ISRAJA , MIRAXHI DHE POROSIT E TIJ
Written by Safijurrahman Mubarekfuri
Israja është udhëtimi që Muhammedi, alejhi selam, bëri brenda një nate prej Mekës deri në Shtëpinë e Shenjtë (xhamia Aksa në Palestinë). Miraxhi është ngjitja e tij, po atë natë, në botën e lartë qiellore. Këtë udhëtim Muhammedi, alejhi selam, e ka bërë me trupin e tij të nderuar dhe me shpirtin e tij të pastër. Israja është përmendur në Kur’an, në suren “Israë”.
Allahu thotë: “Larg të metave është Ai që e kaloi robin e vet në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (Kabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Makdis), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar (ia bëmë këtë udhëtim Muhammedit), për t’i treguar atij disa nga argumentet tona. Vërtet, Ai (Allahu) është Dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), Shikuesi (i punëve të Muhammedit).” [Israë, 1]
Sipas versioneve të vërteta, ngjarja ndodhi kështu: Xhibrili erdhi në Mesxhidi Haram me një kafshë pak më të madhe se gomari dhe më të vogël se mushka. Kafsha e hidhte thundrën aq sa mund të arrijë shikimi i njeriut. Muhammedi, alejhi selam, i hipi asaj dhe bashkë me Xhibrilin vajtën te Shtëpia e Shenjtë. E lidhën kafshën aty, ku e kishin lidhur edhe të Dërguarit e tjerë. Pastaj Muhammedi, alejhi selam, hyri në xhami, fali dy rekate namaz dhe u bë imam i të gjithë të Dërguarve të tjerë. Pastaj Xhibrili i solli një enë me verë dhe një enë me qumësht, dhe i la Muhammedit, alejhi selam, të zgjidhte. I Dërguari ynë, alejhi selam, zgjodhi qumështin dhe Xhibrili i tha: “Zgjodhe të natyrshmen. Ti dhe Ummeti (Populli, Bashkësia Islame) yt u udhëzuat për në rrugë të drejtë. Sikur të kishe marrë verën, do ta kishe çuar në humbje tërë popullin tënd.”
Pejgamberi, alejhi selam, me Xhibrilin u ngjitën për në qiellin e kësaj bote. Xhibrili kërkoi të hapej dera. Dera u hap dhe Muhammedi, alejhi selam, pa Ademin, babanë e njerëzimit. E përshëndeti atë me selam. Ai ia ktheu përshëndetjen, e mirëpriti me shumë respekt dhe pranoi se Muhammedi ishte i Dërguar. Në të djathtë ishin ca hije, të cilat, kur Pejgamberi, alejhi selam, i shikonte, qeshnin; këta ishin shpirtrat e të gëzuarve. Në të majtë ishin ca hije, që, kur i shikonte, qanin; këta ishin shpirtrat e atyre që kishin bërë atë që nuk duhej ta bënin.
Pastaj u ngjitën në qiellin e dytë. Xhibrili kërkoi t’u hapeshin dyert dhe ato iu hapën. Aty Pejgamberi, alejhi selam, pa Jahjanë, birin e Zekerijasë dhe Isanë, birin e Merjemes, nënat e të cilëve ishin motra. I përshëndeti me selam dhe ata ia kthyen përshëndetjen, e pritën shumë mirë dhe pranuan se Muhammedi ishte i Dërguar.
Në qiellin e tretë Pejgamberi, alejhi selam, takoi Jusufin, të cilit i kishte rënë hija e mirësisë. E përshëndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhammedi ishte Pejgamber. Në qiellin e katërt Pejgamberi, alejhi selam, takoi Idrisin. E përshëndeti me selam. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhammedi ishte i Dërguar. Në qiellin e pestë Pejgamberi, alejhi selam, takoi Harunin, birin e Imranit, alejhi selam, e përshëndeti edhe atë me selam. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhammedi ishte i Dërguar. Në qiellin e gjashtë, Muhammedi, alejhi selam, u takua me Musanë, birin e Imranit (paqja qoftë mbi të!). E përshëndeti me selam. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhammedi ishte i Dërguar. Kur i Dërguari ynë, alejhi selam, e kaloi qiellin, ku ishte Musai (paqja qoftë mbi të!), ky qau. Dikush nga melekët i tha: “Përse po qan?” “Qaj, - tha Musai, - sepse nga populli i një djali, që u dërgua pejgamber pas meje, do të hyjnë në Xhenet më shumë se sa nga populli im.” Pastaj Xhibrili me të Dërguarin Muhammed, alejhi selam, u ngjitën në qiellin e shtatë. Atje Muhammedi, alejhi selam, takoi Ibrahimin (paqja qoftë mbi të!). E përshëndeti me selam. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi që Muhammedi ishte i Dërguar. Ibrahimi e kishte mbështetur shpinën te Bejtul Ma’muri, ku hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë. Ata hynin aty një herë të vetme. Më pas Pejgamberi, alejhi selam, u ngjit te Sidretul Munteha (Pema e Vetmuar). Gjethet e saj ishin si veshë elefanti, frutat e saj si shtamba të mëdha. Aty erdhi një dyshek prej ari. Me urdhrin e Allahut, Pemën e mbuloi diçka e çuditshme. Ajo ndryshoi krejtësisht e asnjë krijesë e Allahut nuk mund ta përshkruajë bukurinë e saj. Pastaj Muhammedi, alejhi selam, u ngjit drejt Allahut të Madhëruar. U afrua tek Ai dy kutë a më shumë. Dhe, Allahu i shpalli robit të Vet. I caktoi si detyrë atij dhe popullit të tij pesëdhjetë namaze në një ditë. I Dërguari, alejhi selam, u kthye nga Musai (paqja qoftë mbi të!) dhe ky e pyeti: “Për çfarë të urdhëroi Zoti yt?” Ai i tha: “Më urdhëroi të fal pesëdhjetë namaze.” Musai i tha: “Populli yt nuk ka mundësi ta kryejë këtë detyrë. Prandaj kthehu te Zoti yt dhe kërkoji që t’i pakësojë.” Pejgamberi, alejhi selam, u kthye nga Xhibrili, i cili ia bëri me shenjë të shkonte, në qoftë se dëshironte. Atëherë Pejgamberi, alejhi selam, u kthye tek Allahu dhe Ai ia zbriti dhjetë namaze. Pastaj Pejgamberi, alejhi selam, kaloi nga Musai (paqja qoftë mbi të!) dhe ky e pyeti. Pejgamberi, alejhi selam, i tregoi, por Musai i bëri përsëri shenjë që të kërkonte prapë prej Allahut pakësim të namazeve. Kështu vazhdoi Pejgamberi, alejhi selam, duke shkuar nga Musai tek Allahu i Madhëruar, derisa Allahu i caktoi pesë namaze. Më pas Pejgamberi, alejhi selam, kaloi përsëri nga Musai, alejhi selam, i cili i bëri shenjë përsëri që të shkonte tek Allahu dhe t’i kërkonte edhe më pak namaze. Musai tha: “Unë i kam provuar Beni Israilët për detyra edhe më të lehta se pesë namazet, por u treguan të dobët dhe i braktisën.” “Kam turp nga Zoti im t’i kërkoj të m’i pakësojë edhe më namazet, - i tha Pejgamberi, alejhi selam. Jam i kënaqur dhe i bindur.” Pasi Muhammedi, alejhi selam, u largua, iu bë thirrje nga Allahu: “E kam caktuar përfundimisht detyrën për ju. Ua kam lehtësuar robërve të Mi detyrën fetare. Unë u caktova atyre të falin pesë namaze në një ditë dhe natë, por shpërblimin do ta kenë sa për pesëdhjetë. Fjala ime nuk ndryshohet më!”
Pejgamberi, alejhi selam, u kthye brenda asaj nate në Mekë. Në mëngjes i njoftoi njerëzit çfarë i kishte treguar Allahu nga argumentet e Tij të mëdha. Mirëpo idhujtarët e përgënjeshtruan edhe më shumë dhe i shtuan mundimet e fyerjet ndaj tij. Dikush prej tyre fishkëllente, dikush vinte dorën në kokë i çuditur. Disa të tjerë shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanë çfarë u kishte treguar Pejgamberi, alejhi selam. Ebu Bekri u tha: "Nëse Pejgamberi ka thënë ashtu, është plotësisht e vërtetë." - A e beson ti këtë? - iu kthyen ata. - Unë i besoj atij për gjëra edhe më larg mendjes se kjo. Unë i besoj atij për Zbulesën që i vjen nga qielli në mëngjes e mbrëmje." Atëherë Ebu Bekri u quajt “Es-Siddik” (shumë i çiltër). Femohuesit nisën ta provonin Pejgamberin, alejhi selam. Ata i kërkuan që t’ua tregonte pamjen e Shtëpisë së Shenjtë, të cilën ai nuk e kishte parë kurrë më parë. Allahu ia çeli pamjen e ai filloi t’u tregonte atyre për të. Ai ua përshkroi xhaminë derë për derë dhe vend për vend. Kështu ata nuk mundën ta përgënjeshtronin, prandaj thanë: “Përsa i përket përshkrimit, tha të vërtetën.” Idhujtarët e pyetën Muhammedin, alejhi selam, për një karvan, që do të vinte nga Shami dhe ai ua tregoi me saktësi numrin e deveve që ishin në atë karvan, kohën kur do të vinte karvani në Mekë dhe devenë që ecte përpara. Dhe ashtu qe vërtet, por idhujtarët nuk deshën tjetër veç mohimit. Në mëngjes erdhi Xhibrili dhe i mësoi të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, mënyrën e faljes së pesë namazeve dhe kohët e tyre. Para këtij urdhëri namazi ka qenë dy rekate në mëngjes dhe dy në mbrëmje.
Marrë nga revista "Urtia",

Kush don me kuptuar,nga kjo mundet me mesuar se pa namaz nuk ka shpetim, namazi eshte nje amanet qe Allahu xh.sh. ia dha Pejgamberit a.s. drejtperdrejt, dhe ne keta amanet duhet ta ruajm,dhe duhet ta kryejm me perkushtim te madhe.
Ka njerez qe po t'i pyesesh se a jane musliman,pergjigjen me PO,por dyshojn ne jeten pas vdekjes (ahiretin),dhe thone,kush ka qene atje ,me pa xhenetin dhe xhehenemin,ai njeri qe nuk beson ne jeten pas vdekjes ,ai qe nuk e beson xhenetin dhe xhehenemin,ai ka dalur nga dini islam,por neve duhet te ju themi atyre,se po ka shkuar dhe i ka par pejgamberi yne i dashur Muahmedi a.s. dhe u ardh dhe na ka treguar se ka xhenet dhe ka xhehenem,dhe ate udhetim e ka bere mbrenda nje nate,ka parë xhenetin dhe xhehenem.
Ne xhenet thot i Derguari a.s. se ka me shume njerez te varfer se sa te pasur,dhe ne xhehenem ka me shume gra se sa burra,dhe kur e pyeten sahabet (shoket) pse o i Derguar i Zotit ne xhenehem ka me shume gra se sa burra,Pejgamberi a.s. pergjigjet dhe thote:pershkak te gibetit (pershkak te pergojimit ).
Ka te atill qe veten e quajm musliman dhe thojn "une jam i mire dhe nuk kam nevoj me u fal" !
O njeri qe vetes i thua musliman,ke qef ta gezosh kete epitet kete emer musliaman,por musliman pa namaz nuk ka,Ti je i mire me mua,ti je e i mire edhe me njerzit tjere, por nuk je i mire me krijusin tend,nuk je i mire me Ate qe te ka jap mendjen qe nuk ia ka jap as nje krijese tjeter pervec njeriut,nuk je i mire me ate qe te ka jap syrin me shikuar veshin me degjuar,ti ka jap te gjitha,ta ka dhen edhe kohen,ti ka jap 24 ore ne dite dhe ti gjysem ore ,(30 minuta) nuk po ia kushton Atij qe ti dha te gjitha keto te mira.Une me ta jap nje cigare po me thua faleminderit,dhe Atij qe te ka jap gjitha keto te mira nuk gjen kohe te i thuash faleminderit.Kujto kur ke me dal para Allahut xh.sh. cka do me i thene,cka do me i thene Allahut xh.sh. kur syri yte do te flas,dhe do te i thote para Allahut xh.sh. une kurre shkronjat e Kuranit nuk i kam lexuar,krejt ajo cka kam pa une eshte turp i kesaj dynjaje,po cka do thot veshi qe kuranin kurre se ka degjuar,gjuha jote qe nuk u lag as njhere me fjalen LA-ILAHI-IL-ALLAH.Mendo pak se si do i dalesh perpara Krijusit tend,Atij krijusi qe kurre ne sexhde si ke ra.
-O ti qe thua une kam zemren e mire dhe nuk kam nevoj me u fal, mendo pak,pse eshte falur i derguari i Allahut ,Muhamedi a.s. a do te thuash se ai nuk ishe i mire dhe per ata eshte falur,apo mendon se ty te don Zoti me shume se qe e deshti pejgamberin a.s. Vallahi njeri me i mire se Muhamedi a.s. nuk ka pas dhe as nuk ka me pas kjo toke,dhe ky njeri qe eshte me i miri dhe me i dashuri tek Allahu xh.sh. eshte falur shume,pervec 5 kohve farz ka fal edhe shume namaze vullnetare,sepse prej borgjit te Allahut xh.sh. nuk mundesh me dal kurre,ate qe ta ka jap Allahu ti nuk mundesh me i dal hakesh as njhere,dhe per kete ti duhet me i ra sexhede Krijusit tend,dhe me lavderuar e me falenderuar vetem Allahun xh.sh.
Ishin keto do fjale te mijat per juve lexues te forumit zemre.de ,dhe inshallah do i madhi Allah dhe na udhezon ne rrugen e drejt ne rrugen e islamit.Mos vraponi pas epsheve,se vallahin nuk te duhet asgje as pasuria as asgje tjeter nese nuk je musliman,mendoni se sa e shkurt eshte kjo bote,dhe sikur Zoti 100 vjet jete me ti jap,dhe te gjitha ato vite ne lumturi me i kaluar,prap pak jane ,mendo se ne ahiret nuk ka fund,atje do jesh jo 100 jo 1000 por pa fundesisht,prandaj fal namaz jep sadak,agjero ramazan mundohu per xhenet,ik nga epshet e kesaj bote ik nga zjarri i xhehenemit.
O vellezer e motra duajeni Allahun xh.sh. se vec kete din ( feh ) qe na ka dhen boll eshte, vec qe na ka ba te jemi musliman boll eshte,edhe sikur asgje tjeter mos me na pas dhen vec se na ka udhezuar ne islam boll eshte.
.....................................................Selam alejkum ue rahmetulla nga une zem-zem.
