Itali, mediat: Edhe Inter kërkon transferimin e Lorik Canës?
Pas Lacios, Milanit, edhe Inter është futur në garë për ta transferuar yllin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën.
Sipas medieve italiane, kosovari që luan në Gallatasaraj, është duke u vëzhguar nga skuadra “nerazure”. Ekipi turk për transferimin e shqiptarit, i cili kërkohet edhe nga Aston Villa dhe Hamburg, kërkon 10 milionë euro.
Kosovari verën e kaluar u transferua nga Sanderlendi në gjigantin turk, por sipas medieve të huaja, ai në fund të këtij sezoni do të largohet nga Stambolli, ndonëse ende nuk dihet e ardhmja e tij.
Më herët ishte spekuluar se destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Lacio. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Igli Tare, ka kohë që është duke bërë përpjekje që ta transferojë kosovarin në kryeqytetin italian.