Benachrichtigungen
Alles löschen

Burimi i gjynaheve

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
242 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#6143]

Gjynahet dhe gabimet burojnë nga:
1. Mendjemadhësia; kështu veproi Iblisi i mallkuar.
2. Lakmia; është ajo e cila e nxori Ademin nga xheneti.
3. Xhelozia; njëri nga bijtë e Ademit vrau vëllain.
Ai i cili ruhet nga këto tri burimet e gjynaheve i është ruajtur së keqes: kufri vjen nga mendjemadhësia, gjynahi nga lakmia, dhe padrejtësia nga xhelozia.
Shtyllat e kufrit janë katër:
1. Mendjemadhësia;
2. Xhelozia;
3. Hidhërimi;
4. Epshi.
Mendjemadhësia e pengon nënshtrimin, xhelozia pengon pranimin e këshillës, hidhërimi e pengon drejtësinë dhe epshi pengon ibadetin (adhurimin e Allahut).
Kur shkatërrohet shtylla e mendjemadhësisë, lehtësohet për robin nënshtrimi.
Kur shembet shtylla e xhelozisë lehtësohet, pranimi i këshillës.
Kur shembet shtylla e hidhërimit lehtësohet, përulësia dhe drejtësia.
Kur shembet shtylla e epshit, lehtësohet durimi, ndershmëria dhe adhurimi.
Shembja dhe eliminimi i kodrave do të ishte më i lehtë, prej atyre që janë sprovuar, se sa largimi i këtyre katrave,.
Po kur këto menaxhojnë zemrën, atëherë e sheh të pavërtetën në pamjen e së vërtetës dhe të vërtetën me pamjen e së pavërtetës, të mirën në formën e së keqes dhe të keqen në formën e së mirës, e afron afër dynjanë dhe e largon ahiretin.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 09/04/2012 11:33 p.m.
Teilen: