Në emër të Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Falënderimet i takojnë Zotit të botëve. Paqja, mëshira dhe begatitë qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhammedin alejhi selam.
I nderuari vëlla musliman,
Duke u nisur nga fakti se sistemi islam lejoi poligaminë (martesën me më shumë se një grua), dhe atë duke e kufizuar numrin e tyre deri në katër gra në një kurore, sepse është sistem universal në kohë dhe vend.
Të përmendim edhe atë se poligamia njihej edhe tek shoqëritë e tjera jo islame, por e pa rregulluar me rregulla precize, ngase krahas këtyre gjendej edhe poliandria, (martesa me më shumë se një burrë). Islami lejon poligaminë dhe ndalon rreptësishtë poliandrinë, dhe atë për shkaqe që mendja e shëndoshë do ta kuptonte pa e shpjeguar fare. Islami rregulloi poligaminë me rregulla të precizuara, dhe mashkullit të dhënë pas femrave, ia lejoi të martohet me më shumë se një grua vetëm e vetëm ta mbyllë rrugën e kurvërisë, amoralitetit.
Islami poligaminë e lejon me kushte paraprake e që janë:
1.Mashkulli duhet të jetë i drejtë mes grave të tij gjatë poligamisë. Një person që do të dëshironte te martohej me më shumë se një grua do të jetë i obliguar të jetë i drejtë ndaj tyre deri ne maksimum. Kur'ani-kerimi, edhe sunneti i pejgamberit salallahu alejhi ue selem, kërkojnë që drejtësia ndaj tyre të jetë kulmore. Ja se ç'thotë Allahu xhele ue ala: “...martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një...''v(En Nisa:3). Drejtësia e kërkuar në këtë ajet, është për qëllim mundësia e veprimit të drejtë të mashkullit në barazi ndaj femrës dhe atë në shpenzime, veshmbathje, ushqim, kujdes, mirësjellje dhe fjetje. Këto të drejta të kërkuara janë ato që ekzistojnë në mundësinë e burrit, ndërsa sa i përket dashurisë, ajo nuk është për qellim, ngase ajo nuk është tërësisht në kompetencat e tij. Pa dyshim se nga vetë instikti i tij, mund ta dashurojë ndonjërën prej tyre më shumë se tjetrën. Megjithëkëtë, burri nuk guxon që të mos jetë i drejtë në gjërat tjera materiale. Ja se ç"thotë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s.: Transmeton nëna jonë Aishja,(Allahu qoftë i kënaqur me të), se Resulullahi alejhi selam thoshte: ''O Allah, kjo është mundësia ime, O Allah kjo është ndjenja ime në atë që posedoj, andaj, mos më qorto në atë që e posedon Ti e unë nuk e posedoj''. (Tran. Imam Tirmidhiu) Allahu, xhele sh'anuhu, thotë: ''Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur.â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Wowww ![]()