Benachrichtigungen
Alles löschen

Se a lejohen gënjeshtrat a jo?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
145 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#950]

Cila është gënjeshtra e lejuar ndërmjet bashkëshortëve

Gënjeshtra e lejuar nuk është ajo që nënkupton mundësimin e kryerjes së ndonjë ndalese apo tejkalimin kufijve të përcaktuar, por është ajo gënjeshtër të cilën do ta thoshte burri, respektivisht gruaja, me qëllim që të ndërpriste ndonjë mospajtim të panevojshëm, ose do të shuante urrejtjen dhe shtonte dashurinë e ndërsjellë ose do të largonte hidhërimin dhe do të sillte gëzimin, pastaj ajo gënjeshtër me të cilën burri nuk do ta informonte gruan apo anasjelltas për të gjitha sekretet personale ose edhe kryerja e ndonjë vepre e cila nuk është e ndaluar, por nuk e pëlqen burri, respektivisht gruaja, etj.. Po përmendim edhe disa shembuj që të kuptohet më qartë kjo:

1. Nëse burri nuk është i kënaqur në martesë ose në një periudhë nuk ndien dashuri ndaj gruas dhe anasjelltas. Kur pyetet ai ose ajo për këtë, ai ose ajo përgjigjet në kundërshtim me realitetin.

2. Bashkëshortit i ka pëlqyer ndonjë femër para martesës dhe ka qenë i interesuar të martohej me të para gruas që ka tani. Nëse ai pyetet për një gjë të tillë nga ana e gruas dhe ai e di se pohimi i një gjëje të tillë do ta mërziste gruan dhe do të nxiste xhelozi, atëherë lejohet të heshtë për këtë realitet. E njëjta gjë vlen edhe për gruan.

3. Nëse burri blen një dhuratë që ta gëzojë gruan, por kjo, edhe pse do t`i pëlqente gruas, ka çmim të ulët, atij i lejohet ta shtojë vlerën e çmimit që tek ajo të shtohet dashuria dhe respekti.

4. Nëse familja e gruas flet keq për burrin dhe gruaja thotë të kundërtën me qëllim të afrimit ndërmjet tyre.

5. Është e mundur që gruas mos t`i pëlqejë familja e burrit apo forma e shtëpisë, mobiliet, etj., por ajo deklaron të kundërtën.

Këta janë disa nga shembujt që tregojnë se cilat janë rastet kur i lejohet burrit ta gënjejë gruan dhe anasjelltas. Kjo formë e gënjeshtrës është ajo e lejuara në Islam dhe disa e quajnë këtë edhe “gënjeshtër e bardhëâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 06/11/2008 2:07 p.m.
Teilen: