Benachrichtigungen
Alles löschen

Ja se çfarë ka përgatitur All-llahu për besimtarët në Xhenne

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
184 Ansichten
(@syziu_mitro)
Beiträge: 1098
Noble Member
Themenstarter
 
[#3800]

All-llahu i Madhëruar thotë:

"Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopsht dhe bu­ri­me.
Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika! Dhe ne nga kraharorët e tyre do t'ua heqim smirën,
ata do të qën­drojnë sikur vëllezër njëri përballë tjetrit.
Aty nuk i pre­kë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren prej tyre."
(el-Hixhr, 45-48)
"O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikë­lloni!
Ata, të cilët kanë besuar argumentet tona dhe ka­në qenë muslimanë.
Hyni në Xhenet, ju dhe bashkë­shortet tuaja, të gëzuar!
Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari.
Aty do të keni gjithë çka që u dëshi­ron shpirti dhe ua kënda syri.
Ju aty jeni përgjithmonë. Dhe ai është Xheneti që u jipet në trashëgim për atë që keni punuar.
Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani."
(ez-Zuhruf, 68-73)
"Të devotshmit, pa mëdyshje, kanë vend të sigurt.
Në kopshte me burime; të veshur në mëndafsh e kadife,
për­ballë njëri-tjetrit. Gjithashtu do t'i kurorëzojmë me hyri symëdha.
Aty mund të kërkojnë, të sigurt, çfarëdo lloj pemësh që të dëshirojnë.
Aty nuk do ta shijojnë vdekjen përveç vdekjes së parë dhe Ai do t'i ruaj nga dë­nimi me zjarr.
Nga mirësia e Zotit tënd, ai është suk­ses i madh."
(ed-Duhan, 51-57)
"Të mirët, njëmend, do të jenë në kënaqësi të Xhenetit.
Do të shikojnë nga divane; Në fytyrat e tyre vërehet gëzimi e lumturia.
Do t'u jepet të pijnë nga pije të vulo­sura,
vula e të cilave është misk dhe për këtë le të bëj­në gara konkurrentët;
do të jetë e përzier me ujë Tesni­mi. Burimesh, prej ku pijnë të afërmit."
(el-Mutàffifîn, 22-28)

Ajetet për këtë kapitull janë të shumta e të njohura.

Hadithi 1890

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë:
"I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: "All-llahu i Madhëruar thotë:
"Për ro­bë­rit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e dikujt nuk e kanë parë,
veshët nuk e kanë dëgjua dhe në mend nuk i ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi:
"Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin."(es-Sexhde, 17).

(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1891

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë:
"I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
"Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të jetë në figurë të Hënës katërmbëdhjetëshe,
e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm.
Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe,
as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje.
Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku.
Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik,
kurse çiftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell."

(Muttefekun alejhi)
Në transmetimin sipas Buhariut dhe Muslimit thuhet:
"Enët e tyre në të (Xhenet) janë të arit,
djersa e tyre është misk; për çdo xhenetli ka dy gra,
palca e kërcit të të cilave do të shihet nga jashtë prej bukurisë.
Ndërmjet tyre nuk do të ketë mospaj­tim, as konflikt e hidhërim.
Zemrat e tyre janë një zemër. All-llahun do ta madhërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje."

Hadithi 1893

Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet të ketë thënë:
"I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
"Unë vërtet e di xhehenemlinë e fun­dit që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë në të.
Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zva­rritur,
e All-llahu, pasi të zvarritet, do t'i thotë:
'Shko hy në Xhe-net!' Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t'i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë:
'O Krijues, unë e gjeta përplot!' All-llahu do t'i thotë këtij njeriu:
'Shko, dhe hy në Xhe-net, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja'. Njeriu do të thotë:
'Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?' Trans­metuesi thotë:
"Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët.
Pat thë­në: "Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë."

(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1894

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë­në:
"Vërtet një besimtar në Xhenet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit,
çadër e cila do të jetë me vrimë, aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje.
Besimtari aty do ta ketë familjen e tij, të cilës do t'i shkojë dhe vijë (do t'i bëjë tavaf).
Familjet e tij nuk do të shihen me njëra tjetrën."

(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1896

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë:
"Vërtet xhenetlitë do t'i shohin mbi vete banorët e Gu­re­fit siç i shikojnë yjet banorët e tokës,
ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim.
Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë.
" Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t'i arrijë tjetër­kush?" Ai ka thënë: "Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgam­berëve të tyre."

(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1901

Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejret r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
"Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: "Vërtet ju është dhënë jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë mos u sëmurni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të pla­keni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të arrini në mjerim dhe të keqe!"

(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1904

Nga Xherir b. Abdull-llahu r.a. transmetohet të ketë thënë: "Ke­mi qenë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e ai shikoi në Hënën katër­mbëdhjetëshe dhe tha: "Vërtet ju kështu do ta shihni Krijue-sin tuaj dukshëm siç e shihni Hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shty­heni ndërmjet veti që ta shihni."

(Muttefekun alejhi)

All-llahu i Madhëruar thotë:

"Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre, në Xhenet të kënaqësisë ku do të rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: "Qofsh lartësuar o All-llah!" dhe për­shën­detja e tyre "Paqe!", ndërsa lutja e fundit "Falë­n­de­rimi është për All-llahun, Zot i botëve!"
(Junus, 9-10)

I falem All-llahut që na ka drejtuar në tërë këtë.

Vërtet ne ku­rrë nuk do ta zbulonim rrugën e

vërtetë, po mos na kishte udhë­zuar All-llahu.

All-llahu im, lartësoje Muhammedin, robin dhe Pejgamberin tënd,

Pejgamberin e pastër siç lindi nga nëna dhe familjen e Muha-me­dit,

gratë e tij të ndershme dhe pasardhësit e tij, siç ke bërë me Ibrahimin

dhe familjen e tij. Dhe bekoje Muhammedin, të pastër siç lindi nëna

dhe familjen e Muhammedit, gratë e ndershme të tij dhe pasardhësit e tij,

siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e tij në bo­tëra. Vërtet

Ti je i falënderuar dhe i madhëruar.

Dërguar nga:
feris bytyqi


Love is nothing, to love is something, but to love and be loved is everything

 
Veröffentlicht : 26/08/2009 2:28 a.m.
Teilen: