Allahu e obligoi për adhurim njeriun dhe ia plotësoi të gjitha kriteret e mundshme që mundësojnë realizimin e adhurimit ndaj Krijuesit të tokës dhe të qiellit.
Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e tij qoftë mbi Muhammedin [alejhis-selam], mbi familjen e tij të dashur, shokët e tij të sinqertë dhe mbi çdo njërin i cili e pason traditën e tij deri në Ditën e Kiametit. Dëshmojmë se i Vetmi i cili meriton adhurim është Allahu Një dhe i pa shok, gjithashtu dëshmojmë se Muhammedi [alejhis-selam] është robi dhe i dërguari i tij i fundit. Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Ju përshëndesim me përshëndetjen e ngrohtë islame: "Esselamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu".
Të nderuar vëllezër dhe motra mysliman/e, dijeni se obligim i robërve të Allahut është që të adhurojnë Krijuesin e kësaj Gjithësie dhe të mos i shoqërojnë rivalitet në adhurim, kurse Allahu është Ai që me mëshirën e tij i fut në Xhennet adhuruesit e tij të cilët nuk i shoqërojnë rivalitet në adhurim dhe dijeni se Allahu nuk i bën askujt padrejtësi dhe robin e tij të devotshëm e shpërblen për vepër të mirë nga 10 deri në 700 fish sevape, kurse mëkatarin për mëkat e ndëshkon vetëm sa peshon ajo vepër dhe asgjë më shumë. Ai është i mëshirshëm dhe falës pa dyshim. Ne jemi të obliguar të realizojmë amanetin [misionin] për të cilin jemi krijuar. Që jetën dhe vdekjen të ia kushtojmë Allahut të lartësuar me plotë përkushtim të përkryer në besimin e sinqertë ndaj fejës së lartmadhërisë së tij.
Allahu e obligoi për adhurim njeriun dhe ia plotësoi të gjitha kriteret e mundshme që mundësojnë realizimin e adhurimit ndaj Krijuesit të tokës dhe të qiellit. Ne nuk duhet të jemi të luhatshëm në besim dhe të dyshojmë në ligjet e Zotit fuqiplotë. Allahu është me ata që mbajnë drejtësi dhe që janë durimtarë.
Mbulohu oj motër ngase mbulesa është krenari dhe privilegj për ty!
Allahu e krijoi me mjeshtërinë e tij këtë Dynja me të gjitha të mirat për hir të njerëzimit që ata përmes kësaj Dynjaje ta përfitojnë begatinë dhe mëshirën e përhershme në Ahiret. Allahu e krijoi njeriun si krijesën më të përsosur dhe nuk e la të humbur ngase Allahu nuk është i padrejtë.
I dërgoi pejgamber të ndryshëm [paqja e Zotit qoftë mbi ta] dhe gjithashtu edhe libra ju shpalli nga mëshira e tij dhe me urtësi sot i ushqen krijesat e tij.
A nuk meriton falënderim ajo madhëri e plotë mëshirshme?
Dhe si bazë dhe sistem [kushtetutë] jetësore zbriti Kur'anin dhe caktoi të jetë libri i tij famëmadh që përmban ajete të bekuara në 124 suret e tij të ndritshme dhe me anë të fjalëve të tij të përsosura dhe të dobishme i udhëzoi dhe urdhëroi njerëzimin në atë që është më e dobishme ngase Allahu e di atë që ju nuk e dini.
Dhe e vetmja fe e pranuar tek madhëria e Allahut është Islami. Një religjion parësor dhe pa dyshim tejet i nevojshëm për një njeri që posedon logjikë të shëndosh.
Islami posedon parimet [normat] e tij të përpikta dhe të patjetërsueshme dhe përmes ligjit të tij Kur'anit po i thërret njerëzit në një religjion të pastër që të dërgon në Xhennetet e larta.
Allahu nuk e obligoi njeriun që të ju përmbahet parimeve të Kur'anit për shkak se ka nevojë për të, por Allahu e obligoi njeriun që të ju nënshtrohet dispozitave fetare për shkak se njeriu ka nevojë tejet të madhe që të ju përmbahet librit të tij fisnik me qëllim që ato vepra të përputhen me fjalën e Zotit dhe të jenë shkak që të shpëtoj.
Por këto parime fetare kush nga ne sot i respekton dhe kush nga ne sot distancohet nga haramet, e ndër to që sot shoqërinë tonë për fat të keq e ka kapluar një mëkat i madh i cili është zbulimi i auretit [trupit që duhet mbuluar], ose të themi ndryshe për motrat tona të mjera që një pjesë e tyre nuk posedojnë Hixhab [mbulesë].
Ndoshta dikush thotë se mbulesa është ekstremitet apo e kotë duke menduar se me amoralitet realizohet një ardhmëri e hairit. Por realisht është e kundërta ngase nëse ju përmbahen ligjit të Zotit fuqiplotë dhe ju distancohen mëkateve e më konkretisht amoralitetit [zbulimit të trupit para të huajve] pa dyshim se ardhmëria e tyre do të jetë e dobishme.
Ata që mendojnë se femra nuk e meriton ta mbajë mbulesën kudo qoftë dhe më konkretisht në institucionet politike dhe mediale, atëherë le ta dinë se e kanë gabim, ngase nëse dëshirojnë shoqëri të shëndosh atëherë morali duhet të prijë dhe dominojë në atë strukturë shoqërore dhe njëkohësisht dihet se një shoqëri e shëndosh nuk mund të krijohet pa moral, kurse morali tek femrat gjendet në Hixhab [mbulesë] dhe njëkohësisht dihet se femra është bërthama e shoqërisë.
Realisht mbulesa është nder, moral dhe privilegj ngase Allahu e përsosi trupin e femrës dhe i dhuroi vlerë të madhe dhe e obligoi që atë pasuri të shtrenjtë ta ruaj vetëm për burrin e saj. Ky është Islami që e nderoi femrën me hixhab, ndërsa ti oj motër që ende nuk posedon mbulesë, nxito ta vendosësh për hir të Zotit para se ta trokitsh derën e varrit dhe para se të ringjallesh.
Ashtu si mbulesa dhe obligimet tjera pa dyshim se ato duhet të dominojnë në veprimtarinë tonë dhe për më konkretisht ne e kemi fjalën e Krijuesit të tokës dhe të qiellit ku na e sqaron obligimin e mbulesës për femrat myslimane.
Krijuesi i universit në librin e tij plotë fakte thotë: "Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet [prej haramit], të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre ngase kjo është më pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vendosin shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre ose baballarëve të burrave të tyre djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve të tyre, apo djemve të motrave të tyre, ose grave të tyre [që u përmendën] dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndjejnë nevojë për femra ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." [Kaptina En-Nurë/30-31]
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
Bruna ty pa ta thy njanen kam se la aa
Bruna ty pa ta thy njanen kam se la aa
![]()
e kam dit se ke me shkru hahahhahahahhahhhaa veq per ty ekam postu ket temë hahahahahah
qyqy pse moj veq mue ?
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
A e ki dit qe kam me shkrujt aa? hahahha ncncnc
A e ki dit qe kam me shkrujt aa? hahahha ncncnc
![]()
![]()
me ja nis me naj thy ti kamt mue nashta po veq une s'po shkruj per fe kshyr theja kamt edhe tjeter kujna ![]()
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
http://www.youtube.com/watch?v=Yt249z23xrg
http://www.youtube.com/watch?v=vH1vWhf2 ... re=related
http://www.youtube.com/watch?v=3rYkdDQLP2I&NR=1
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Enes po dojnë me naj thy këmbët
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
![]()
Pamja e jashtme e trupit është pasqyra e shpirtit"na bënë të mendojmë se c'fare pasqyrojmë ne para dikujt përball nesh me veshjen tonë dhe në cfarë gjendje të kënaqësis është shpirti ynë me pamjen e jashtme.
"O bijtëe Ademit!Ju kemi dhene rroba qe t'i mbuloni vendet e tuaja te turpshme dhe veshje per zbukurim"(el-Araf:26).
Eshtë ky ajeti nga Kur'ani Famëlarte i cili mjaftë qartë na sqaron se pse duhet te veshemi me rroba dhe bukur.Sa është e logjikshme mbulimi i vendeve të turpshme,po aq është e logjikshme edhe veshmbathja për zbukurimin e trupit të njeriut,krijeses më të bukur të Zotit te Lartmadhërishem.Nga ajeti lartepërmendur ne e kemi dhe përgjegjsi që të vishemi bukur.Une mendoj që i Lartemadhërishmi dëshiron që krijesat e Tij ti shoh në një shkallë të lartë te qytetrimit."Islami e urdhëron muslimanin që të ketë pamje të bukur,veshje të bukur,të jetë dinjitoz,si dhe t'i shijoj zbukurimet,veshjen dhe mbathjen që e ka krijuar Zoti për të.Nga të gjitha këto thënije ne duhet të na vret ndërgjegja për pamjen e jashtme të trupit si krijesë e Zotit,si njeri dhe si musliman.
Derisa në botën jo muslimane kratorët e modes janë ndër më të priviligjetuarit e shoqeris,në botën islame s"di se ka ndonjë te tillë,apo është degjuar ndonjeher cka do e thotë krator I modes,I kultures se veshmbathjes?E themë këte pak me ironi nga zhgenjimi me një realitet te hidhur me të cilin s"mund te pajtohemi kurrsesi.Po si vishen muslimanët?Te them të drejten shumica e tyre bejne njefare lloj imitimi te veshjes perndimore,por atë të dorës së dytë apo të tretë d.m.th.nga ajo qe e kane tejkaluar me pare.Nje pjese e grave muslimane me veshjen e tyre te“modësâ€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€