Benachrichtigungen
Alles löschen

Dashuria për Burrin

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
514 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#5428]

Para se të bie terri, me karrocë bagëtish, e kthyen në shtëpi. Kishte të veshura rroba të ushtrisë të cilat ishin tmerrësisht të përgjakura. Në disa pjesë ishte përzier me baltë, e në disa tjera gjaku ishte ende i freskët…Nuk kishin kaluar as disa orë para se të ndodhte e gjithë kjo … Të gjithë qëndronin rreth trupit të vdekur të shehidit, rreth Ahmedit të tyre të dashur. Qëndronin dhe heshtnin. E dinin se dikush duhej ta lajmëronte gruan e tij të re se Ahmedi kishte vdekur. Askush nuk merrte guximin që të trokiste në derë…

Qetësia me shuplakat e saj shtrëngonte gjithçka rreth tyre. Ishte aq qetë saqë as cicërima e zogjve nuk dëgjohej…

Përnjëherë u ndie një zhurmë e derës dhe nga ajo e qiti kokën një vogëlushe. Ishte Samira, e bija e Ahmedit. Nuk kishte as tre vjet, por e dinte mirë se çfarë po ndodhë. Më së tepërmi mbante mend mungesën e madhe të babait të saj në shtëpi, kështu që gjithnjë e pyeste nënën se kur do të kthehej babi. Posa i shikoi ushtarët, i pyeti: ”E ku është babi im?”

Kjo pyetje paksa theu qetësinë që mbizotëronte. Por, askush nuk përgjigjej. Pas pak, dera u hap dhe në të u pa Amela. Shikonte të pranishmit duke kërkuar në mesin e tyre Ahmedin e saj, por nuk e shihte dot. Vrapoi kah karroca duke e lutur Allahun që në të të mos ishte Ahmedi. Me të shikuar fytyrën e tij, bërtiti dhimbshëm dhe filloi të dënesë.

Ndërsa lotët i rridhnin njëri pas tjetrit, e mbështeti kokën në gjoksin e tij duke dënesur dhimbshëm:

Nënë, nënë, ç’ka ndodhur? Pse qan? – pyeste Samira derisa i afrohej.

Nënë, pse babi po qëndron i shtrirë, çka është ajo në rrobat e tij ?

Samira i afrohet nënës dhe fillon të qajë bashkë me të.

“Amela”, thirri dikush nga të pranishmit ! A do ta vendosim tek ti deri nesër kur t’ia falim xhenazen.

Pyetja sikur ishte nga një largësi dhe mezi u kuptua se çfarë e pyesnin. Ajo lëkundi kokën lehtë në shenjë pohimi. E morën xhenazen dhe e vendosën në shtëpi. Amela shkonte pas tij me kokë ulur, duke i fshirë lotët, por kush mund ta ndalte këtë “lum”. Samira qëndronte pranë nënës, e sytë i ishin skuqur dhe nga ta rridhnin lot të pafajshëm fëmije.

Terri lëshohej ngadalë duke pushtuar dhomën e Amelës dhe duke shtrënguar zemrën e saj të re të vrarë. Me të vërtetë ishte e dhimbshme. Qëndronte në një skaj te dhomës duke vëzhguar trupin e pajetë, në të cilin deri para pak orësh, vepronte shpirti, dhe i cili lëvizte, qeshte, fliste, kurse tash qëndron i shtrirë, i vdekur dhe i palëvizshëm .

“Nuk kisha aspak frikë” – thotë ajo. E pse do të duhej të kisha, ky është burri im me të cilin kam ndarë të mirën dhe të keqen. Nuk më lëndoi asnjëherë derisa ishte i gjallë, e pse do ta bënte këtë tash, i vdekur. O Zoti im, sa vështirë qenka të pajtohem dhe të them se është i vdekur. Iu afrua Ahmedit të saj dhe filloi t’ia fshinte gjakun nga fytyra. Iu duk sikur buzët e tij deshën të thonë diçka, të lëvizin, të thërrasin: ”Amela, Amela ...” Ah, sa të ëmbla ishin ato fjalë. Ah, edhe ata sytë e tij nga të cilët rridhte diçka e fshehtë, tash janë të fikur, të pajetë?

Iu afrua dhe e përqafoi, ashtu si dikur. Nuk turpërohej, sepse ai ishte i saj. Ai filloi ta luste Allahun që ti bashkoj përsëri në Xhennet…: "Ja Rabbi, na bëj prej banorëve te Xhennetit, ja Rabbi,Ti të gjitha i dëgjon dhe i shef, andaj pranoje këtë lutjen time. Amin…"

Gjatë gjithë kohës e shikonte, nuk e linte të qetë, e përqafonte, ia fshinte gjakun dhe baltën, dhe sikur tërë kohën priste nga ai që të thoshte ndonjë fjalë, të zgjohej, të lëvizte, por shehidi (dëshmori) i saj nuk lëvizte. Qëndronte i shtrirë, i bukur ashtu sikur vetëm shehidi (dëshmori) mund të jetë. Së paku edhe këtë natë do të jem me të - mendoi Amela. Edhe këtë natë do të jetë i imi, e pastaj le të ma ruajnë hyritë derisa të shkojë unë.

Ia mori këmbën dhe e vendosi ashtu që të dukej sikur ishte shëndosh. Iu afrua ende dhe u mbështet afër tij. Dikush do të mendonte se është çmendur, por askush nuk ndiente atë çfarë ndiente ajo, sepse dashuria e saj për të ishte e madhe. Në disa momente i shkonte ndërmend ta mbyste veten, ashtu që sa më parë të ishte me të, por, nëse mbytej, vështirë që do ta fitonte Xhennetin, e kjo do të thoshte ta humbë përgjithmonë Ahmedin e saj.

Kishte lexuar ne Kur’an që shehidët (dëshmorët) janë të gjallë, që Allahu ua dërgon nafakën e tyre. Në thellësinë e shpirtit ajo ndjeu vërtetësinë e këtyre fjalëve. Vetëm një gjë e dinte, se i duhej të jetonte derisa të kalonte në botën tjetër.

Më duhet të jetojë, dhe ta ushqejë atë jetimen e vogël, e cila ndoshta ende nuk e ka kuptuar se babai i saj ka kaluar në Ahiret. O Allahu im, na e lehtëso, o Allahu im, na e lehtëso!.. Nëse tash nuk vdes nga kjo dhimbje e madhe që po më godet, atëherë vërtet do të rrojë gjatë.

Tërë natën nuk i kishte mbyllur sytë. Ahmedi ishte aty. Para syve kishte fytyrën e tij të buzëqeshur. Iu kujtua martesa e tyre. I ishte dukur se askush nuk ishte më e lumtur se ajo në atë moment. Jetën e kishin aq të bukur, e kur edhe Samira e vogël me sytë e saj te kthjellët shikoi këtë botë, gëzimi i tyre nuk kishte fund.

Çfarëdo kujtimi për Ahmedin nxiste dhimbje. Lotët rridhnin vetvetiu, e frymëmarrja vështirësohej. Çdo gjë e bënte të ndiejë dhimbje. Edhe kjo shtëpi , këto mure ... të gjitha ia kujtonin Ahmedin.

Ashtu e mbështetur në Ahmedin e saj e kishte pritur mëngjesin. Njerëzit filluan të vinin dhe shprehnin ngushëllimet e tyre. Të gjithë e ngushëllonin që të jetë e durueshme, të shpresojë në shpërblimin e Allahut, të përkujdesej për vogëlushen, Samirën, e cila gjithë këtë ngjarje e vështronte nga skaji i dhomës, derisa në fytyrën e saj shihej ndjenja e pikëllimit. Siç dukej, edhe ajo e kishte kuptuar se babai i saj më nuk do të vinte ta përqafojë si dikur, ta vendosë në prehër dhe ta pyet se a kishte mësuar edhe ndonjë sure. Ah, sa i ngrohtë ishte ai përqafim. Edhe tash, sikur i ndjen ato duar të buta e të ngrohta të babait, duke ia përkëdhelur flokët… Lotët i rrëshqisnin nëpër ato faqe të vogla e të bukura sikur pikat e shiut që rrëshqasin nëpër xhama. E dinte Samira se kjo ishte lamtumirë për babin e saj të dashur.

“Ja Rabbi, na i fal mëkatet tona, na mëshiro, dhe na fut në Xhennetin e premtuar. Amin!”


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 26/02/2011 12:18 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Thote All-llahu i Madheruar ne Diten e Gjykimit do te thote Ku jane ata qe jane dashur ne emer te Madherise Sime? Sot do t'i vendos nen hijen Time ne diten kur nuk do te kete hije (mbrojtje) tjeter perveç hijes Sime


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 24/11/2011 9:06 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Enes shum Tregimi imre eshte e kam lexu kete me heret dhe shum Tregim i dhimbshem :respekt:


 
Veröffentlicht : 25/11/2011 8:43 p.m.
Teilen: