Me emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Zotit Lavdiplotë, i Cili i dhuroi qenies njerëzore mendjen për të gjykuar, për të dalluar të bardhën nga e zeza, ndërsa të udhëzuarit të bardhën të bardhë, të zezën të zezë, dhe paqja dhe bekimet e Zotit ndaj të dërguarit të Tij të fundit, profetit Muhamed, i cili me sjelljet dhe veprat e tij e dëshmoi se qe prej të përzgjedhurve; nga fëmijëria e deri në vdekje, i la njerëzimit një trashëgimi madhështore, e kanë vërtetuar, e vërtetojnë dhe do ta vërtetojnë e pranojnë të udhëzuarit drejtë dhe mendjendriturit!
Besoj në Zot, në Zotin që është Tek e i Pashoq! Fillues i krijimit.
Besoj se Ai Zot, është Krijues, Formësues. Ashtu siç krijoi dritën, nëpërmjet të cilës shohin sytë tanë, krijoi edhe qiejt, tokën, hënën, kodrat e malet, me të cilat toka ruan ekuilibrin e saj, po Ai Zot, krijoi gjallesat që njohim dhe ato që s’i kemi njohur!
Nëse besojmë se Zoti krijoi ujin dhe zjarrin, atëherë duhet besuar se po Ai Zot krijoi njeriun e parë dhe palën e tij.
Nuk mund të besoj në rastësi! Si mund ta besoj, kur nuk mund të shuhet etja ime pa e shuar atë; si mund të pi ujë, pa prekur buzët me të! Si mund të besoj në hiç dhe në fuqinë e tij, kur njeriu deri më sot s’ka arritur të krijojë madje vetëm një pikë uji!
Po, secili ka bindjet e tij. Besimi im më këshillon t’i respektoj ato, në sajë të respektimit të besimit, mendimit, shprehjes së lirë! Jo t’i shtyp ato. Këshillohem t’i sqaroj e t’i zbardh ato! Pastaj të gjykojnë të drejtit! Ne duhet shpresuar dhe nxitur, që bashkëbisedimi të jetë jo me qëllim polemike, se kush ta sundojë tjetrin, se kush tjetrin ta mundë!
A nuk mendoni se duhet të nxitemi nga zëri i arsyes, e jo nga zëri i epshit dhe lakmisë?
Këto dukuri, duhen trajtuar ndryshe, nuk duhet pra t’i largojmë, por t’i afrojmë! Sepse është një konflikt psikiko-fizik, dhe duhet trajtuar pra, si problem fizik, psikik e mendor!
Në të folurën tonë, e keni vënë re, shpeshherë vendosim fjalën “si”, “sikur” etj. E dini pse e bëjmë këtë? Për ta shkoqitur një çështje, që ajo të kuptohet më mirë. Për t’i shkoqitur gjërat në thelb të tyre. Për ta goditur arsyen dhe ndërgjegjen tonë, që ato të zgjohen, të kuptojnë!
Pra, shembujt!
Para se të godasim me shembuj, ne duhet ta kemi të qartë, se, për t’i kuptuar konceptet, duhet shqyrtuar dhe kuptuar se si u ndërtuan dhe mbi çka u ndërtuan!
A mund të konsiderohet e drejtë nëse dëgjojmë një njeri duke thënë se, “etjen nuk mund ta shuaj me ujë, por me zjarr”? Nëse ky është mendim ndryshe, atëherë ne respektojmë mendimin, por jo veprimin, kur ai veprim shpie njerëzimin në shkatërrim!
Si mund të konsiderohet shtresë e barabartë e shoqërisë, kur ajo barazi do ta shpinte vetë atë shtresë në shkatërrim, sikur ta trajtosh të barabartë njeriun që bart thikë në dorë me atë që bart libër!
Si mendoni nëse pyetjet parashtrohen për të fituar vetja, e jo për të arritur tek e vërteta? Atëherë, nëse e konsiderojmë të drejtë zgjedhjen e atyre që pretendojnë të trajtohen pjesë e barabartë në mënyrën e jetesës së tyre, si homoseksual, atëherë do t’i pyesja: Kush i lindi?
Po shkëputemi pak për t’u lidhur...
E dini se, njëri prej shkaqeve të shfaqjes së kësaj dukurie, është përzierja e tepërt mes meshkujve dhe femrave, një liri, liri e tepruar! Kjo përzierje dëmton imagjinatën mashkullore dhe atë femërore, ajo shteret dhe priret të kërkojë e të provojë diçka tjetër.
Nëse njeriu para vetes ka një lloj ushqimi, do të mjaftohej. Por nëse para tij vihen disa lloje, do të kërkonte edhe disa lloje të tjera.
Mirë, nëse flasim për ligje, për konventa e të drejta ndërkombëtare, atëherë do ta ngre një pyetje të madhe: Si ka mundësi që sipas atyre ligjeve, konventave e të drejtave ndërkombëtare të mos konsiderohet e drejtë e cenuar ndaj prindërve, kur ata braktisen prej bijve të tyre që kur arrijnë, sipas tyre, moshën e pjekurisë? Si mund të konsiderohet e drejtë dhe e ligjshme që prindërit e moshuar e të braktisur të përfundojnë në azil – “shtëpi të pleqve”?
Si mund të quhet e drejtë, kur ajo e drejtë cenon të drejtën e të tjetrit? Si mund të quhet liri, ajo liri që cenon lirinë e tjetrit? Nëse ti e quan të drejtë dhe e drejta e të qenët i lirë, një lidhje të atillë, atëherë ti po cenon të drejtën e familjes! Nëse ti e quan liri këtë lloj zgjedhjeje, atëherë në do të duhej të besonim dhe në lirinë e atij njeriu për ta shfarosur trashëgimin njerëzore!
Le të shkëputemi prapë, për t’u rilidhur...
Mos duhet pyetur veten se, ç’është pjekuria? Mirë. Ne duhet ta kuptojmë pra, se të qenët i pjekur, do të thotë, jo thjesht pjekuri fizike, por edhe intelektuale, psikike e shpirtërore. A mund të quhet, vallë, njeri i pjekur ai që braktis gruan dhe fëmijët e vet? A mund të quhet, vallë, njeri i pjekur, kush braktis prindërit e vet? A mund të quhet, vallë, njeri i pjekur, kush fut duart në zjarr duke besuar se është ujë?
Besoj se kjo shtresë njerëzish ka nevojë për t’u kuruar, mjekuar. Është shqetësuese nëse kjo shtresë nuk konsiderohet si pjesë e shoqërisë, e cila ka nevojë për ndihmën e shoqërisë! Por, dhe pranimi i tyre ashtu siç janë, siç imponohet a kërkohet, duke konsideruar se kanë të drejtë të vazhdojnë ashtu siç janë, konsideroj se është cenim i të drejtave të tyre. E drejta për t’u shëruar!
Nuk duhet të ndjekim logjikën e akuzës. Por të shpalosjes së argumenteve, të vërtetave, të mendimit të drejtë dhe të botëkuptimeve të ndërtuara mbi arsyen e shëndoshë. Dhe gjithsecili prej nesh, duhet të shpresojë dhe të ngulmojë që, mendimet dhe botëkuptimet tona duke u përballur mes vete, të zbardhet e dallohet rruga e drejtë që duhet ndjekur njerëzimi, e cila do të ishte në të mirën e qenies njerëzore!
Dhe dijeni se, për aq sa një mendje e shëndoshë mund të besojë se syri mund të shikojë në errësirë; për aq sa mund të besojë një mendje e shëndoshë se bashkimin e dy telave tek, të njëjtë, mund të ndizet llamba; për aq sa mund të besojë një mendje e shëndoshë se dita dhe nata s’janë dy të kundërta; ajo mendje, pra e shëndoshë, mund të gjykojë si e drejtë që duhet besuar, për jetesën midis gjinisë së kundërt!
Ne besojmë se, qenia njerëzore është e përbërë prej burrit dhe gruas, dhe secila palë ka nevojë për palën tjetër! Burri është plotësues për gruan dhe gruaja plotësuese për burrin. Bashkë përbëjnë harmoninë e jetës njerëzore.
Dhe e drejta e tyre, e drejta për t’u mjekuar!
Dhe po të kapeshim për majat, apo siç thuhet, për bishtat e fjalëve, do të fjaloseshim pafundësisht, dhe në një fund, fjalët tona do të përfundonin, ndërsa ne, njerëzit, pa arritur t’i kuptojmë ato fjalë!
Avni Tafili
19 prill 2012
Tiranë
