Benachrichtigungen
Alles löschen

DËNIMI I PERSONIT TË MARTUAR QË KA BËRË ZINA

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
181 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1751]

Dënimi i përsonit që ka bërë zina (mardhënie seksuale jashtë kurore)
Personi që ka bërë (zina) marrdhënie seksuale ilegale nëse është i martuar dënohet me (rexhm) gurëzim. Ky lloj dënimi ka ekzistuar që në kohë të Pejgamberit a.s me vepra dhe me fjalë. Burimi ose mbështetja e këtij dënimi është vërseti Kuranor të cilit fjalët i janë anulluar nga Kurani por ligji vazhdon të jenë.
Abdall-llah b. Abbasi transmeton: Omeri r.a duke qenë mbi (hytben) vendi ku mbahen ligjeratat ku pejgamberi a.s mbante (hytben) ligjeratën tha: “ nuk ka dyshim se Muhammedi a.s është i dërguar i All-llahut xh.sh dhe atij i ka zbritur libri (Kurani). Në këtë libër të zbritur kishte vërsetin e gurëzimit të personit që bënte zina. Këtë vëset ne e mësuam përmendësh, e kuptuam shumë mirë, pejgamberi a.s e veproi këtë pastaj e vepruam dhe ne. Për këtë kam frikë se popujt qe do vijnë pas nesh këtë për këtë dënim do thonë se ky nuk ekziston në kuran dhe do të humbasin (devijojnë nga rruga e drejtë). Nuk ka dyshim se në librin e All-llahut xh.sh thuhet se burri ose gruaja të cilët janë të martuar dhe bëjnë zina ato dënohen më gurëzim.
Leximi i vërsetit që është anulluar leximi nga kurani.
Nëse burri ose gruaja kanë bërë zina ata dënojini me gurëzim. Ky është një dënim që vjen nga All-llahu xh.sh, All-llahu xh.sh është madhëruar dhe gjykues.

Ebu Hurejre tregon: “Në momentin kur Pejgamberi a.s ishte në xhami i erdhi para tij njëri nga myslimanët dhe i tha: O i Dërguar i All-llahut xh.sh! Unë kam bërë zina.
Pejgamberi a.s i kthej kurrizin. Personi këtë gjë e përsëriti katër herë. Pasi personi paditi veten katër herë pejgamberi a.s e thirri dhe e pyeti.
A mos valë je me të meta mendore?
Jo.
A je i martuar?
Po.
Çojeni këtë person dhe gurëzojeni.

Imran b. Hysejn transmeton: Një grua nga fisi Xhuhejne nga vepra e zinasë kishte ngelush shtatëzënë dhe vjen tek Pejgamberi a.s e i thotë: “O i dërguar i Al-llahut xh.sh unë kam bërë një vepër që dënohet me gurëzim prandaj teprojeni mbi mua atë. Pejgamberi pas këtyre fjalëve thirri prindin e sajë dhe i tha këtë mbajeni mirë deri sa të lindi, kur të lindi silleni këtu para meje. Prindi i sajë e veproi urdhrin e Pejgamberit a.s. Pas kësaj Pejgamberi a.s dha vendimin për gruan që të gurëzohet. Gruas ia lidhën rrobat për trup dhe pastaj e gurëzuan. Pas kësaj Pejgamberi a.s ia fali namazin e xhenazes vetë. Omeri r.a për këtë tha: “ O i dërguari i All-llahut xh.sh! Si ia falni xhenazen kësaj gruaje duke qenë vepruese e një gjynahi si binaja?
Pejgamberi a.s i tha: O Omer ajo grua ka bërë një tevbe (pendim) që nëse do ia ndanim këtë tevbe 70 burrave në Medine do u dilte tepër. Ti a mund ta gjesh ndo një njeri tjetër përveç kësaj që tia dorëzoj jetën kaq bujarisht?
Këtu shkaku i faljes së namazit të xhenazes nga ana e Pejgamberit a.s është pendimi i gruas jo gurëzimi sepse në një hadith tjetër shohim se Pejgamberi a.s nuk ka pranuar tia fali xhenazen personit që ka bërë zina.

Dënimi i personit të pa martauar që bën zina.

Personi i pa martuar që bën zina dënohet. Dënimi i tij është 100 të rëna (shkopi) dhe një vit internim. Në Kuran thuhet: “ (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t"i rrahni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.)â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 09/02/2009 4:23 p.m.
Teilen: