Benachrichtigungen
Alles löschen

Vrasja e Omerit r.a.

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
149 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3795]

Vrasja e Kalifit Hazreti Omer r. a. sipas gazetës "Jethrib" që botohej në atë kohë.

Historianët janë të ndarë rreth motivit të vrasjes së kalifit Omer r. a. Për derisa një grup mendon se kalifin e ka mbytë robi i Mugirit me emrin Ebu Llullu, për shkak të mos uljes së rentës, grupi tjetër mbështet mendimin se kalifi ishte viktimë e një intrige të përgatitur nga persiani Hurmizi, i krishteri Xhefini, dhe Ebu Lulu Firuzi.

"JETHRIB" ka qenë gazeta më e përhapur e asaj kohe. Kjo gazetë me datën 26, dhu'l- hixhxhe të vitit 23, me rastin e vrasjes së kalifit hasreti Omerit r. a. shkruante:

"Një persian në xhami e sulmoj kalifin dhe e plagosi së bashku me 13 persona të tjerë dhe pastaj bëri vetëvrasje." Më tej, shkruan, sapo përfunduam me përgatitjen e gazetës, ne u nisëm në xhami për namazin e sabahut, me ç'rast na arriti një lajm i dhimbshëm për tentim atentati ndaj kalifit në momentin kur ai përgatitej për faljen e namazit.

Populli arab nuk njeh këso vepre të ulët, por as që pranon një trimëri të tillë. Sikur ta sulmonin kalifin në një fushëbetejë të hapur me qindra kësi horrash, ai me siguri do t'ua thyente eshtrat. Por ky sulm dhe kjo vepër ndaj kalifit ndodhi tradhtisht, pas shpine, mu në kohën kur ishte duke i ngritur duart lart për të kënduar tekbirin fillestar.

Ne edhe më herët, vazhdon gazeta "JETHRIB", e kemi paralajmëruar qeverinë që të jenë të kujdesshëm me disa persona të dyshimtë, të cilët kanë ardhur në Medinë nga vende të largëta, dhe vetë Zoti e di se me çfarë idesh janë të frymëzuar. Gjithashtu e kemi sinjalizuar edhe vetë kalifin që të mos dalë pa armë dhe pa mbrojtje, sepse edhe Medina është përplot me persona të dyshimtë.

Numri tjetër i gazetës "JETHRIB", sjell këto lajme:
"Kalifi hyri në xhami që, sipas zakonit të falet me xhemat. Në dorë mbante shkopin me të cilin tregonte se si duhet të rregullohen safat, pasi në çdo punë donte të kishte rend dhe rregull. Xhemati e priti shumë mirë duke ia mundësuar kalimin deri te mihrabi. Pastaj duke u kthyer nga Kibla, i ngriti duart lart për të kënduar tekbirin. Mirëpo, ende pa e kryer tekbirin, një njeri që qëndronte prapa tij, e goditi me thikë në shpinë. Duke mos e pritur këtë sulm të befasishëm, nga një goditje mjaftë e rëndë, kalifi rrëshqiti dhe me atë rast edhe vrasësi për pak u rrëzua, por arriti që me dorën e majtë të mbahej për krahun e kalifit dhe vazhdoi me tërë forcën që kishte, ta therte Omerin r. a. Kalifi u kthye dhe bëri rezistencë. Duke e goditur në gjoks kriminelin i tha: "A dëshiron të më vrasësh o rezil? Krimineli rrëshqiti, por shpejt u ngrit dhe e sulmoi prapë me thikë duke e goditur shumë ashpër. Këtë herë Omeri r. a. u rrëzua. Me atë rast i tërë xhemati i pranishëm sikur u step dhe mezi u këndell për t'iu vërsulur kriminelit. Krimineli, si i tërbuar vrapoi për të dalë jashtë duke bërë lëvizje të shpejta me thikë në dorë, dhe duke plagosur edhe 13 njerëz të tjerë. Kur pa se nuk kishte shpëtim dhe se nuk mund të ikte, bëri vetëvrasje.

Xhemati u kthye i hutuar në drejtim të Kalifit, i cili në atë moment pyeti se a gjendet aty diku Abdurahman bin Avfi. Abdurahmani u përgjigj: Po sundimtar, këtu jam. Kalo këndej dhe falja namazin xhematit,-këto qenë fjalët e kalifit. Edhe pse në këtë moment gjendjen e kishte tepër të rëndë, Omeri r. a. mbeti Omer, ai edhe me këtë rast nuk e harroi obligimin e si udhëheqës dhe besimtar.

Derisa Abdurahmani i printe xhematit që ishin duke u falur, Omeri r. a. duke u mbështetur ngadalë në bërryla, u shtri në tokë dhe me lëvizjen e buzëve përcillte xhematin në namaz. Pas namazit, të pranishmit dëshiruan ta dërgonin në shtëpi, por se kalifi, duke buzëqeshur tha: "Ma jepni shkopin, vallë a mos e keni parë ndonjëherë udhëheqësin pa shkop?" Nga këto fjalë të tij të gjithë qeshën, por nga sytë e tyre rrillën lotët, të cilët binin në duart e kalifit që ishin të mbuluara me gjak. Të pranishmit, duke e mbajtur kalifin, e dëgjuan të ketë thënë: "E falënderojë Allahun që këtë vepër nuk e kreu ndonjë nga myslimanët."

Më tej shkruan "JETHRIB": Bashkëpunëtori jonë kishte kuptuar se vrasësi ishte një persian nga Nihavenda me emrin Ebu Llullu Firuz, i cili kishte qenë rob i Mugire bin Shubetit, dhe vazhdon: " Para disa ditësh Ebu Llullu kishte qenë te kalifi për ta akuzuar Mugiren për rritjen e rentës. Biseda në mes kalifit dhe Ebu Llulluit u zhvillua në këtë mënyrë:
Kalifi e pyet Ebu Llulluin: Sa e ke rentën?
Çdo ditë nga dy dërhemë-ishte përgjigjur Ebu Llullui.
E konsideroni ju këtë çmim të lartë?-e pyet Kalifi.
Po, u përgjigj Ebu Llului.
Me çfarë pune merresh? Ishte pyetja tjetër e kalifit.
Jam farkëtar, latues dhe kazanxhi,- u përgjigj Ebu Llullui.
Merresh me tre zanate dhe ankohesh se janë shumë dy dërhemë në ditë. Jo, sipas fitimit, renta e jote nuk është e lartë. Në këtë mënyrë Omeri r. a. e refuzoi ankesën e Ebu Llulluit.

Mendohet se pas kësaj bisede mes kalifit dhe Ebu Llulluit, ai vendosi ta vriste, gjë që edhe e bëri këtë akt të shëmtuar.

Abdurahmani, i biri i Ebu Bekrit r. a. rrëfen se si një natë para se të ndodhte sulmi ndaj Omerit r. a. i kishte parë Hurmuziunë, Xhefinën dhe Ebu Llulluin, duke pëshpëritur diçka. Ata, me të vërejtur Abdurahmanin, u larguan, dhe njërit prej tyre i ra thika dytehëshe. Abdurahmani, duke vazhduar rrëfimin, thotë: "Ishte po ajo thikë me të cilën është goditur Omeri r. a." Më parë thamë se ky kriminel i ndyrë, me rastin e vrasjes së Omerit r. a. , kishte plagosur edhe 13 persona tjerë, sepse ata e kishin sulmuar dhe penguar ikjen e tij. Prej tyre shtatë vetë kishin marrë plagë vdekjeprurëse. Ata u varrosën me ikindi. Namazin e xhenazes ua kishte falë Suhejbi, i cili me atë rast zëvendësoi kalifin e plagosur rëndë. Ndërsa për gjashtë të plagosurit e tjerë Omeri r. a. menjëherë e dërgoi të birin, Abdullahun, që t'i vizitonte dhe ta informonte për gjendjen e tyre shëndetësore.

Për këtë interesim dhe kujdes të madh të kalifit ndaj të plagosurve, të gjithë të pranishmit u mallëngjyen dhe iu drejtuan Allahut me lutje që sa më parë të shërohej. Mirëpo komisioni i mjekëve prej gjashtë anëtarësh konstatoi se kalifi kishte marrë gjashtë goditje, kishte humbur sasi të madhe të gjakut dhe se i tërë organizmi i brendshëm në stomak ishte shqyer, ndërkaq kur e ushqyen me qumësht, qumështi i rrodhi nga vrima e plagës fare i pa ndryshuar. Allahu na mëshiroftë!

"Jethrib" në numrin vijues njoftonte për vdekjen e kalifit, duke dhënë në hollësi një përshkrim për jetën e tij para dhe pas pranimit të Islamit e deri tek meritat e mëdha për përhapjen dhe zgjerimi e Islamit.

Në xhenazen e Omerit r. a. ishte e pranishme tërë Medina. Varrimi i tij u bë në afërsi të Resulullahut dhe pranë H. Ebu Bekrit. Namazit të xhenazes i priu Suhejbi. U bë e njohur se në ç'mënyrë Kalifi, Omer r. a. përcaktoi këshillin për zgjedhjen e udhëheqësit të ri. Abdullahut, birit të vet, ia la porosinë se cili të zgjidhej kalif i ri, atij t'i përcillej selami dhe t'i dorëzohej letra.

Për Omerin r. a. është shkruar dhe akoma vazhdon të shkruhet, por ky ishte një shkrim i shkurtë rreth fundit të jetës së tij të cilin, qysh në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar e botoi Abdulkadir El- Madhini në të përmuajshmen egjiptiane "ER-RRISALE". Autorit në fjalë i kishin ra në dorë disa nga gazetat e asaj kohe, si "JETHRIB" dhe "DARUL'l- HIXHRE".

_______________________________________

* Marrë nga "EL-HIDAJE", nr. 3, shkurt, 1937, Sarajevë.

Ky material u botua para disa kohe në Revistën Shkencore, Kulturore, Islame, "EDUKATA ISLAME" nr. 68-69, faqe 163-166.

SQARIM: Gazetat që dilnin në atë kohë ishin "JETHRIB" dhe "DARU'L-HIXHRE". Gazeta "Jethrib" ishte më e lexuar dhe më e përhapur. Bashkëpunëtorë të saj ishin njerëz të famshëm, shokët e Pejgamberit a. s. , të cilët bashkë me të dhe të tjerët, si Ebu Ubejdi, Halid in Velidi etj., luftuan për islam. "Jethrib" dilte menjëherë pas namazit të sabahut, në mënyrë që sa më shpejtë t'u arrinte lexuesve në dorë. Është meritë e "Jethribit" për udhëheqjen e fushatës që të niste shtypja e monedhës arabe, dhe në këtë mënyrë të bëhej heqja e monedhës persiane dhe greke, të cilat i përdornin arabët. Kështu gjatë kohës së kalifit të Omerit r. a. nisi farkimi i monedhës arabe. Si model i farkimit të monedhës u morë monedha persiane. Në njërën anë u gdhendën shkronjat "Elhamdu li'l-lahi", kurse në anën tjetër : "Muhammedun resulull-llah". Në fillim farkimi i monedhës bëhej nga bakri, kurse më vonë filloi të punohej edhe nga ari. (Nga revista e njëjtë).


 
Veröffentlicht : 26/08/2009 1:32 a.m.
Teilen: