Benachrichtigungen
Alles löschen

LETËR NGA DËSHMORI

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
278 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#6005]

I dashur baba, nënë, grua dhe fëmijë dhe të gjithë ju që akoma nuk ma keni harruar emrin! Po ju shkruan, djali, vëllai dhe babai juaj....dëshmorë nga Xheneti.

Lus Zotin që letra ime tu gjej shëndosh e mirë të gjithëve!

Selam alejkum-paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Unë jamë shumë mirë këtu tek Zoti dhe asgjë nuk më mungon nga të mirat e Tij, çdo dëshirë që e kisha Allahu ma plotësoi përveç njërës që ishte e pamundur, kërkova që të më ringjallte dhe të vritesha prapë në rrugë të Tij duke e mbrojtur, fenë, vendin, tokën, pasurinë e familjen time por kjo më tha se është e pamundur. Megjithatë në vend të saj Allahu më garantoi se do të më mundësojë që të ndërmjetësoj për shtatëdhjetë nga të dashurit e mi që t’i fus në Xhenet, kështu ju prindër dhe bijtë e mi mos u mërzitni por duroni sepse kam vendosur që ju të jeni të parët që do të takoheni me mua këtu në shtëpinë time të re në Xhenet.

Ndoshta habiteni se nuk ju kam shkruar më herët porse pata vendosur të mos u shkruaj që të mos mërziteni mirëpo ja sot pas dymbëdhjetë vitesh nga vrasja ime ndryshova mendje dhe nuk pata rrugëdalje tjetër e as s’munda të duroj më tepër me atë çfarë është duke ndodhur në vendin tim për të cilin edhe rashë shehid. Letrën nuk ua kam drejtuar juve te dashurit e mi por të gjithë atyre të cilët e kanë tepruar në Kosovë dhe janë bërë për kritika.

Përmes saj dua të rikujtoj shumë gjëra dhe shumë njerëz të cilët kanë harruar amanetin tonë, të cilët po shkelin mbi gjakun tim.

-Letrën ja drejtoj të gjithë atyre që nuk po kujdesen sa duhet për prindërit e mi, nuk i nderojnë ata sa duhet dhe i lënë të kenë ankesa. Prindërit e mi kanë nevojë për respekt më të madh si nga institucionet ashtu edhe shoqëria, atyre pensioni nuk po u del as për ilaçe, nuk janë të nderuar sa duhet bile kam dëgjuar se as në autobus nuk po ju jepet përparësi nga të rinjtë që të ulen në karrige.

-Atyre që fëmijët e mi të cilët i kam lënë të vegjël në prehrin e nënës së tyre, kurse të voglin nuk e njoh sepse lindi një muaj pasi vdiqa, u drejtohem që të kenë kujdes të mos mi nënçmojnë, të mos mi poshtërojnë sepse jam duke e parë se fëmijët e mi shpesh pyesin nënën e tyre ku është babai ynë që kurrë nuk e kemi parë pse ai nuk vjen si babi i shokut të bankës në shkollë që të mi sheh pesat e mia në ditarë, pse të gjithëve baballarët u japin te holla në shkollë e unë nuk kam para por vetëm i shikoj se si ata blejnë ushqime?! Bile nuses time tani kanë filluar t’i hargjohen bisedat dhe format e qetësimit me të cilat deri tani i ka mbajtur të qetë fëmijët e mi karshi këtyre pyetjeve. Ah, sa i mërzitur dhe i zhgënjyer jam me ata që po u bërtasin e nuk i afrojnë fëmijët e mi, as nuk ua ledhatojnë kurrë kokën, ah sa me padurim pres Ditën e Gjykimit me ata që fëmijëve të mi shpesh edhe ua ofendojnë nënën e tyre të ndershme e cila e ruajti moralin e saj. a thua që të silleni me ta në këtë formë i lash jetima?!

-Këtë letër ua dërgoj edhe atyre që mendojnë ligësi dhe flasin paturpësisht për gruan time, mendojnë se ajo nuk ka pasur dëshirë ta ketë burrin e saj gjallë, mendojnë se ajo është një e ve që mund ta mashtrojë ndokush, oh Zot sa poshtërsi, si kanë guxim këta të ligë t’i shpijnë mendjet e tyre të shthurura deri në këtë pikë. A thua unë vdiqa dhe me gjakun tim e ujita lirinë tuaj që sot po e gëzoni që ju pastaj të silleni kaq poshtër me gruan time. Këtë kurrë nuk e kamë menduar. Ajo duhet të trajtohet si mos më mirë sepse unë për ju dhashë gjënë më te shtrenjtë për nderin e grave dhe fëmijëve tuaj që sot të jetojnë më mirë dhashë jetën time i lashë jetim fëmijët e mi nënës nuk ju terën sytë kurrë që nga ajo ditë kur morri vesh për vrasjen time, lash gruan duke më pritur në dritare tash e dymbëdhjetë vite, të gjithë familjen e lash në ankth, kurse ju, ju që këtë ma ktheni me të keq, aq shumë sa sillni mendime të këqija në kokë edhe për gruan time. O Zot të, të lutem ma shto durimin dhe forcoma familjen deri kur të takohem me ta sepse këtë nuk e pata bërë plan se do të më ndodhte.

-I drejtohem disa shokëve të mi të luftës dhe disa komandantëve me të cilët ishim betuar së bashku se do të luftonim për të mirën e vendit dhe të popullit, kurse sot dikush prej shokëve të mi e ka harruar këtë betim, sa keq, për çfarë e harroi? Sepse paraja e mashtroi, pozita e nënshtroi dhe ju robërua epsheve të tij. O ish komandantët e mi sa shpejt harruat fjalët tuaja me të cilat na jepnit moral e kurajo para betejave duke na thënë se do të vdesim për këtë vend, do të sakrifikojmë për të, do të jemi shërbëtorë të saj deri në vdekje, sa shpejt harruat ato që neve na i mësonit. Çfarë ndodhi me juve kështu ju lutem korrigjojeni veten sa më parë sepse dikur do të bëhet vonë e kam frikë se mos emrat vetëm për keq do tu përmenden.

-I drejtohem njerëzve të qeverisë të cilët pa harxhuar asgjë e gjetën shtetin të gatshëm, sepse ne ua pastruam rrugët me gjakun tonë, ua blemë karriget me jetët tona kurse ata sot janë në gjendje të hanë njëri tjetrin, të shpifin, të luftojnë, të armiqësohen dhe shtetin ta lënë aty ku është vetëm që ë mbesin në postet e veta.

-U drejtohem atyre që deri dje flisnin për një jetë më të mirë të cilën të gjithë e ëndërronim, për të cilën çdokush dha diçka, të gjithë së bashku e ndërtuam këtë vend me fjalët tona garantonim çdo gjë për popullin, atyre që deri dje e njihnin Zotin ndërsa sot e luftojnë fenë e tyre, pse ju dha pozita ua ndalojnë të drejtën e veshjes atyre që prindërit e vet bënë për këtë vend më shumë se ju që jeni nëpër pozita. A thua fjalët tuaja mos paskan qenë mashtrim vetëm për pushtet, gënjeshtra vetëm për autoritet, a thua po mendoni se jeni të pathyeshëm, po i bëni qejf vetes se nuk do të vdisni?! Të gjithë këtyre pyetjeve vet jepuni përgjigje.

-Deri dje e ndanim një kafshatë bukë të gjithë së bashku, a ju kujtohet disa prej jush kur bukën e fundit e pata marrë nga nëna ime në mal dhe ua solla juve që të hani prej saj kurse ju sot doni ta zhdukni njëri tjetrin për pasuri, keni blerë toka, pallate, ndërtuar vila, hotele e shtëpi, makinat tuaja nuk arrin askush t’i ketë, pasuritë tuaja nuk numërohen sa po dëgjoj se disa prej tyre keni filluar t’i regjistroni në emër të njerëzve të tjerë që të mos vëreheni, keni kujdes mos, mos kështu se nuk u ka hije, bile kohëve të fundit po më vijnë lajme se keni filluar t’i bëni kurtha njëri tjetrit, a harruat se kemi luftuar në një vijë ët frontit, se ja kemi ruajtur shpinën njëri tjetrit kurse tani ju doni t’ia ngulni thikën pas shpine të njëjtëve shokë. Kuku për ju çka ju ka gjetë!!!

-Po ndiej se keni filluar me i shti hundët nga pak edhe në punët e fesë duke u përzier aty ku nuk u takon sikur shumë keni filluar të bëheni kapadai, mos mendoni se nuk do të plakeni e as do të vdisni, merrni more mësim prej komunistëve që Zoti ua theu qafën e ruane veten të mos bëheni si ata se këtë fe nuk mund ta ndalë kush. A harruat se kur ishte koha e shkavit nuk e hiqnit Zotin nga goja me përmendje kurse sot ndodhë e kundërta, mos ndoshta e paskeni pasë nga frika e jo nga besimi?

-Në fund ju drejtohem të gjithë ju qeveritarëve, të keni kujdes me Mitrovicën dhe pjesën veriore të Kosovës e mos e humbni atë luftoni për të ashtu si luftuam para dymbëdhjetë viteve sepse pash Zotin nëse e humbni atë dijeni se keni shkelur mbi gjakun dhe amanetin tonë dhe ju betohem se do të ngjallem nga varri për të pasur punë fillimisht me juve e pastaj me shkijet.

-Ua them troq pa lajka se aspak nuk jemi të kënaqur me juve në pushtet dhe me atë çfarë jeni duke bërë. Tash e dymbëdhjetë vite asgjë nuk është për tu pasë lakmi përkundrazi keni dështu, nuk jeni në rregull dhe ta dini se ne nuk luftuam për të bërë ju sot atë që po e bëni për tu sjellë sallamadi nëpër Kosovë pa ju frikësuar as Zotit, as njeriut e as tokës që po ju mbanë.

-Nëse nuk merrni mësim në këto pika që i përmenda në letrën time dhe nëse nuk përmirësoheni atëherë mallku ju qoftë jeta që ua fali Zoti, mallku buka që ua dha toka dhe mallku gjaku e mundi i neve dëshmorëve ju qoftë që nuk paskemi pasur njerëz të besës për t’i lënë pas vete që ta vazhdojnë misionin që ne e nisëm.

Letrën e dërgon: .................dëshmori që jetën e dha për Zot e pastaj për këtë tokë, për njerëz, nder, e ditë më të lumtura.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 05/03/2012 2:23 a.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

:respekt: :lotet: :lotet: Kane harruar valla shumica se cfar kane premtuar ....


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 11/03/2012 3:55 p.m.
Teilen: