Benachrichtigungen
Alles löschen

Mesuesja Merjeme na mëson durimin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
155 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1571]

Mesuesja Merjeme na mëson durimin‏
Unë u bëra rob e robërit kur bashkohen me lirinë, gëzohen e bëhen të lumtur, unë që nga jam bërë robi Yt dhe jam i gëzuar…

Një psikologe e diplomuar që punon si mësuese, tregon për shoqen e saj – Merjemen; e kuptuam se kanë bërë ndeshje me foshnjen vetëm 55 ditëshe. Bashkëshorti i saj kishte vdekur në momentin e ndeshjes, ndërsa foshnja dhe ajo ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët thonin se shpëtimi i tyre është vetëm një mrekulli. Unë dhe shoqet duke bërë një zinxhir lutjesh, u lutëm për Merjemen dhe për beben e saj. Kaluan 10 vite nga koha e ndeshjes. Mësuesja Merjem, nuk ishte më në të njejtën gjendje.
Ka pasur dëme te mëdha për shkak të ndeshjes, e, gjithashtu, edhe e kishte humbur edhe aftësinë e të folurit. Në të vërtetë, ajo mundohej të sqarojë diçka, por, përvec të afërmve, askush s'e kuptonte. Më hollësisht, edhe lëvizjet i ka pasur të mangëta.

Rrudhja në këmbët dhe duart e saj, e pengonin në ecje dhe në bërjen e punëve pa ndihmën e të tjerëve. Ishte një dhunti moskujtesa e burrit të saj, sepse, edhepse ka qenë një kohë të shkurtër, por e ka njohur, e ka kujttuar dhe e ka dashur, e, gjithashtu, e ka ndarë jetën me të, e mungesa e tij do t'i jepte më tepër dhimbje. Mirëpo, Merjemja kishte edhe një përkrahje nga vetëvullneti. Ajo nuk i jepte shumë rëndësi moskujtesës së burrit të saj dhe thoshte: "Le të jetë si është! Po sikur të kishe bërë, o Zot, që të Të harroj Ty, atëherë çka do të bëja unë?!... Pra, për shkak të kësaj dhuntie, e quante veten më të asgjësuar dhe mendonte se duhej më tepër që ta falënderojë Allahun e Lartësuar...

Shumë gjëra jetoi Merjemja gjatë 10 viteve, por kjo me siguri nuk do të thotë se rruga e filluar për hir të Zotit, ka ngelur në gjysmë… U mërzit shumë Merjemja se nuk i ndihmonin më asaj duart dhe këmbët. Ana që i dhimbsej më tepër, ishin nxënëset e saja, sepse s'mundej që t'u tregojë më atyre, çdo gjë që dinte.

Ajo nuk mërzitej vetëm se nuk funksiononin duart dhe këmbët, por për shkak se s'mundeshte të flijojë për hir të Zotit diçka me to dhe thoshte: "Doja që të bëj shumë gjëra për hir të Zotit, por ngeli në gjysmë cdo gjë. Eh, së paku të mundja të flas!", por ajo me durimin e saj në çdo moment tregonte për Allahun e Lartësuar! Në çdo moment tregonte se si duhej një musliman apo muslimane t'i përballojë sprovat e jetës. Edhepse deri sa të marrë abdest, të bëhej gati për namaz, zgjaste 30-45 minuta, si dhe s'ka mund të falet në këmbë, por, prapë, ajo luftonte që adhurimet t'i bëjë pa mangësi (Jo si disa të tjerë që e lënë namazin kur kanë ndonjë manifestim apo nuk mund ta lënë gjumin apo shëtitjen, e thonë: "Ahaaa, ne kemi qenë në ekskurzion, kaza do ta bëjmë namazin!" – Estagfirullah!). Ka një mësim të madh tek Merjemja për njerëzit që janë të shëndoshë, por vetëm pse mërziten, e duke thënë se "Ujrat janë të ftohtë", fshehen dhe largohen prej adhurimit ndaj Krijuesit të tyre.

Merjemja një kohë të gjatë mori abdest me ndihmën e nënës së saj dhe të të afërmve, e tash ajo duke u kapur në muret e dhomës, i kryen nevojat e veta dhe është e lumtur…!

Njerëzit që janë të shëndoshë e lënë namazin e natës, ndërsa ajo zgjohet vetë natën dhe pas lodhjes, pasi e kryen namazin farz, fal edhe namaz nate, e gjithashtu edhe të gjitha sunnetet që ka mundur, i ka praktikuar.
Nuk ishte përbuzëse, por e kënaqur me jetën e saj. Shpesh thoshte "Në vend se të kaloj një jetë me përbuzje ndaj Zotit, kështu më vjen më mirë!". Mirëpo, përsëri mendonte se s'janë të mjaftueshme ibadetet e saj, duke thënë: "S'mund ta falënderoj Zotin për të mirat që m'i ka dhënë!", pra, e shprehte mërzinë e saj. Ishte e kënaqur nga mysafirët që vinin, edhe pse ajo s'mundte t'i vizitonte… Falënderimet ndaj atyre që i donte, i shprehte në lutjet e saj.

Me siguri se është nga sprovat më të mëdha, kur dikush është përkushtuar që ta flijojë veten në idetë e tij, por kufizohet me sprova të ndryshme. Në ëndrrat e saj ishte gjallërimi i jetës së saj me sqarimet e llojllojshme që do t'ua bënte nxënësve të saj, e humbja e kësaj ëndrre me paaftësi të ndryshme, është e pamundshme të mendohet se sa rëndë i ka ardhur. Ka edhe një "të vërtetë", se jo çdo herë flijimi bëhet vetëm me dhunti të plota, por edhe me mangësi!

Merjemja ishte një shembulltyrë për njerëzit që përballë sfidave të vogla, bëjnë: "Uf!", "Of!", etj. Janë gati për përbuzje, janë të shëndoshë me trup, por me mangësi në mendim, sepse ajo përballë të gjitha sfidave të mëdha, as që i kaloi ndonjëherë në mendje përbuzja dhe kishte brengë se si mund të jetë një robëreshë më e mirë…?! Ajo me siguri vdiq duke e shqiptuar shehadetin e jo si të tjerët duke e kërkuar kuletën apo duke u ankuar nga jeta e jetuar…!

Përktheu nga turqishtja: Semra HALILI


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 22/01/2009 12:57 p.m.
Teilen: