Thoni se frikësoheni nga zjarri i xhehenemit, por bëni vepra që të çojnë aty!
Oj motër muslimane!Sillu mirë me njerëzit sepse qëndrimi me ta është shumë i shkurtër.
Mos e paso shejtanin, sepse ai është armik i Allahut dhe i të gjithë muslimanëve.
Adhuroje vetëm Allahun dhe mos i bëj Atij shok në adhurim dhe pasoje Pejgamberin alejhi selam që të mund të çelen dyert e xhenetit për ty.
Motër muslimane!Allahu xh.sh. nuk të krijoi kot dhe nuk të solli në këtë botë që të jetosh pa arsye dhe pa qëllime të ndershme e të njerëzishme. Allahu e përcaktoi rrugën dhe qëllimin. E bëri të qartë shpërblimin e vajzave të Havës, të cilat ecin në këtë rrugë për arritjen e qëllimit dhe gjithashtu e bëri të qartë edhe ndëshkimin e atyre të cilat i shmangen kësaj rruge, këtij qëllimi. Allahu xh.sh. thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t"i ofruam, ashtu je i harruar sot.â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€