I penduari i Kamorrës: Mafia shkriu Topin e Artë të Maradonës në 1986
Një i penduar i mafias italiane ka shpjeguar se bota e nëndheshme e krimit ndërkombëtar ka vjedhur e më pas ka shkrirë Topin e Artë që iu dhurua Diego Armando Maradonës në vitin 1986.
Rasti është zbuluar pasi U përpoq që t'i rikthente Maradonës Topin e Artë të grabitur, të cilin e kishte fituar si lojtari më i mirë i Botërorit të 1986-s në Meksikë, por ishte vonë.
Ky trofe ishte shkrirë nga hajdutët dhe floriri ishte marrë.
Një prej lojtarëve më të mirë të botës, në të njëjtën kohë dhe idhulli i tifozëve napolitanë, u kënaq me rikthimin e disa orëve dhe bizhuterive, që i ishin grabitur në vitin 1989 në bankën e Napolit.
Këtë dëshmi e ka dhënë një i penduar i Kamorës, bosi i Mianos, Salvatore lo Ruso, i cili shton gjithashtu se ai i kishte siguruar lojtarit edhe lëndë narkotike, më shumë se një herë. Bosi i kërkoi klanit Mariano që t'i rikthenin sendet e vjedhura dhe kjo u krye në pak kohë. Kur Maradona mori sendet e tjera, vuri re që një prej tyre s'i përkiste atij dhe e riktheu.