Falënderimi i takon Allahut. Furnizuesi i forcës pas dobësimit. I But dhe i Mëshirshëm për krijesat e Tij. Falënderojmë Allahun për begatitë që na i ka dhënë që edhe nëse mundohemi t’i numërojmë nuk kemi mundësi. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Pejgamberin, ndriçuesi i njerëzimit, treguesi i rrugës së vërtetë. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë edhe mbi shokët dhe familjen e tij dhe ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i dashur!
Kjo botë, me gjithë dhimbjet që përjetohen në të dhe me gjithë pikëllimet e saj, nuk mund të jetë ndryshe përveçse ashtu sikur që e ka cilësuar Allahu në Kuran: “E ti (Muhamed) paraqitja atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send.” Kehf, 45.
Vëlla i dashur!
Ja, ti për çdo ditë dhe natë shijon të hidhurën e kësaj bote. Nuk ka të hidhur më të madhe se sa kur njeriu bie në mëkate dhe shkatërron kënaqësitë e veta. Kjo është një goditje vdekjeprurëse, e cila shkatërroi rininë tënde dhe të shkaktoi trazira që mos të jetosh si një i ri i qëndrueshëm dhe i fuqishëm, si një i ri me ambicie të larta.
Vëlla i dashur!
Moshën rinore e nxit në të këqija gjithmonë një nxehtësi e brendshme që nëse nuk e ftoh atë me besim të sinqertë e shkatërron rininë tënde. Dije, vëlla i dashur, se shejtani i ka shtrirë litarët e vet rreth teje. Nëse shpëton prej një kurthi ta përgatit kurthin tjetër, derisa të biesh rob i tij dhe të fut nën sundimin e tij.
Do të tregojmë, vëlla i dashur, për disa kurthe të mëdha që përmes tyre Iblisi do të lëshojë të këqijat dhe helmin e tij. Dëgjo, vëlla i dashur, se si dijetarët që ia kanë frikën Allahut, të kanë treguar për kurthet e Iblisit.
Ali ibën Ebu Talibi thotë: “Fitnet ndërtohen në tri gjëra: gratë, të cilat janë kurthet e mbjella të shejtanit; alkooli, cili është shpatë e hollë e tij dhe dinari e dërhemi, të cilët janë dy shtiza të helmuara të tij.”
Vëlla i dashur!
Nuk i shkatërroi robërit e Allahut, përveçse epshi. Epshi, i cili anon në çdo gjë, pa zgjedhur formën. Epshi, i cili shkatërron ndriçimin e rinisë tënde. Sa prej të rinjve kanë marr epshet e tyre për kalorës dhe udhëheqës!
Kujdes, vëlla i dashur, që mos të jetë kalorësi yt epshi. A nuk ke parë se si Allahu e ka nënçmuar epshin në librin e Tij famëlartë: “A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parët e tij. Më thuaj, përveç Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim? Xhathije, 23.
Hasen el Basri ka thënë: “Ky është hipokriti, i cili nuk dëshiron diçka, përveçse e bënë atë.”
Vëlla i dashur!
Shikoje vetën tënde ku je, në pragun e epshit apo në pragun e adhurimeve të Allahut. Nëse, vëlla i dashur, je në pragun e epshit, për Zotin, më trego çfarë kënaqësie gjete në botën e epsheve:
A gjete një kënaqësi e cila nuk shuhet kurrë?!
A gjete një rehati dhe një qetësi e cila mbush zemrën tënde?!
A ke gjetur në veten tënde përmallimin për botën tjetër?!
A ke gjetur në të xhenetin e Allahut, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka, të cilin Allahu ka përgatitur për ata që e respektojnë Atë?!
A ke gjetur në to dashurinë e adhurimit të Zotit tënd?!
Vëlla i dashur!
A ka ditë më të lumtur se sa atë ditë kur njeriu e pret me adhurim dhe respekt ndaj Allahut. Përgatitu, vëlla i nderuar, për atë ditë kur do të dalim para Allahut. Atë ditë kur ke nevojë për punë të mira, qoftë edhe sa grimca. Mundohu që çdo ditë të jetë për ty ditë e bardhë.
Ebu Derda thotë: “Kur njeriu ngrihet në mëngjes, bashkohen tek ai epshi dhe puna e tij. Nëse puna e pason epshin, ajo ditë për të është ditë e zezë e nëse epshi pason punën, ajo ditë për të është ditë e bardhë dhe ditë e mirë.”
Vëlla i dashur!
A dëshiron të të njoftoj për sëmundjen dhe ilaçin?
Sëmundja jote është epshi, ndërsa ilaçi yt është lënia e epshit.
Një njeri erdhi tek Hasan el Basri dhe e pyeti: “O Ebu Seid, Cili është xhihadi më i mirë?” Tha: “Xhiahdi më i mirë është kur ti e mund epshin tënd.”
Ti, vëlla i dashur, i cili ke rënë në mëkate dhe pason epshin; ti, vëlla i dashur, i cili je dhënë pas kësaj bote mashtruese; ti, i cili mendon se kënaqësia e vetme është të kalosh jetën tënde nëpër kafene të ndryshme, nëpër ahengje të ndryshme; ti, i cili mendon se kënaqësia e vetme është dhënia pas femrave. Apo mendon se kënaqësia e vetme është në pasimin e modave të ndryshme apo kalimin e rinisë tënde nëpër vendet e jobesimtarëve me këngëtare dhe vajza të prishura? Ti që i vepron tërë këto, sikur ke harruar se je musliman dhe qëllimin për çka je krijuar?! Sikur ke harruar se ditët kalojnë dhe me të kalon edhe rinia jote?! Sikur harrove se lumturia është afër teje?!
Nga Enesi transmetohet se Pejgamberi ka thënë: “Është rrethuar xheneti me vështirësi, ndërsa xhehenemi është rrethuar me epshe dhe kënaqësi.”
Vëlla i dashur!
Kjo është rinia jote, mos e humb atë. Kjo është mburoja jote, mos e shkatërro atë. Nëse shikon përfundimin e kënaqësive dhe epsheve me një vëmendje, do të bindesh se në to nuk ka asgjë të mirë përveç humbje dhe pikëllim.
Imam Ibnul Xheuzi thotë: “I mençur është ai i cili e ruan fenë e tij dhe shpirtgjerësinë e tij me lënien e mëkateve. E ruan forcën e tij në hallall dhe e shpenzon atë në kërkimin e punëve të mira dhe nuk e harxhon atë në ato gjëra të cilat nuk kanë përfundim të mirë.”
A nuk e di, vëlla i dashur, se përfundimi i gjynaheve është pikëllim dhe humbje në këtë botë, ndërsa në botën tjetër dënim i dhimbshëm.
Kalorësi yt le të jetë respektimi i Allahut. Me këtë je i lumtur në këtë botë dhe fiton grada të larta atë ditë kur do të qëndrojnë njerëzit para Allahut.
Hasen ibën Muhamed el Xheriri thotë: “Kalorësi më i shpejtë për në xhenet është zuhdi në këtë botë, ndërsa kalorësi më i shpejtë për në xhehenem është dëshira ndaj epshit...”.
Çdo gjë në këtë botë e ka përfundimin e tij, edhe pse njerëzit mendojnë se ndjejnë një kënaqësi në epshet e tyre. Zhytja e madhe në epshe pason humbjen e ëmbëlsisë së kënaqësisë.
Imam Ibnul Xheuzi thotë: “Dhe le ta dijë çdo i mençur se ai i cili zhytet në epshe vjen deri në atë shkallë sa që nuk ndjen pastaj asnjë kënaqësi. Megjithëkëtë, ai prapë nuk ka mundësi të lërë një gjë të tillë, sepse ajo është bërë si një nevojë e domosdoshme për jetën e tij.”
Pra këto janë epshet, vëlla i dashur, të cilat të kanë rrethuar dhe mendon se janë gjërat më të bukura për ty. Epshet aq shumë janë zbukuruar në zemrën tënde, sa që shpeshherë vrapon pas tyre pa menduar fare.
Ibrahim el Kasar ka thënë: “Njeriu më i dobët është ai i cili nuk ka mundësi ta kundërshtojë epshin e vet, ndërsa njeriu më i fortë është ai i cili e kundërshton epshin e vet”. Nëse bën durim, vëlla i dashur, në këto do të arrish shpëtimin në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu thotë: “Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhenet dhe me petka mëndafshi.” Insan, 12.
Ebu Sulejman Darani ka thënë: “Kanë bërë durim në kënaqësi të kësaj bote dhe kanë fituar pastaj xhenetin.”
Jahja ibën Muadh ka thënë: “Është rrethuar xheneti me vështirësi dhe ti i urren ato. Është rrethuar xhehenemi me kënaqësi, ndërsa ti i kërkon ato. Nuk je ti ndryshe, përveçse sikur një i sëmurë, i cili ka një sëmundje të rëndë. E nëse bën durim në përdorimin e ilaçit edhe pse është i hidhur, me durimin tënd që bën, do të shërohesh. E nëse nuk bën durim në atë që e të ka goditur, atëherë dobësimi i yt do të zgjasë edhe më shumë.”
Nëse bën durim në adhurimin e Allahut, nuk do të kesh kohë të merresh me mëkate. Nëse bën durim në adhurimin e Allahut do të jesh prej të penduarve, prej të udhëzuarve.
Pasioni i madh ndaj epsheve është një sëmundje e cila shkatërroi rininë, shkatërroi këtë botë dhe botën tejtër. Pasioni ndaj epsheve është kanceri i rinisë.
Ata të cilët i ndalën pasionet e epsheve të tyre e kuptuan fjalën e Allahut: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, përveç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është Furnizues i madh. Ai Fuqiforti.” Dharijat, 56 -58.
Vëlla i dashur!
Ky është qëllimi i çdo gjëje dhe për të vrapojnë ata që duan shpëtimin.
Për këtë kanë thënë njerëzit e urtë për pasimin e epshit: “Ai është angazhim në zemrën bosh. Vërtet, ai që nuk e njeh Zotin e vet, zemra e tij është bosh.”
Zemra është bosh kur njeriu nuk jeton për atë që Allahu e ka krijuar.
Zemra është bosh kur njeriu nuk njeh atë që i bën dëm dhe atë që i bën dobi.
Zemra është bosh për ambicie të larta dhe ngritje të vazhdueshme.
Vëlla i dashur!
Sa i mëshirshëm dhe i butë është Allahu me ty, i Cili thërret në pendim dhe në kthim tek Ai. Kujdes, kujdes mos të jesh prej atyre që humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Dëgjo thirrjen e të Mëshirshmit: “Thuaj! O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues." Zumer, 53.
Pendimi, pendimi vëlla i nderuar! Ktheu tek Allahu! Sa i ëmbël është pendimi për ty kur ti je në lulishten e rinisë tënde! Sa gëzim i madh është kur ti në këtë moshë troket derën e të Mëshirshmit me shpresë të pranimit, me shpresë të faljes së mëkateve, me vendosshmëri në largimin nga pasimi i epshit dhe kthimin tek Allahu. A nuk dëshiron, vëlla i dashur, të jesh prej atyre që Allahu do t;i fusë nën hijen e Arshit të Tij në ditën kur nuk do të ketë hije tjetër, përveç hijes së Tij?! Paramendo atë ditë kur të gjithë njerëzit do të notojnë në djersët e tyre, për shkak të nxehtësisë së madhe e ti të jesh nën hijen e Arshit të Allahut.
Pejgamberi thotë: “Shtatë grupe të njerëzve Allahu do t’i fusë nën hijen e Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër, përveç hijes së Tij.” Prej tyre përmendi “...Dhe një i ri, i cili rritet dhe zhvillohet duke i bërë ibadet Allahut.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo është mëshira e Allahut, vëlla i dashur, por dije se edhe dënimi i Tij është i dhimbshëm. Kujdes, dënimit të Tij! Mos u mburr me veten tënde dhe të jetosh në shpresa pa vepruar punë të mira!
Porosia jonë është devotshmëria ndaj Allahut dhe frika ndaj Tij. Këto janë mburojat më të mira. Ajo është një rojtare, e cila asnjëherë nuk fle. Ajo të mbron në çdo gjendje që je ti.
Vëlla i dashur!
A nuk ke menduar se një ditë do të ndahesh prej kësaj bote dhe do të kalosh në një shtëpi tjetër. Ajo shtëpi është varri yt. Të gjithë të përcjellin deri tek kjo shtëpi e re, por të gjithë do të kthehen mbrapa, askush nuk do të qëndrojë me ty. Do të mbetesh i vetmuar në këtë gropë të errët. Nuk do të shoqërojë askush, përveç punës tënde të mirë.
Vëlla i dashur!
Çfarë ke përgatitur ti për këtë varr? Vdekja është një moment i panjohur për ty, duhet të jesh në çdo moment i përgatitur, sepse më shumë vdesin të rinj prej njerëzve, sesa pleq.
Vdekja nuk dallon mes të riut dhe plakut. Sa ka prej të rinjve që kanë vdekur në moshën e tyre rinore dhe kanë lënë të afërmit e tyre me lot të pikëllimit.
Paramendo, kur të vijnë të pyesin engjëjt në varr. Mendo se çka do të jetë varri yt, a do të jetë kopsht prej kopshteve të xhenetit apo do të jetë gropë prej gropave të xhehenemit.
Ndoshta, së shpejti, edhe ty të thërret vdekja. Kujdes nga përfundimi i keq, sepse përfundimi i njeriut është në bazë të punëve të tij, në fund të jetës së tij. Kujdes de të vjen vdekja, ndërsa ti i zhytur në mëkate dhe gjynahe e pastaj të pendohesh me një pendim i cili nuk të bën dobi në atë moment.
Ndoshta ti tani do të më thuash se mëshira e Allahut është e gjerë. Po, Allahu është i Mëshirshëm ndaj robërve të Tij, por a ke harruar që edhe dënimi i Tij është i dhimbshëm?! Allahu thotë: “Allahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.” Enam, 165. “Po (njoftoje) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhimbshëm.” Hixhr, 50. “Vërtet, Zoti yt është ai që fal, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.” Fusilet, 43.
Porositë e fundit për ty, vëlla i dashur:
· Kujdesu për kryerjen e namazeve me xhemat në xhami, sepse ato janë dritë për njeriun në këtë botë dhe në botën tjetër!
· Shpejto në pendim të sinqertë! Pendim i cili i fshin gjynahet dhe mëkatet.
· Sillu mirë me prindit e tu, nëse dëshiron të shpëtosh në këtë botë dhe në botën tjetër!
· Shoqërohu me njerëz të mirë dhe kujdes ndaj shoqërimit me njerëz të këqij!
· Përfito prej kohës tënde dhe mos e humb atë, sepse ajo nuk kthehet më deri në Ditën e Gjykimit!
· Të jesh i but ndaj të tjerëve dhe të kesh moral të lartë!
· Bëhu i mëshirshëm ndaj të dobëtëve dhe ata që kanë nevojë!
· Të jesh i sjellshëm në shtëpinë tënde, në shkollën tënde, në tregun tënd!
· Shfrytëzoje shëndetin tënd në atë që të bën dobi ty dhe muslimanëve!
· Shfrytëzoje kohën tënde në leximin e librave dhe dëgjimin e kasetave të dobishme!
· Bëhu krenar me fenë tënde dhe mos t’i përngjash jobesimtarëve në pamjet e tyre dhe në traditat e tyre!
· Kujdes mos udhëto në vendet e jobesimtarëve, pa pasur ndonjë arsye të domosdoshme që e lejon sheriati.
· Kujdes nga narkomania, sepse ajo të shkatërron rininë tënde!
· Të jesh i bindur në veten tënde, sepse ti nuk ke lindur që të jesh i dështuar, por puna dhe vepra jote e keqe të bën që të dështosh!
Vëlla i dashur!
Këto ishin fjalët e sinqerta që dolën prej brendësisë sime si këshillë për ty. Sa i gëzuar jam, nëse ti i pranon këto fjalë nga vëllai yt i varfër tek Allahu! Nëse punon me këto fjalë nuk do të jesh asnjëherë pishman në jetë. Nuk është turp që të hapësh një faqe të re në jetën tënde. Të shkruash në të punët e mira dhe të jetë kjo dritë për ty në këtë botë dhe atë ditë kur do ta takosh Allahun. E lusim Allahun që të na ruaj neve edhe juve dhe të na forcojë në fenë tonë.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous