Benachrichtigungen
Alles löschen

VLERA E VDEKJES

5 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
311 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6004]

VLERA E VDEKJES

Me të vërtetë falënderimi i takon Allahut s.v.t., Atë e falënderojmë, te Ai mbështetemi dhe prej Tij falje kërkojmë, te Allahu kërkojmë mbrojtje prej të keqes së shpirtrave tanë dhe prej veprave tona të këqija. Kë e udhëzon Allahu në rrugën e drejtë, askush nuk mund ta dërgojë në humbje, ndërsa kë e lenë Allahu në humbje, për të nuk ka udhëzues.

"O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu siç i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!"

Nuk do doja të shtoj tjetër në lidhje me këtë temë, përveç se disa hadithe të besueshme (sahih), ajete kuranore dhe thënije të dijetarëve të ndershëm që të kemi mundësi të përfitojmë dhe të veprojmë sipas tyre.

-VDEKJA ËSHTË DHURATË E BESIMTARIT! (hadith)
-
NJERIU I URREN DY GJËRA:
E URREN VDEKJEN,NDËRSA AJO ËSHTË MË E MIRË PËR TË SE SA SPROVAT DHE URREN PASURINË E VOGËL DHE MODESTE, NDËRSA ME TË MË LEHTË DO TË JAPË LLOGARINË! (AHMEDI)

-DUNJAJA ËSHTË KARAKTERIZUAR PREJ DIJETARËVE (MUSLIMI, TIRMIDHIU, IBN MAXHE DHE AHMEDI) SI:” BURG PËR BESIMTARIN,NDËRSA XHENNET PËR JOBESIMTARIN!”

-TRANS. EBU KATADE,SE PËRSKAJ TË DËRGUARIT s.a.v.s.,KALOI NJË XHENAZE,ME Ç’RAST AI KONSTATOI:
”AI I CILI ËSHTË REHATUAR DHE NGA I CILI JANË REHATUAR TË TJERËT!”
NJERËZIT PREZENT PYETËN:
”O I DËRGUARI I ALLAHUT,KUSH ËSHTË AI QË ËSHTË REHATUAR DHE KUSH ËSHTË AI PREJ TË CILIT JANË REHATUAR?”
U PËRGJIGJ:”
“ROBI BESIMTAR ME VDEKJE ÇLIROHET NGA VËSHTIRËSITË E DUNJASË,NDËRSA NGA ROBI JOBESIMTAR,ME VDEKJEN E TIJ ÇLIROHEN(NGA E KEQJA E TIJ) NJERËZIT, QYTETET, DRUNJTË DHE KAFSHËT!”(BUHARIU)

-PËRKUJTONI SA MË SHUMË ATË QË I NDËRPRENË KËNAQËSITË (VDEKJEN)! (TIRMIDHIU)

-ABDULLAH b.OMERI r.a.,trans. SE I DËRGUARI I ALLAHUT s.a.v.s.,ishte pyetur:
”O I DËRGUARI I ALLAHUT, KUSH JANË BESIMTARËT MË TË MENÇUR?”
ISHTE PËRGJIGJUR:
”ATA TË CILËT MË SË SHPESHTI PËRKUJTOJNË VDEKJEN DHE TË CILËT JANË MË TË PËRGATITUR PËR TË,ATA JANË MË TË MENÇURIT!” (IBN MAXHE)

-PAVLERËN E KËSAJ BOTE NUK E ZBULON ASGJË MË SHUMË SE VDEKJA. SECILIT I CILI QË KA PAK MENÇURI, AJO NUK I LË ASPAK HAPËSIRË QË T’I GËZOHET KËSAJ BOTE. SA HERË QË PERSONI TA PËRKUJTOJË VDEKJEN, KJO BOTË DHE GJITHËKA KA NË TË, NË SYTË E TIJ BËHEN TË PAVLEFSHME!(HASAN EL BASRIU)

-ALLAHU S.V.T. THOTË:
“LËRI (MUHAMMED) ATA, TË HANË, TË DËFREHEN DHE T’I PREOKUPOJË SHPRESA (SE DO TË JETOJNË SHUMË), E MË VONË DO TA KUPTOJNË! (HIXHR,3)

-Shënon Ebu Nuajmi dhe El-Bejhekiu në “Shuabul-Iman” nga Enesi r.a. i cili thotë: Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s., : “Vdekja është shpagim për çdo musliman”. Ibnul Arabiu thotë se është hadith i vërtetë (sahih). Ndërsa Imam Kurtubiu thotë se vdekja është shpagimi për shkak të fatkeqësive dhe dhembjeve që përjeton njeriu në momentin e vdekjes. I Dërguari i Allahut s.a.v.s., thotë: “Nuk ka musliman të cilin e godet ndonjë pakënaqësi (e keqe, fatkeqësi) qoftë edhe ndonjë gjemb apo diç më e vogël se ajo e që Allahu mos t’ia mbulojë me të gabimet dhe të metat e tij!” (Buhariu 111/10) dhe (Muslimi 2571). Kur për një të keqe të vogël Allahu i falë mëkatet e muslimanit, atëherë çfarë mendon për vdekjen dhe agonitë e saj që janë më të vështira dhe më të rënda se 300 goditje me shpatë?!.

Ibën El-Mubareku përmend në librin e tij “Ez-Zuhd” dhe Ibën Ebi Ed-Dunja nga Mesruki i cili kishte thënë: “Nuk kam patur lakmi askënd, përveç një besimatar në varrin e tij, sepse ai është i mbrojtur nga dënimi i Allahut dhe i qetë nga fatkeqësitë dhe hallet e kësaj bote!”.

Kurse Ibën Ebi Shejbeh e tregon në këtë version: “Nuk ka diç më të mirë për besimtarin se varri i tij. Aty do jetë i qetë nga hallet, problemet, brengat dhe fatkeqësitë e kësaj bote dhe do jetë i mbrojtur nga dënimi i Allahut!”

Lus Allahun s.v.t. që të përfitojmë nga kjo temë që të jemi edhe ne prej atyre që mendojmë sa më shumë për vdekjen dhe të jemi prej tyre që pregaditemi pë të AMIN!


 
Veröffentlicht : 05/03/2012 1:41 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Shumica nga ne e shohim me sy te kundert vlerat e vdekjes. Te gjithe jemi mysafir ne kete bote, pra ashtu siq erdhem ashtu do te ikim.


 
Veröffentlicht : 05/03/2012 1:54 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 

E vertet dhe nuk i shikojna veprat tona ndesa te vdekurin e percjellin tri gjera ne varr, dy kthehen ndersa mbetet njera, e percjellin familja, pasuria dhe veprat kthehen familja dhe pasuria veprat mbesin me ne insha Allah veprat tona jane te mira se nese veprat nuk jan te mira dynjaja shkoje e hupum edhe boten e perjetshe


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 05/03/2012 2:02 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Kam lexu edhe kete se, qdo person ne varin e tij do te kete nje shok. Ne rastese ky eshte shok i mire, ai do te kalojë mire, por ne rastese ky shok eshte i keq, ka me kaluar shume keq...

A e dini se kush eshte ky shok???

EshtE vepra e juaj qE keni bere per dunja, pra zgjedhni shokun e juaj para se t'ju vije " meleku i vdekjes

Allahu s.v.t., na e mundesoft kete inshallah, qe ta kemi perfundimin e mire dhe te vdesim me Iman dhe vlere


 
Veröffentlicht : 05/03/2012 2:18 a.m.
(@gonii)
Beiträge: 200
Estimable Member
 

Ska me mir se me dek je rahat tani slun as kush me ty as sta prish kerkush .


 
Veröffentlicht : 05/03/2012 11:25 p.m.
Teilen: