1- Të zbukurohesh për gruan ashtu siç dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.
2- Të zgjedhësh metodën më të mirë për qortim, dhe ajo të jetë vetëm me arsye.
3- T'i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron të bisedojë apo qajë hallet me ty.
4- Ta thërrasësh me emra apo pseudonime më të bukura .
5- Të sillesh butë dhe të mahitesh (të bësh shaka) me të.
6- T'i shmangësh ngatërresave të cilat ndikojnë në dëshpërimin e saj shpirtëror.
7- Të vërejë te ti sinqeritetin dhe besnikërinë që ke ndaj saj, apo në një mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi apo mashtrimi i saj.
8- Shumë janë të dobishme surprizat apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.
9- Kur të hysh në shtëpi të jesh përgëzues dhe i buzëqeshur.
10- Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të duke i matur fjalët që të mos e ofendosh me diç.
11- Të flasësh për gjërat të cilat atë e gëzojnë.
12- Ta lavdërosh atë në prezencën e familjes tënde dhe të saj.
13- T"ia zbukurosh gjërat para saj me fjalë edhe nëse nuk janë realitet.
14- Të zhduket monotonia e përditshme qoftë ajo me ndonjë shëtitje apo me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë shoku të ri, etj.
15- T"ia mbulosh të metat e saja qofshin fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej mangësinë e saj para teje.
16- Duhet të kesh kujdes që problemet e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend djallit që ato t'i zmadhojë e t'i bënë të pazgjidhura dhe për shkak të tyre të pasojë shkurorëzimi.
17- Ta ndihmosh në punët e shtëpisë e sidomos kur ka nevojë për ndihmë.
18- Të respektosh mendimin e saj e jo vetëm ti të vendosësh për çdo çështje.
19- Të kesh mendim të mirë ndaj saj dhe të mos merresh me paragjykime.
20- Duhet ta lavdërosh atë aq shumë saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.
21- Duhet të kesh në konsideratë trupin e saj që të mos e mundosh shumë me punë kur ajo është në ciklin mujor apo shtatzënë.
22- Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e fëmijëve.
23- Të respektosh familjen e saj dhe mos e ndalo nga vizita e tyre.
24- Duhet ta shoqërosh gjatë ngrënies së ushqimit duke u ulur së bashku në një tryezë.
25- Ruaj fshehtësitë e saja të cilat i bisedoni mes vete.
26- Mos ia ceno të drejtat e saja që ia lejon feja.
27- Të jesh i drejtë në mes grave nëse ke më shumë se një.
28- Të ndihmoheni mes vete në devotshmëri ndaj Allahut, p.sh.: t'i mësosh gruas faljen e namazit, nëse nuk falet, apo diç tjetër.
29- Të mos largohesh nga shtëpia duke u vonuar nga kthimi për kohë të gjatë, me ditë, muaj e vite.
30- Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.
31- Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare apo në problemet tuaja bashkëshortore.
32- Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin e saj kur ajo keqësohet.
33- Ta shoqërosh atë në gëzimet e saj edhe nëse nuk është shumë me rëndësi për ty.
34- Të jesh në kontakt me të kur të udhëton për në ndonjë vend të largët.
35- Të jesh i qartë në shprehje kur kërkon diç nga ajo, në mënyrë që të mos keqkuptoheni.
36- Duhet që me gjakftohtësi të pasohen parimet Islame, sidomos në rast ngatërresash, ashtu siç thotë Allahu Fuqiplotë në Kur"anin famëlartë “...E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati (e në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhiâ€
ok mir e kuptove si duhet meja plocu te gjitha deshirat krues, po gruja aka obligim ndaj burit dhe cillat jon ato obligime
ok mir e kuptove si duhet meja plocu te gjitha deshirat krues, po gruja aka obligim ndaj burit dhe cillat jon ato obligime
polic natyrisht qe gruaja ka obligime ndaj burrit...ka shum obligim..i kam postuar ato besoj se ne tnjejten tem jan veq lypi dhe i gjen dhe i sheh cilat jan..
ronditi flm un kom gabu