Benachrichtigungen
Alles löschen

ME EMRIN E ALL-LLAHUT, MËSHIRUESIT, MËSHIRËBËRËSIT

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
186 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1508]

ME EMRIN E ALL-LLAHUT, MËSHIRUESIT, MËSHIRËBËRËSIT

-Nuk është rrefimi mbi Romeon dhe Zhulieten apo Kajsin dhe Lejlen, ajo çfarë sot dua të të tregoj... është rrefimi më i mrekullueshëm mbi dashurinë që ka ekzistuar prej krijimit të njeriut të parë deri në ditët e sotme.Ndoshta ti mendon se çka të bëjë ky rrëfim dashurie me Islamin...mos u mërzit, se ky rrëfim është plotësisht hallall dhe kur do ta tregoj insha`All-llah do të me japësh të drejtë. -Me këtë rrëfim përkufizohet koncepti i "dashurisë" e jo si duan të na tregojnë neve personalitetet e ndryshëm si Romeo dhe Zhulieta etj...dhe unë nuk dyshoj në besnikërinë e tyre... hahaha, por diçka mungon në këto ngjarje.Interpretuesit kryesorë të këtij rrëfimi janë Ademi dhe Hava, alejhimus-selam. .. për ta kuptuar këtë më mirë, të vështrojmë njëherë shumë e shumë (All-llahu `alem) vjet në të kaluarën kur All-llahu subhanehu ue te`ala, e krijoi njeriun e parë nga balta, ashtu siç na tregon Kur`ani i shenjtë: "Ai e krijoi njeriun nga balta e terur (si enë balte) e pjekur." (55:14) -Ai subhanehu ue te`ala e krijoi atë, e ngriti dhe ia dha formën më të mirë. E pajisi me arsye dhe e ngriti mbi të gjitha qeniet.Ademi, alejhis-selam, ka jetuar në Xhennet dhe kishte gjithçka në dispozicion. Ai alejhis-selam, ndjehej i vetmuar dhe i mërzitur... kjo duket si një përrallë për fëmijë, por kjo është në hadith "sahih" me transmetim autentik. Diçka i mungonte atij, nuk mund të jetonte i vetëm në Xhennet. Ai, alejhis-selam, ndjehej jo i plotë, atij i nevojitej shoqëri, qetësi, dashuri, mëshirë, zemërbutësi... etj. dhe e pyeti All-llahun subhanehu ue te`ala, se a mundte Ai, subhanehu ue te`ala, të krijonte dikend me këto cilësi, që ai, alejhis-selam, të ndjehej i plotë dhe të ishte vërtetë i qetësuar dhe i lumtur. All-llahu subhanehu ue te`ala, e krijoi Havën alejhas-selam, nga brinja e majtë e Ademit alejhis-selam. "Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t`u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy luten All-llahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep një (fëmijë) të mirë, ata (pa të meta), në do të jemi falënderues ndaj Teje". (7:189) -Këtu dua të bëj një pushim të shkurtër, para se të vazhdoj të tregoj më tej, pasiqë rrëfimet në Kur`an dhe Sunnetin e të Dërguarit Muhammed sal-lAll-llahu alejhi ues-sel-lem, nuk janë për t`u zbavitur, por për të menduar për to dhe për t`i zbatuar në jetën e përditshme... -Çfarë mendon, përse All-llahu subhanehu ue te`ala, e krijoi së pari Ademin e pastaj Havën ? -Përse All-llahu subhanehu ue te`ala nuk i krijoi që të dy përnjëherë gjë e cila për të Gjithëfuqishmin do të ishte diçka e lehtë. Ndoshta është (All-llahu `alem) Ademi alejhis-selam, të ndjente se çfarë është vetmia dhe me këtë ta dinte, se jeta pa të s`do të ishte e mundshme madje as në Xhennet. Ndoshta me këtë All-llahu subhanehu ue te`ala don të na thotë (All-llahu `alem) se burri s`mund të jetoj pa grua dhe as gruaja s`mund të jetojë pa burrë... asnjëri nga të dytë nuk është i plotë, por të dytë nga lloji dhe mënyra e tyre e krijojnë një plotësi, janë dy blloqe të së njëjtës ndërtesë. -Nga këtu e marrim konceptin e "burrit" dhe "gruas" në islam. Burri dhe gruaja janë dy njerëz me rrënjë të njëjta, të njëjtë në të drejta dhe detyra... me detyra dhe dallime plotësuese, që të dy i ngjajnë njeri-tjetrit dhe secili e sjell atë që i mungon tjetrit... gruaja është qelësi i lumturisë në dunja dhe qetësim për burrin... dhe anasjellas. -A e kupton tash hadithin: "Martesa është gjysma e dinit"? Islami mundohet ndërmjet dy njerëzve, ndërmjet bashkëshortit dhe bashkëshortës. .. ti mund të falesh, të japesh zekat, të agjerosh në ramazan të lexosh Kur`an... Kur të martohesh do ta gjesh pjesën tjetër të imanit. -A mendon se sikur çdokush të ishte i vetëdijshëm për këtë dhe tjetrin ta konsideronte si një pjesë fundamentale të vetës së tij, do të kishte kaq shumë bashkëshortësi të dështuara... si sot? Sikur çdokush të kuptonte këtë, se ai/ajo është "jo i/e plotë" a do të hiqte dorë nga pjesa tjetër e vetës së tij... unë nuk besoj! Kështu lidhja e tyre do të bazoheshte në këtë dashuri dhe mëshirë për të cilët, All-llahu subhanehu ue te`ala thotë në Kur`an: " Dhe nga faktet e madhërisë së Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji i jua palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit qv mendojnë." (30: 21) -All-llahu subhanehu ue te`ala e krijoi Ademin alejhis-selam nga argjili... Argjili është simbol i forcës, fuqisë..., apo jo? Dhe Havën alejhas-selam, e krijoi nga një brinjë, diçka e gjallë, jetë dhe ndjenja, e thyeshme dhe e butë... etj. A nuk e sheh se të dytë... nëse secili i kryen detyrat e veta, plotësohen dhe kurrë nuk shkëputen? Këto janë shenja të All-llahut subhanehu ue te`ala... është një ligj i përgjitshëm, përse mundohen disa t`i bëjnë të dytë të barabartë, sikur të ishin të njëjtë? Përse atëherë janë"burrë" dhe "grua"? Dhe kush e hjek çdo herë kartolinën më të keqe? Për fat të keq, si çdoherë gruaja!


 
Veröffentlicht : 19/01/2009 7:10 p.m.
Teilen: