Ajo është njëra, nga koha e hershme e Pejgamberit alejhi selam. Në Medine -Munevere ajo ka qenë grua për bukurin e së cilës janë thurur tregime. Erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tha: "Më mëso atë që më dërgon në Xhennet." Resulullahi alejhi selam i tha: "Së pari është e nevojshme të martohesh për dikën. Me këtë vepër sigurisht e fiton gjysmën e imanit."O i Dërguari i Allahut pyeti ajo,"kush të më bëhet shok, dhëndër? Më ka kërkuar dorën time udhëheqësi i Abisinisë, mbreti Negus, e unë e kam refuzuar. Ubejdullahi i ka dhënë 100 deve dhe disa gjëra tjera e unë e kam refuzuar. Ti thua që martesa do të më shpëtoj në botën tjetër. Ndërsa jam e kënaqur me atë që ma zgjedh ti o i Dërguari i Allahut. Dhe Pejgamberi alejhi selam e kuptoi se nëse preferon njërin nga sahabët tjetrit nuk do ti ofrohet rasti pastaj tha: "Ai që do të hyjë i pari në xhami, kjo grua do të jetë e tij.Me këtë zgjedhje të gjithë ishin të kënaqur. Por Allahu xheleshanuhu u dha asi gjumi sa që asnjë prej tyre nuk mundi të zgjohej në sabah. Pejgamberi alejhi selam priste se kush i pari do të hyjë në xhami dhe përnjëherë u paraqit Shuhejbi. Pa asgjë askund i varfër, ai ka qenë njeri i cili nuk kishte pamje të hijshme, i gjatë i dobët ndërsa Hifa ishte prapë grua e pasur e bukur pa masë. Resulullahi alejhi selam pas namazit e thirri Hifen dhe ia sqaroi situatën. Hifa ishte e kënaqur me atë që Allahu subhana ve teala i kishte caktuar. I Dërguari i Allahut alejhi selam filloi hutben dhe tha : "Shuhejb ngriu dhe jep diçka për këtë grua "Shuhejbi u përgjigj : "O i Dërguari i Allahut po ti e din se nga gjërat e dunjas nuk kam asnjë dërhem"Hifa i urdhëroi shërbëtorët ta sjellin qesen prej 1000 dërhem në argjend. Ia dha Shuhejbit pastaj ai i dha diçka nga ato. Pastaj i Dërguari alejhi selam tha:"Shuhejb merre gruan dhe dërgo në shtëpi ."Shuhejbe u përgjigj :"O i Dërguari i Allahut në cilën shtëpi ta dërgoj kur ti e din se shtëpia ime është xhamia?"Ndërsa u përgjigj Hifa dhe tha: Ta dhuroj një shtëpi të gatshme e cila gjendet në këtë vend, e tash ngrihu e më qo atje."Resulullahi alejhi selam ua tha një dua, ndërsa sahabët e lutnin Allahun dhe e falënderonin. U ngritën dhe shkuan në shtëpi. Kur përfunduan me bisedë pastaj erdhi koha e gjumit Hifa tha ; "Shuhajb dije se unë jam mirësia jote ndërsa ti je nevoja ime. Por që ti ta falënderosh Allahun subhana ve teala në këtë mirësi, e që unë në këtë nevojë të jem e durueshme, eja që këtë natë ta kalojmë në ibadet. Ti që ti bashkëngjitësh sevapeve që u jep Allahu atyre që e falënderojnë ndërsa unë të jem prej sabërlive. Sepse Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Në xhenet është një çardak e gjatë dhe në të do të hyn vetëm ata që e falënderojnë Allahun dhe janë prej durimtarëve."Atë natë të dytë qenë të zënë me ibadet dhe nënshtrueshmëri Allahut subhana ve teala. Shuhejbi shkoi në namaz të sabahit, ndërsa erdhi edhe xhebraili ta njoftoj pejgamberin alejhi selam se çka ka ndodhur natën e kaluar. U sjellke lajme të gëzuara për xhenet dhe bukurit e Allahut.Resulullahi alejhi selam iu drejtua Shuhejbit : "Shuhejbe ,desha të pyes se çka ka ndodhur natën e kaluar?"Pyet o i Dërguari i Allahut u përgjigj Shuhejbe. Resulullahu alejhi selam ua sqaroi situatën dhe atë se çka ka ndodhur, dhe ua dha lajmin e gëzueshëm." Ju jeni prej xhennetlive dhe do ta shihni Allahun e Lartësuar."Shuhejbe nga gëzimi që do të jetë prej atyre që do ta sheh Allahun e Lartësuar, e lëshoi kokën në sexhde dhe e luti Allahun subhana ve teala: "Allahu im, nëse më ke falë, ma merr shpirti tim që mos të gaboj më."Derisa ishte në sexhde, Allahu i Lartësuar ia pranoi duan dhe ia murr shpirtin. Për këtë të gjithë qanë. Pejgamberi alejhi selam tha: "diçka që edhe më shumë do të ju habis është se edhe Hifa ia dha shpirtin Hakkut."Të dyve ia falën xhenazen. Që të dytë i varrosën njërin afër tjetrit, dhe te kokat e tyre i vendosën dy gurë, në njërin shkruante :"Këtu është varri i atij i cili e falënderoi Allahun subhana ve teala në mirësitë të cilat ia kishte dhënë "ndërsa në tjetrin : "Këtu është varri i atij që ka qenë i durueshëm në nevojën të cilën Allahu ia kishte caktuar"Ashtu ka qenë imani i fortë i sahabëve të ndershëm të Pejgamberit alejhi selam.
.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous