Benachrichtigungen
Alles löschen

Ego mashkullore?!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
212 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1675]

Burri dhe gruaja, kur vendosin të fillojnë jetën e tyre, kur i japin fjalën njëri-tjetrit për besnikëri dhe përkrahje në çdo kohë ndihen më të sigurt në vetvete.

Kjo mund të zgjatë gjithë jetën, por mund të ndodhë që të zgjatë shumë pak. Disa burra, pavarësisht se mund të jenë besnikë gjatë gjithë jetës, me kalimin e viteve, ndryshojnë sjelljen e tyre, duke u bërë më të mbyllur, duke mos biseduar si më parë me bashkëshorten. Kjo gjë ndikon në marrëdhëniet e tyre, pasi duke mos pasur bisedim, ata nuk arrijnë të kuptojnë njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës me një grup shokësh u bëra një pyetje: Kur ka qenë hera e fundit që ke marrë mendimin e bashkëshortes tënde?

U habita kur pjesa më e madhe e tyre buzëqeshnin ndërsa dëgjonin pyetjen time pa dhënë asnjë përgjigje. Shumë pak iu përgjigjën pozitivisht asaj.

Me të drejtë pyes: Pse nuk këshillohet burri me gruan e tij? Këtë po e analizoj sipas arsyetimeve të mëposhtme:

Arsye edukimi dhe mentaliteti

Ndoshta bashkëshorti është rritur në një ambient ku burrat kanë pasur epërsi të theksuar karshi grave. Kështu sjellja dhe veprimet me bashkëshorten, atij, ndonëse jo fort të hijshme, i duken fare të natyrshme, pasi njeriu është pjellë e ambientit ku rritet dhe edukohet. Ndoshta ky burrë merr për shembull të atin, i cili mund të mos e vlerësojë dhe respektojë gruan e tij.

Arsye psikologjike

Ka njerëz që nuk këshillohen me asnjeri në jetë, qofshin burra apo gra. Ata mund të jenë mendjemëdhenj, egoistë dhe kanë besim të tepruar në vetvete dhe mendojnë se këshillimi me të tjerët është tregues i dobësisë së tyre.

Arsye fetare të shtrembëruar

Disa njerëz i kuptojnë disa tekste fetare gabimisht dhe këmbëngulin në disa aspekte pa dijeni të plotë për to. Ky mund të jetë dhe rasti i mosvlerësimit të gruas aq sa i takon asaj. Ata duket sikur e harrojnë ajetin kuranor: "O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri –tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë nuk është e fshehtë." (El- Huxhurat:13)

Diktatura zakonore

Pothuajse është e pamundur apo dhe gabim që të zhduken zakonet dhe traditat e popujve. E mira është që ato zakone dhe tradita, që bien në kundërshtim me legjislacionin islam, të ndryshohen e të zëvendësohen me të tjera. Tradita dhe zakonet janë tregues për identitetin dhe kulturën e popujve. Ndodh që ndonjëherë këto zakone të jenë diktatoriale. Prej tyre përmendim:

- Mosparja e së fejuarës;

- Shtrenjtësia e pajës së nuses që bën djali (mehri);

- Mosmartesa e vajzës së vogël para vajzës së madhe;

- Privimi i gruas nga trashëgimia.

Ka dhe shumë zakone të tjera të përhapura te myslimanët, të cilat bien në kundërshtim me natyrën e Islamit. Të ndryshuarit e këtyre zakoneve kërkon durim dhe kohë.

Po ju tregoj një histori të shkurtër. Tre motra indiane i dhanë fund jetës së tyre duke u helmuar. Zëdhënësi i policisë së Bombeit tha se babai i tre vajzave kishte refuzuar të martonte dy vajzat e vogla para se të martonte të madhen. Ky është një prej mijëra rasteve, ku njerëzit sakrifikohen për shkak të zakoneve diktatoriale.

Si t'i ndryshojmë zakonet e këqija?

Kjo është një pyetje me vend për çdo njeri. Secili prej nesh kërkon të ndryshojë ndonjë zakon të keq të tij. Kurani e ka trajtuar këtë çështje dhe na ka tërhequr vëmendjen se ndryshimi duhet filluar nga vetvetja. Këtë e ka theksuar dhe profeti ynë i dashur, Muhamedi (a.s). Çdo njeri mban përgjegjësinë e veprimeve të tij. Imam Ibn El Kajimi ka folur për shmangien e ideve dhe mendimeve të këqija, pasi siç thotë ai, prej aty fillon vesi që më vonë mund të bëhet edhe zakon. Më poshtë po përmendim disa pika që mendojmë se janë të rëndësishme për të ndryshuar zakonet e këqija:

-Si hap i parë duhet marrë vendimi për ta ndryshuar zakonin e keq dhe fillimisht duhet filluar me një të tillë me vendosmëri;

-Duhet të bëjmë një kombinim mes të ndjerit keq në vazhdimësinë e atij zakoni dhe kënaqësisë nëse e ndryshojmë atë. Ky rast i përngjet këshillës së mjekut për t'u larguar nga konsumimi i ëmbëlsirave për shkak të ndonjë sëmundjeje të caktuar. Vendimi yt, për të mos ngrënë ëmbëlsira, lidhet me shërimin e sëmundjes dhe në këtë mënyrë ti do zbatosh me përpikëri këshillën e mjekut.

-Duhet të përdorim të gjitha aftësitë kur marrim vendim për të ndryshuar. Le të shohim shembullin e mizës. Për të dalë nga dritarja ajo bën stërmundime të ndryshme, duke u përplasur edhe me xhamin kur dritarja është mbyllur. Ajo mundohet shumë, por gabimi i saj është se ajo përdor një rrugë të vetme, se, nëse do të provonte derën apo ndonjë dritare tjetër, mund të dilte lirisht. Prandaj nuk duhet ndjekur vetëm një mënyrë për të ndryshuar, por duhet të vëmë në shërbim disa të tilla, derisa t'ia arrijmë qëllimit;

-Duhet të gjejmë ndonjë zakon tjetër zëvendësues për zakonin e keq. Për shembull, kur vendosim ta braktisim duhanin, duhet të mbajmë me vete ndonjë mollë a karamele, për ta harruar cigaren dhe për ta zëvendësuar atë gradualisht me diçka të mirë;

-Duhet ta përsërisim shpesh metodën e re, që të na bëhet zakon dhe ta nxisim veten për çdo sukses që arrijmë;

-Duhet ta provojmë veten vazhdimisht deri ku kemi arritur dhe duhet të gjejmë ambient të përshtatshëm për ndryshimin që kërkojmë.

S'ka dyshim se njeriu ndikohet së tepërmi nga njerëzit që ka pranë. Kjo vërteton hadithin e njohur të Profetit (a.s), kur tregon për një burrë që kishte vrarë 99 vetë dhe kërkoi që të ndryshonte ambient për të ruajtur veten e tij.

Nga Ebu Seid Sa'd Bin Ma­lik Bin Sinan El-Hudrij (r.a) për­ci­llet se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Dikur para jush ka qenë një njeri që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë veta. Ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë dhe e udhë­zuan te një murg (prift). Shkon te murgu e i thotë se kishte vrarë 99 veta, prandaj a kishte për të pendim (falje dhe mëshirë prej Allahut). Murgu i thotë se për të nuk kishte pendim, pasi ai e kishte tepruar. Ky e vret edhe murgun dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë sërish njeriun më të ditur në botë. E udhëzuan te një dijetar tjetër. Ky, pasi e gjen, i tregon se kishte vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe atë nëse kishte për të pendim. Dijetari i tha: "Po! E kush është ai që mund të ndërhyjë ndërmjet tij dhe pendimit? -Shko në atë vend, se atje banojnë njerëz që e adhurojnë Alla­hun dhe ti adhuroje Zotin bashkë me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq."

Njeriu u nis për në vendin e adhu­rimit të Allahut dhe, kur arriti në gjysmë të rrugës, i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja mes en­gjëjve të mëshirës dhe engjëj­ve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: -"Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet, me zemër të drejtuar nga Allahu i Madhërishëm." Kurse engjëjt e dënimit thanë: -"Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë."

Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriut e ata pranuan që ai të gjykonte se kush prej tyre kishin të drejtë. Ky u thotë: -"Matni hapësirën mes dy vendeve (vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve), e më afër cilit vend të jetë, atij edhe i ta­kon."

Engjëjt e matën hapë­sirën mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte, prandaj atë e morën engjëjt e mëshirës."

DREJTIMI I FAMILJES NGA BURRI

KONSULTË DHE JO AUTOKRACI

Ka shumë tekste nga Kurani dhe nga tradita e profetit Muhamed (a.s) që flasin për drejtimin e shtëpisë dhe familjes sipas porosive të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: "O besimtarë!- nuk lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t'ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë gabime sheshazi. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë shumë aq shumë, (duroni) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t'ju sjellë shumë të mira." (Nisa: 19)

Po ashtu Profeti (a.s.) porosit dhe thotë: "Besimtari nuk e qëllon besimtaren; nëse i urren një sjellje të saj, i pëlqen një virtyt tjetër."[1]

Pra, dhe hadithi mbështet ajetin e mësipërm kuranor dhe që të dy flasin për të njëjtin kontekst. Në thelb marrëdhëniet mes bashkëshortëve duhet të karakterizohen nga dashuria e plotë për njëri- tjetrin. Ata nuk duhet të lënë asnjë shkas për ta urryer njëri-tjetrin. Të dy bashkëshortët duhet të punojnë sipas rregullave bazë të drejtësisë islame (Sheriatit) dhe duhet të marrin miratimin e njëri-tjetrit për gjëra që nuk janë përcaktuar nga drejtësia islame për të mos pasur dëme dhe konflikte. Asnjëri prej tyre nuk duhet ta ngarkojë partnerin me punë që nuk janë në mundësinë e tjetrit. Gjithashtu Profeti (a.s), në një hadith, thotë: "Vërtet gruaja ëshët krijuar nga brinja, asnjëherë nuk drejtohet sipas rregullit, e nëse pajtohesh me të, pajtohesh ashtu si është, e shtrembër, kurse, nëse fillon ta drejtosh, do ta thyhesh, kurse thyerja e saj është çkurorëzimi i sa."[2]

Natyra e gruas është e brishtë, delikate dhe tepër e ndjeshme, prandaj burri duhet të jetë shumë i kujdesshëm në trajtimin e gruas së tij. Shpeshherë, për gjëra të zakonshme, burri nuk duhet të këmbëngulë që gruaja t'i ndryshojë ato, por duhet t'i lërë në natyrshmërinë e saj, për aq kohë sa ato nuk shkaktojnë probleme, por janë çështje të rëndomta.

Në mbështetje të temës, që po flasim, po citojmë disa nga thëniet e ndritura profetike, të cilat duhet t'i pasojmë me devotshmëri dhe t'i vëmë në praktikë dhe jo vetëm t'i lexojmë dhe të ndikohemi vetëm për momentin.

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë për familjen e tij dhe unë jam më i miri prej jush për familjen time."[3]

Në një hadith tjetër Profeti (a.s) thotë: "Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët për gratë e tyre."[4]


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 02/02/2009 6:40 p.m.
Teilen: