Benachrichtigungen
Alles löschen

Udhëzime për rritjen e fëmijëve

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
155 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#814]

Udhëzime për rritjen e fëmijëve
Imam Ashraf Ali Tahanevi

Duhet të dimë se rritja e fëmijëve në mënyrën e duhur ka rëndësi primare, sepse çdo zakon të mirë ose të keq që ata e marrin gjatë fëmijërisë, e ruajnë gjatë gjithë jetës së tyre. Që nga koha e foshnjërisë deri kur arrijnë pjekurinë, për edukimin e tyre duhet të ndjekim këto udhëzime:

1. Sigurohu që fëmija të pijë qumësht nga një grua besimtare e devotshme. Qumështi ka një ndikim të madh në jetën e një njeriu.

2. Gratë e kanë zakon t"i frikësojnë fëmijët duke përmendur policinë ose gjëra të tjera të frikshme, sende apo objekte. Ky është një zakon i keq. Kjo i frikëson fëmijët dhe i bën të dobët.

3. Vendos orë të caktuara për pirjen e qumështit apo ngrënien e ushqimit të tij, që ai të bëhet i shëndetshëm.

4. Mbaje të pastër dhe të rregullt, sepse në këtë mënyrë e mban të shëndetshëm.

5. Mos e rregullo dhe mos e zbukuro së tepërmi.

6. Nëse fëmija është djalë, mos ia zgjat flokët.

7. Nëse është vajzë, mos e lejo të vërë bizhuter deri në moshën që duhet të, sepse është e rrezikshme për jetën e saj. Arsyeja tjetër është se nuk është zakon i mirë që t"i krijosh asaj dashuri për bizhuteritë në një moshë kaq të vogël.

8. Bëjeni zakon që t"ua lini atyre përgjegjësinë e shpërndarjes së ushqimit, rrobave, parave etj. që i keni caktuar t"ua jepni të varfërve. Gjithashtu caktojuani si detyrë, t"u japin ushqim, ëmbëlsira etj., vëllezërve, motrave të tyre dhe fëmijëve të tjerë. Kjo do të nguliste tek ata praktikën e bujarisë. Megjithatë, duhet të mbani mend se duhet t"u kërkoni të shpërndajnë ato gjëra që ju përkasin.

9. Duhet t"u përmendni dëmet që u shkakton ngrënia e tepërt. Megjithatë mos përmendni emrin e ndonjë njeriu që është mbi peshë, por krahasojeni me diçka tjetër.

10. Nëse është djalë, drejtojeni drejt veshjes së rrobave të bardha dhe që të mos pëlqejë rrobat me ngjyra dhe shkëlqim.

11. Nëse është vajzë, ndihmojeni të mos i bëhet zakon shqetësimi i tepërt për rregullimin e tepërt të flokëve apo veshjen e rrobave shumë elegante.

12. Kur fëmija këmbëngul të ketë diçka, mos ia plotësoni gjithmonë dëshirat, sepse bëhet i llastuar.

13. Mos e lini fëmijën të flasë me zë të lartë apo të bërtasë. Veçanërisht nëse është vajzë dhe flet me zë të lartë, duhet ta qortoni dhe t"i tërhiqni vëmendjen. Nëse nuk e bëni këtë, ky ves do t"i mbetet dhe kur të rritet.

14. Ruajeni fëmijën që të mos flasë dhe të mos bashkohet më fëmijë që kanë vese të këqija, të cilët nuk janë të interesuar për të mësuar, të cilët veshin rroba shumë elegante ose hanë ushqime të tepruara.

15. Mësojeni të urrejë veprimet e mëposhtme:

(a) zemërimin,

(b) thënien e gënjeshtrave,

(c) pasjen e zilisë,

(d) vjedhjen,

(e) të merret me thashetheme,

(f) të mbrojë gjithçka që ai thotë ose bën,

(g) “të krijojëâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 15/10/2008 1:50 p.m.
Teilen: