ë 1 Dhjetor në mbarë botën moderne, por edhe në vendin tonë propaganda kundër sëmundjes së SIDËS karakterizohet nga konferenca e shpërndarje të fletëpalosjeve, ku propagandohet mënyra se si të ruhemi prej saj. Po çfarë sjell kjo në të vërtetë? Na mëson të mbrohemi, por shkaktarët e vërtetë nuk na i tregon.
Atëherë unë pyes: Çfarë duhet për ta bërë jetën të lumtur? Mos vallë duhet pritur 1 Dhjetori?
Sot bota është molepsur me të gjitha llojet e sëmundjeve, trazira shoqërore, paqëndrueshmëri politike, alkoolizëm, divorce, vetëvrasje, SIDA etj. E gjithë kjo të bën të mendosh për të rregulluar jetën tënde. Mos vallë vlerat shpirtërore nuk kanë rëndësi? A duhet luftuar çdo ditë që të përfitojmë ato që kemi humbur, madje edhe t"i presim ato, apo…duhet të presim? Shumë herë njeriu dëshiron të fillojë një faqe të re në jetën e tij, por për shkak të mjedisit ku jeton pret gjithnjë një kohë të dytë, më të domosdoshme për të realizuar zgjimin e vërtetë. Por ndodh që kjo kohë nuk vjen kurrë, pasi ti, unë, të gjithë ne s"kemi më kohë, pasi SIDA, kjo sëmundje vdekjeprurëse, kjo murtajë nuk na lë. Tashmë koha punon për atë. Dhe padashur kuptojmë fundin e pashmangshëm. E kështu pa e hapur ende kodin e jetës tënde ndien dhembje për veten, për ç"ke humbur nga mosdija apo lajthitja. Që t"i largohemi kësaj po i referohemi këshillës së Llukmanit (a.s) i cili deklaron: “ O bir. Bota është det i thellë dhe shumë njerëz fundosen në të. Barka jote le të jetë frika nga Allahu (xh.sh), timon le të jetë besimi në Allahun (xh.sh) e lopatëz mbështetja e fortë në Krijuesin e Gjithësisë, Allahun (xh.sh).â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous