ta luftonte edhe ta mundonte nënën tënde? Si do të kërkoje drejtësinë dhe mëshirën prej kësaj nuseje kur vetë ti nuk je e drejtë dhe e mëshirshme ndaj nënës së burrit tëndë.

Pse moj vajzë mos e bërë nuse, e hap deren e dënimit, të vuajtjes e të dhembjes? Pse ia vështirëson jeten djalit të kësaj vjehrre,burrit tënd? E dewtyron të bëjë zgjidhjen mes teje dhe nënës, ti sot erdhe por ai me nënën e vet u gjet, lindi e u rrit, dhe sot u bë burrë, e vazhdon ta ketë nënë, e të jetojë me të. Mos ia ngushto krahërorin, e ka nënë, në Ditën e Gjykimit, prej tij llogari do të kërkohet mos ia këput kesaj nëne lulen e zemrës, të paktën mos ia dëmto, duaje sot si nënë, nënën e burrit tëndë që neser te ndjehesh si gruaja me e lumtur në botë.

Ajo nënë qe ti u bëre nuse e djalit të saj, po të të mos donte djalin e saj do ta ndëshkonte. Jo, por ajo është e devotshme ajo është e vetëdijshme se edhe vet nuse ishte. Kur të këshillon a të sygjeron diqka ajo e bënë sepse të konsideron si bija e saj. Ti u zgjodhe që të jeshë reja e asaj shtëpie, konsideroje veten si pjesë të saj, mos u ndje sikur të kanë rrëmbyer. Edhe e ëma jote, që të lindi, po të mos ndjehej pjesë e shtëpisë ku ti u rrite, vallë! ku do të ishe, e ku do të përfundoje.

Edhe vjehrra e kupton vetminë tënde, dhembjen e largesisë prej familjes tënde, vështirësitë për tu ambientuar me rrethin e ri, e këtë dhimbje mos ia interpreto me dhunë. Shprehu e mos lufto, jo luftë perderisa ke gjuhë leviz e flet: ndryshe per qfar do të vlente gjuha.

Thirri ndergjegjës mos lufto kunder saj, që të mos luftohet neser kunder teje. Njerëzit shkruajn, por edhe mbajnë n'mend. Ashtu siq je sot, mendon, ndjen e vepron per dikë, neser te tjeret do te mendojnë, ndjejnë e veprojn ndaj teje, dije se secili njeri korr atë që mbjell.

Pastroje zemrën, që gjuha të flet pastert, e do të të kuptojë vjehrra e devotshme.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 22/08/2008 1:12 p.m.
Teilen: