Benachrichtigungen
Alles löschen

Keshilla per martesë të lumtur

28 Beiträge
6 Benutzer
0 Reactions
3,737 Ansichten
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 
[#88]

Keshilla per martese te lumtur

Nusja dhe dhëndrri të emocionuar dhe të mahnitur me dasmën dhe martesën, vetëm disa muaj më vonë, e kuptojnë se martesa nuk është detyrë e lehtë, por ajo merr shumë mund dhe durim. Këshillat e mëposhtme janë për burrin dhe për gruan që të marrin shumë shpërblime në këtë lidhje të mrekullueshme dhe të ndërlikuar.

Hyj në martesë me qëllim të pastër

Të dy bashkëshortët duhet të hyjnë në martesë me qëllimin e pastër. Vetë martesa është një akt i adhurimit dhe secili nga bashkëshortët do të shpërblehet. Allahu do të jetë i kënaqur me ta dhe ky do të jetë elemeneti më vendimtar i sigurimit të paqes, stabilitetit dhe lumturisë në jetën martesore. Është e rëndësishme të ceket se kur akti i adhurimit vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë bëhet e domosdoshme të përtërihet nijeti dhe të qëndrohet në rrugën e drejtë duke fituar shumë dobi.

Mos mbani shpresa joreale

Para martesës, njerëzit shpesh kanë ide joreale për burrin (gruan) e ardhshëm të tyre, posaçërisht përsosmëri në të gjitha aspektet. Kjo rrallë ndodh në realitet dhe mund të sjell probleme dhe shqetësime të panevojshme. Ne duhet ta dimë se Allahu, xhele shanuhu, i krijoi njerëzit si qenie të papërsosura, që do të thotë se gjatë jetës mund të bëhen shumë gabime. Duke pasur parasysh jopërsosmërinë e njeriut, ne do të jemi përzemërsisht të befasuar dhe të kënaqur kur burri ynë është më i mirë se sa kemi shpresuar.

Theksoji të mirat e burrit tënd

Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. Inkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t"i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera. Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Besimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares. Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 29/09/2007 12:51 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Si ta përfitosh zemrën e vjehrrës

Është e mbjellë në shpirtrat e shumë prej njerëzve se vjehrra është dicka e urryer, e cila e shikon nusen që futet në shtepinë bashkëshortore. Nusja e re duhet të kujdeset të bashkëpunojë me vjehrrën në mënyrë që t'i ruhet sherrit të saj. Sepse shpesh ndodh që nusja e shikon cdo fjalë që nxjerr vjehrra apo cdo lëvizje që ajo bën, pastaj fillon e thur ngjarje e histori mbas saj, e nga ketu fillojnë të urrejnë njëra tjetrën, zhduket këtu rrespektimi ndaj prindërve, e në të njëjtën kohë zhduket bereqeti e shumë të mira në këtë shtëpi.

- Duhet të flakësh nga mendja atë pamje të frikshme të vjehrrës dhe në vend të saj të vendosësh atë se vjehrra jote është sikur nëna jote, e në rast se ajo gabon ndonjë ditë, sillu me të sikur të ishte nëna jote.

- Mos i trego bashkëshortit tënd cdo gjë që ndodhë ndërmjet teje dhe vjehrrës duke u ankuar e duke qarë në mënyrë që zemra e tij të kthehet nga ti, e në ketë menyrë shejtani ia paraqet nënën e tij si zullumqare.

-Nëse shikon ndonjë mangësi nga bashkëshorti yt kundrejt nënës së tij le të jesh ti perkujtuese e tij e ta nxisësh atë ta vizitojë nënën më shpesh.

- Bashkëshortja e mencur nuk ndërhyn në dhuratat që bashkëshorti i saj i dhuron nënës së tij, por përkundrazi e shtyn atë që t'i japë nënës së tij sa më shumë, edhe ajo të mundohet t'i dhurojë asaj dhurata te vlefshme e të bukura herë pas here.

- Nese shkon per vizitë tek vjehrra jote mundohu ta ndihmosh atë në punët e shtëpisë, e mos rri musafire e rëndë.

- Bashkëshorte e zgjuar është ajo, e cila ia fiton zemrën vjehrrës se saj me sjelljen dhe moralin e mirë.

- Bashkëshortja e sinqertë është e kujdesëshme në edukimin e femijëve për rrespektimin dhe bindjen ndaj gjyshes së tyre. Po ashtu ajo mbjellë në zemrat e tyre dashuri dhe sjellje të mirë ndaj saj, i meson ata të vizitojne gjyshen e tyre, e të mos jetë shkaktare për ndarjen ndermjet tyre.

-Kujdesu gjithashtu në mesimin e fëmijeve edukatën e vizitës së gjyshes së tyre vecanerisht nëse është e moshuar, mos i lejo femijët ta bezdisin atë me zerat dhe lëvizjet e tyre. Ti mësosh gjithashtu të mos bëjnë rrëmujë, e mos lejo të dalin nga shtepia derisa të sistemojnë gjithcka që e kanë prishur,e të pastrojnë vendin ku kanë ndenjur. Me ketë deshiron vjehrra vizitën tuaj cdo ditë, e ju lutet atyre qe të vijnë persëri.

- Nëse bashkeshortit tënd i dalin përpara dy kërkesa një e jotja dhe tjetra e vjerrës cfarë do të bëje ti? A do të pranoje që shtëpia jote të shëndërrohej në rrmujë të padurueshme derisa të kryente kërkesën tënde përpara kërkesës së saj? Apo do t'i jepje përparësi kërkesës së saj ndaj tëndes?

- Nëse je me të vëtetë e zgjuar jepi përparësi kërkesës së saj përpara tëndes me zemër të mirë e pa u mërzitur. Ki kujdes e mos ndiz zjarrin e zemërimit në mënyrë që të prishësh marrëdhëniet ndërmjet teje dhe bashkëshortit tënd për shkak të kësaj. Me të vërtetë vjehrra jote nëse shikon prej teje këtë sjellje e këtë nderim dije se ajo pa dyshim do të tolerojë shumë gjëra më pas.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 29/09/2007 1:21 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

bash e kunderta duhet vjerra duhet ti jep perparsi dhe mirseardhje ne familje nuses dhe bash per ate vjerra duhet te ket respekt me shum ne nuse sepse nusja len te gjithat po edhe familjen per ate shtepi dhe nuk njef askend perveq burrin e si te kan respekt vjehrra dhe si ta doje djalin e vet duhet edhe nusen ashtu me desht ..se nusja mbeshtet ne at familje dhe duhet saaa ma shum mu sjell mir qe ta ndin nusja vehten ne nje rreth te mir familjar 8)


 
Veröffentlicht : 01/10/2007 1:16 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

bash e kunderta duhet vjerra duhet ti jep perparsi dhe mirseardhje ne familje nuses dhe bash per ate vjerra duhet te ket respekt me shum ne nuse sepse nusja len te gjithat po edhe familjen per ate shtepi dhe nuk njef askend perveq burrin e si te kan respekt vjehrra dhe si ta doje djalin e vet duhet edhe nusen ashtu me desht ..se nusja mbeshtet ne at familje dhe duhet saaa ma shum mu sjell mir qe ta ndin nusja vehten ne nje rreth te mir familjar 8)

Mire de , kur te behesh ti vjeherr vepro ashtu pra. Edhe kjo ben, me rendesi njera te jete me e mençur se po qelluan dyjat kokeforta mos vet halli pastaj.

Si po thua ti, plaka te qohet ne kembe per nusen sa here te hyj ajo brenda e jo e kunderta :roll: hahahahaha


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/10/2007 1:34 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

bash e kunderta duhet vjerra duhet ti jep perparsi dhe mirseardhje ne familje nuses dhe bash per ate vjerra duhet te ket respekt me shum ne nuse sepse nusja len te gjithat po edhe familjen per ate shtepi dhe nuk njef askend perveq burrin e si te kan respekt vjehrra dhe si ta doje djalin e vet duhet edhe nusen ashtu me desht ..se nusja mbeshtet ne at familje dhe duhet saaa ma shum mu sjell mir qe ta ndin nusja vehten ne nje rreth te mir familjar 8)

Mire de , kur te behesh ti vjeherr vepro ashtu pra. Edhe kjo ben, me rendesi njera te jete me e mençur se po qelluan dyjat kokeforta mos vet halli pastaj.

Si po thua ti, plaka te qohet ne kembe per nusen sa here te hyj ajo brenda e jo e kunderta :roll: hahahahaha

Jo Jo Plaka ska nevoj mu que ne kam por respekt dhe ma shum perkrahje mi jep nuses se sa femijve te vet,se nkam ska nevoj as nusja e as vjerra mu que ne qofte se ska vend mu ul normal ma e reja duhet me liru vend per te vjeter :D


 
Veröffentlicht : 02/10/2007 2:56 p.m.
(@ramafr)
Beiträge: 4
New Member
 

po mire zotni a zonje ALKO 71 ALLAHU i paska kriu muslimante po tjerat feje kush i krijoj e respektojne gruen e burrin ma shume se muslimant edhe gruaja kure etradhton burrin ose e kunderta bisedohet se ska dashurie ma nu sherben kurgja me nejte bashke edhe ashte ma korrekt se me rrejte njeni tjetrin e me que jete me ni njeri qer se done dashurija nuk mahet si feja as per vjeherr ma korrekt ashte kure e thu te verteten se kem me u martu tegjithe me kanje grua a dy po edhe motrat e tona me ka ni burr e preferoj motra jeme me marre ni burr te kohes se sotme se nje para te shekullit te kalume 😡


 
Veröffentlicht : 30/11/2007 10:55 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

po mire zotni ALKO 71 ALLAHU i paska kriju muslimanet po tjerat feje kush i krijoj e respektojne gruen e burrin ma shume se muslimant edhe gruaja kur e tradhton burrin ose e kunderta bisedohet se ska dashuri ma nuk sherben kurgja me nejte bashke edhe ashte ma korrekt se me rrejte njeni tjetrin e me que jete me ni njeri qe se done dashurija nuk mahet si feja as per vjeherr ma korrekt ashte kure e thu te verteten se kem me u martu tegjithe me kanje grua a dy po edhe motrat e tona me ka ni burr e preferoj motra jeme me marre ni burr te kohes se sotme se nje para te shekullit te kalume 😡

Me fal ti shok po une asgje s'po kuptoj. Ku thash une se Allahu i ka krijuar vetem muslimanet se ne kete teme as qe behet fjale per ate çeshtje?
Pastaj fjala eshte per burrin dhe gruan ne pergjithesi pa dallim feje ketu.

Dhe mos ia fut kot si ketu poshte:

e respektojne gruen e burrin ma shume se muslimant edhe gruaja kur e tradhton burrin ose e kunderta bisedohet se ska dashuri ma nuk sherben kurgja me nejte bashke edhe ashte ma korrekt se me rrejte njeni tjetrin e me que jete me ni njeri qe se don

Mundesh me fol per vete dhe per babane tend e te afermit e tu dhe jo per muslimanet ne pergjithesi.

Ti, a e di dallimin ne mes muslimanit te mire dhe muslimanit vetem me emer?
Te lutem spjegoma cka deshe te thuash me ate "Kur e tradhetojne njeri tjetrin"?
Mos do te thuash se tradhetia per ty eshte normale?

Ti po flet per laicizmin dhe jo per te krishteret.

Te muslimanet e mire dhe tek te krishteret e mire nuk ekziston tradhetia fare.

Tradhetia shfaqet tek ata qe jane vetem me emer krishtere apo muslimane dhe qe nuk kane besim fare e as qe i pasojne rregullat e fese se tyre e as qe i njohin ato.

Nuk e di çfare moshe ke por kur te martohesh e kupton me mire raportin vjeherr nuse per te cilen behet fjale edhe ne kete teme.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 03/12/2007 12:33 p.m.
(@ramafr)
Beiträge: 4
New Member
 

po mvjen shum keq qe po jeton ne endrra se tradhtia exsiston edhe te muslimant edhe te krishtert kure tradhtohet gruaja ose burri thash se ska ma dashurie ebaba jem edhe i yti kane ka 50 vjet meni grue po koha ka ndrrue sdo me than qe krej qiftet tradhtohen po kur te ndodhe eshte sikur ni gote kue thehet ma s'gjiteteti munesh me m'ajte ligjirat sa te dush po realiteti asht koha .dashuria nuke eshte eternel ,njerzit martohen se duhen ndjen dashuri per njeri tjetrin po sdo methan qe nenshkrim i perjetshem . po ndoshta se tradhton si e ceke ti ma larte po ndodhe qe diken e deshte para ni kohe po se done sote e duhesh me jetue me ta se musliman a krishter jo jo jo jo kure se don duhet me mare lirien ja me ja dhan se dashuria me zore nu shkon perpara ka shku po sot JO
:lol:


 
Veröffentlicht : 03/12/2007 11:40 p.m.
(@ramafr)
Beiträge: 4
New Member
 

PO TA TREGOJ MOSHEN 38 VJET DY FEMIJE 19 VJET E 16 VJET -------
TRADHTIA NU KA LIDHJE BRE BURRE ME FEJE
TRADHTOHEN NJERZIT QE KANE DURIM TE DOBTE,QE NUK KANE JET TE MIRE NMES BURRIT DHE GRUES HUMB DASHURIA .SHKURTE SKA NDJENJA PER NJANI TJETRIN EDHE ASHTE SHUM E LEHTE ME KUPTUE KUR DON
:D


 
Veröffentlicht : 03/12/2007 11:48 p.m.
(@ramafr)
Beiträge: 4
New Member
 

TRADHTIA NORMALE:tradhtia nuk ashte normale po i ka arsujet e veta PSH: nuk ashte normale mu myte me veture ashte aksident po i ka arsyjet e veta jo shpejesia jofrenat vjen te aksidenti edhe tradhtia vjn kshtu (E N'GJAJSHME GATI)
E SA I PERKET MUSLIMANIT TE VERTET E KRISHTERIT TE VERTET PER BES SEN SUM INTERESON AS NJANA AS TJETRA SE E KUM LON KREJ SE VEQ NATA VENDE KU KA FERFNIJE KA FEJE SHPRESOJ QE KA NJERZE QE ANALIZOJN MA MIRE SE UNE E TI KU ESHTE VEQ NJE MENDIM I IMI TI MOS U NORVOZO SE UNE PUNOJ NE NDRTIMTARI E KAME MEJ RRITE FEMIJET E MI TEJ SOT SJU MUNGON ASGJE .(AS FEJA) E PER AT SKAM KOHE ME U MARRE ME LLOJ FEJE


 
Veröffentlicht : 04/12/2007 12:01 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Po e shoh se pasni dal jasht Temes pak ,kur eshte fjal te tradhtia nuk ka te bej me fe ose religion sepse ajo mundet me ndodh te gjithkush mvaret qkaf karakteri ka ai /ajo person ,po ne shum feja nuk lejohet tradhtia,une spo di te te te vjeterit thojn kto fjal jane qe kam ndi qe e burrit i takojn 7 gra a eshte e vertet a jo se di ,por ka raste te shumta te muslimant qe eshte e vertet i kan ka 3 ka 4 gra dhe kurani me siguri e lejon qe bajn ashtu ,sa kuptoj une ksaj i thojn Tradheti ose shkurt e shqip E kojtme :roll:


 
Veröffentlicht : 04/12/2007 11:19 a.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Jo e keni bere temen tarllabuq tash. Hapeni nje teme te veqant per tradhetine e flasim aty. Nuk e di pse hyre ne kete kahje ramafr, une askund nuk fola per tradhetine ne teme dhe kur te hapet ndonje teme mundohuni t'i permbaheni asaj dhe shkruani per ate qe flitet aty.

Mua me teper me pengoi kjo dalje nga tema se jo tjeter.

Pershendetje.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 04/12/2007 11:36 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

60 këshilla për bashkëshorten muslimane

1- Ti je borziloku i shtëpisë prandaj bëje burrin tënd që të ndjejë këtë erë që në momentin e futjes së tij në shtëpi.
2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbukuroji ato me lëvizje apo me fjalë ji optimiste dhe bëji ato me zemër të mirë.
3- Ji e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe këmbënguljes ne mendimin tënd.
4- Kuptoje gradimin e burrave mbi gratë me kuptimin e sheriatit dhe me atë që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe mospërfillje e mendimit të saj.
5- Mos e ngre zërin dhe vecanërisht kur bashkëshorti ndodhet në shtëpi.
6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas here se ai ju shton juve nur,lumturi e ngrohtësi familjare." E a nuk rehatohen zemrat me përmëndjen e All-llahut?"
7- Duhet të jeshë shumë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të zërë gjumi derisa ai te jetë i kënaqur prej teje. "bashkeshorti yt është xhenneti yt ose zjarri yt"
8- Të jesh ne këmbë dhe e gatshme në momentin e veshjes së rrobave të tij dhe daljes nga shtëpia.
9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të vecantë, dhe ti zgjidhja rrobat.
10- Ji korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetesën me të mira dhe pa humbur kohë.
11- Mos prit as mos mendo të thote më fal apo të kërkojë të falur me cfaredo lloj mënyre as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë cështje që me të vërtetë është për të kërkuar të falur.
12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij.
13- Mos u mbështet në atë se ai është i cili fillon gjithmonë i pari ne kërkimin e kënaqësive të tij.
14- Ji cdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij vetëm në raste të rralla.
15- Mos prit nga miresjellja jote me të asgjë, sepse shumica e bashkëshortëve janë të zënë me punë, për këtë shkak ndodh mosshfaqja e ndjenjave të tyre, dhe kjo ndodh pa dashje.
16- Ji aktive në cështjet e tij dhe mos ji e ndërlikuar.
17- Buzëqeshje të ëmbël të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në momentin e kthimit të tij nga udhëtimi.
18- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i madhëruar.
19- Mundohu të ndryshosh vashdimisht ne cdo gjë, në pamje, në fjalë e në takimin tend me të.
20- Moseksistenca e kthimit apo ngadalësia, në rastin e kërkimit te dickaje nga ti, por përkundrazi kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe shkathtësi.
21- Ndryshojua vendin mobiljeve te tua perpara se ai të kthehet nga udhetimi dhe bëje të ndjehet se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur.
22- Kujdesu në drejtimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe renditjen e cështjeve të rëndësishme.
23- Mundohu të mësosh disa profesione grash e ti zbatosh ato sepse ti ke nevojë për to në shtëpinë dhe dauen tënde, dhe kryerja e tyre te kujton se je femër.
24- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira ne momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime veshëmbathje ose dicka tjetër.
25- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë,duke bashkuar ketu ndërmjet bukurisë dhe thjeshtësisë.
26- Rregulloje kryerjen e punëve te shtëpisë në pershtatje me orarin e tij,dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë.
27- Ji e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme.
28- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën e përshtatshme për të.
29- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marrësh mendimin e tij në cdo cështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e cështjeve të kota.
30- Mendo gjithmone për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme dhe e tepruar.
31- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas nje mungese të gjatë larg shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjëndja e vështirë.
32- Nxiti fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit nga udhëtimi apo nga puna, dhe kjo duke marrë parsysh moshën e fëmijëve.
33- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga puna, te ngritjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek Babai i tyre.
34- Mos ndërhy në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga babai i tyre me asgjë.
35- Kujdesu ne forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga punët.
36- Bëje të ndjehet se: mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote është e lehtësuar për shkak të duasë e bërë nga ai, dhe nga marrja e mendimit të tij në cështje që u përkasin fëmijëve.
37- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi i fëmijëve do te marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet sipas moshës së tyre,sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas dore edukimin e fëmijëve.
38- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë të lehtë dhe të pranueshme për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të përsëritet më.
39- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në vecanti në kohën e pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë së tyre në gjëra të dobishme.
40- Ji shoqe e ngushtë e vajzave të tua dhe ji në dijeni per cdo ndryshim që ndodh në trupin e tyre në cdo faze moshe.
41- Ndihmoje vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e saj në dije edukuese.
42- Mundohu te barazosh mundin tend ndermjet; kërkesave të burrit dhe fëmijëve të punës dhe shtëpisë.
43- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur.
44- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke ju bërë dhurata në raste të vecanta, e nxite atë që t"I vizitojë të afërmit e tij edhe sikur ai mos të interesohet për ta.
45- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, e mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi ji e kujdesshme dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë.
46- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të vecanta dhe ruaji ato.
47- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në cdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për dicka të tillë.
48- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia por prite me fjalë të ëmbla duke i vënë në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se ndodhja e tij në shtëpi është krenari për ty.
49- Mos prit që ta shprehë më fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të para.
50- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë cështjet më të rendësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgjegjësi.
51- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në dauen tende apo ne profesionin tënd.
52- Dije se është e drejta e tij të dijë cdo gjë që ai don nga puna jote dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe motrave.
53- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është dicka e rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur.
54- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daues apo e profesionit tend.
55- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës së tij.
56- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët por kujto gjithmonë cilësitë e mira që ai ka.
57- Mëso fikhun e daues sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe zgjuarsi ndërmjet
femrave,në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e duhur dhe pa humbur kohë.
58- Ji në dijeni të gjendjes ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave, që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të përshtatshme për to.
59- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, ti thërrasësh zemrës përpara mendjes, e ti thërrasësh mendjes perpara zemrës në raste të vecanta dhe kjo varet sipas natyrës së femrave.
60- Kujdes mos ta mundosh veten tej mase duke i shtuar punet dhe pergjegjesite vetevetes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd.
Dhe ne fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se ne kemi më shumë nevojë në ndihmën e All-llahut.


 
Veröffentlicht : 13/01/2008 6:20 p.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

Rondidi pershendetje ,i lexova me vemendje keto 60keshillat dhe me disa jam dakort dhe me disa nuk jam ,dhe tani lind pyetja po burri cfare roli ka ne jeten bashkeshortore apo nese ka nje pune ,pune shtepi dhe asgje tjeter .Meqenese gruaja sipas keshillave qe ke shkruar me lart duhet te kujdeset per te gjitha ......dhe mos te prese asnje fjale te mire nga burri dmth.asnje flm apo asnje shenje ngrohtesie apo verjen ne dukje te karakterit qe ka gruaja .Prandaj une mendoj qe,per nje martese te lumtur respekti duhet te jete i njejte si per burrin edhe per gruan.


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 27/02/2008 12:13 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Rondidi pershendetje ,i lexova me vemendje keto 60keshillat dhe me disa jam dakort dhe me disa nuk jam ,dhe tani lind pyetja po burri cfare roli ka ne jeten bashkeshortore apo nese ka nje pune ,pune shtepi dhe asgje tjeter .Meqenese gruaja sipas keshillave qe ke shkruar me lart duhet te kujdeset per te gjitha ......dhe mos te prese asnje fjale te mire nga burri dmth.asnje flm apo asnje shenje ngrohtesie apo verjen ne dukje te karakterit qe ka gruaja .Prandaj une mendoj qe,per nje martese te lumtur respekti duhet te jete i njejte si per burrin edhe per gruan.

Pershendetje Jola. me vjen mir qe i ke lexuar keshillat dhe me ato qe je dakort zbatoj gjat jetes sate. Sa i perket pyetjes: burri ka rolin qe e ka cdo burr, mesiguri ka dhe pun pasi burri duhet te mbaj familjen. dhe nese do ti plotesosh keshillat ( ato qe do mundesh ) me siguri do te kesh ndonje fjal te mir nga bashkeshorti pasi vet ai me veprimet e tua sipas keshillave do te jet me i lumtur. ok te pershendes cdo te mir


 
Veröffentlicht : 28/02/2008 6:06 p.m.
Seite 1 / 2
Teilen: