Të gjithë kemi nevojë të pendohemi. Vdekja vjen pa kohë të caktuar duke mos pyetur fare.
Sa prej të dashurve tanë ishin në mesin tonë; hanin, pinin dhe thoshin si ne se nesër do ta bëjmë këtë punë…e pasnesër do të shkoj atje për vizitë e kështu me radhë. Dhe më pas vjen momenti kur ai mbyll sytë përgjithmonë.
I dëgjon njerëzit duke thënë vdiq filani apo filania… Ndoshta kanë qenë edhe prej të afërmeve, apo prej të huajve… Fëmijë apo të rritur. Atyre do t'ju mbyllen të gjitha dëshirat dhe do të mbeten vetëm me veprat që kanë bërë në këtë botë.
S'ka dyshim se fjala vdekje është fjalë frikësuese, e cila e ndanë trupin nga kjo botë, dhe na përkujton që të mos jepemi aq shumë pas dëshirave të kësaj bote dhe stolive të saja mashtruese.
Atëherë, jemi të nevojshëm për pendim, posaçërisht në këtë kohë kur vdekjet e papritura janë të shpeshta.
Po ashtu, në të shumtën e rasteve dëgjojmë fjalën vdekje duke mos u përmendur fare shkaku i vdekjes.
Ndodhë që personi të jetë ulur në mesin e familjes dhe për një moment shtrihet të flejë, pa qenë fare i sëmurë, dhe kur familja dëshiron ta zgjojë atë, e gjen të vdekur. Apo del me makinë dhe në aksident vdes! Shembujt janë të ndryshëm nga jeta e përditshme.
Nëse personi ka qenë i dashur në mesin e njerëzve dhe me moral të lartë, e me kujtime të mira mbetet kujtimi i tij. Një poet ka thënë:
â€