Gruaja–shoqe dhe bashkëshorte
“Dhe nga treguesit e Tij se Ai ju krijoi juve gra në mesin tuaj, që ju të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë.â€
Gruaja
Mbase ndonjëherë do të mund të mendosh se ke bërë gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës, dhe kjo mund të pengoj në bashkëveprimet ditore që i kemi. Me kohë frikohem se dashurija jote do të shëndrrohet në urrejtje, durimi yt do të kalojë në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do të zbehet,
Burri im i dashur:
Nuk eshte e drejtë për ty apo për mua që thjeshtë t'ia marrim gabimet dhe të metat njeri tjetrit në llogarinë tonë, deri sa të metat tona,deri sa të metat tona t'i lëmë anash. Do mundohem të jem një bashkëshorte besnike ndaj teje, dhe të të ndëgjoj gjithëmonë,por shpresoj se do të më falësh edhe harrosh kur gaboj.
I kam lënë prindërit dhe vëllezrit dhe motrat e dashura që të jem me ty, dua që të ma mbushësh zemrën me dashuri. Të më dashurosh si një rrebesh shiu. Nuk dyshoj aspak që të kam zgjedhur si bashkëshort. E qmoj devotshmërinë tënde qdo ditë dhe devotshmëria jote të bën të dukesh si njeriu ma i mirë për mua.
Ndoshta kur ndodhemi para një situate të vështirë për shkak të gabimeve të mia, dhe në këtë moment t'i do të deshiroje të kishe një grua më të mirë. Të lutem bëhu i ndërgjegjshëm egoizmi dhe moskujdesi mund të të drejtoj në sjellje jo të mira. Të lutem m'i përmirëso gabimet e mia me burësi dhe mirkuptim, mos u bë i ashper ndaj meje.
Nëse sheh ndonjë të metë në anën time kujtoje mesazhin e pejgamberit a.s drejtuar neve:
"Le të mos e urrej besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pelqen,ndoshta mund t'i pëlqej diqka tjeter."
Burri im i dashur:
Të lutem të kërkosh rriskun hallall sepse burri duhet tëmarr pergjegjësinë mbi familjen e tij të dashur.Më kujtohet një hadith i pejgamberit a.s "Kjo botë është dëfrim kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme"
Do të mundohem të jem thesari yt më i madh ashtu si unë e ndjej se ti je thesari im më i madh.
Burri im i dashur"
A e din shpërblimin që do ta marrësh nga Allahunë ahiret? A e din se cili është shpërblimi për ata që sillen drejt ndaj grave të tyre? Shiko me sy,zemër dhe kuptoje këtë hadith "Ata që janë të drejtë, në ditën e gjykimit do të marrin fronin prej drite. Ata janë njerëz të drejtë me dëlirësinë e tyre ndaj grave të tyre dhe njerëzve për të cilën janë përgjegjës.
Lus të jesh njëri prej tyre, dhe unë të jem mbretëresha në pallatin tënd të bukur.
PO mundohemtë jem thesari yt i qmueshëm në dunja e në ahiret.
Kur të jesh i lirë më mëso me diturinë që Allahu ta ka falur. Nëse nuk ke kohë,më lejo të përfitoj diturinë e Islamit në ndonjë mënyrë tjetër.
Sidoqoftë unë do të harroj përgjegjësinë që kam si grua ashtu që më vonë të jem një mesuese për djemtë dhe vajzat e tua. A nuk eshte nëna mësuesja e parë për djemtë dhe vajzat e saj?.
O Allah t'i je i vetmi që nuk ke shok, t'i je dëshmitar në këtë lidhje martesore kam rënë në dashuri në bashkëshortin tim, bëre këtë dashuri ndaj tij ashtu që të përforcoj dashurinë ndaj Teje. Por të lutem po ashtu që dashurija ime ndaj tij të mos e kalojë dashurinë ndaj Teje.Bëje këtë dashuri kuptimplotë.
Ma mbrojë zemrën time ashtu që mos të të harroj kurrë.Bëje këtë dashuri për mua ashtu që të mos kalojë dashurinë që ai ka ndaj Teje. dhe bëre shehid për hir Tëndin,bëje dashurinë dhe lutjen e tij ndaj meje ashtu që të mos e harroj xhenetin. Nëse dashurija ime ndaj tij më bën që të harroj, më përkujto dhe më udhëzo mos më bëj prej të humburve.
O Allah i mbushur me dashuri i cili dhuron butësi Ti e di nëse zemrat tona
janë në pajtueshmëri me njeri tjetrin dhe se mund ta duam njeri tjetrin. Na bëj robër të dëgjueshëm ndaj Teje. Na bëj që të mbrojmë së bashku ligjin Tënd.Bëje këtë lidhje të fortë. Bëje këtë dashuri të përhershme.Na udhëzo në rrugë të drejtë.Na i mbush zemrat me dritën Tënde e cila asnjeherë nuk shuhet.Na i zgjero zemrat me iman dhe zbukuroje të dorëzuar në rrugën Tënde.Amin ja rabil alemin.
Gruaja yte.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€