Benachrichtigungen
Alles löschen

Tregimi i një studenteje

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
176 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#896]

Falëndërimi dhe takon vetëm All-llahut, kurse salavatët dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë [salallahu alejhi ve sel-lem], që pas tij nuk ka më të dërguar, mbi familjën e tij, mbi shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ishte ëndërra ime që këmba të shkelë në hapsirën e univerzitetit. Më dëshirë të madhe shpresoja të vijë momenti ku unë të bëhëm studente. Do isha e lumtur më këtë fat të madh, me të cilin një studente do të fitonte nje autoritet.

Kurse sa i përket jetës sime fetare, isha shumë e mangët; nuk i kushtoja kujdes namazit e as adhurimeve të tjera. Megjithatë, isha e kënaqur më këtë jetë fetare. Besimtarët e mirëfilltë i shikoja me syrin nënçmues. Tek unë ishin njerëz të prapambetur. Tek ata është e papranueshme çdo gjë që është bashkohore, e re. Ndërkohë, gjithnjë bija dakord me mendimet që kishin qëndrime toleruese, të cilat i dëgjoja nga disa dijetarë që vazhdimisht dalin në kanale satelitore. Madje, këto ishin justifikim i gabimeve dhe keqtrajtimëve të mija.

Isha mërzitur më me urdhërat, ndalesat, të cilat nuk na u ndanin në shkollë. Dëshiroja të kem një liri më të plotë. Në univerzitet do të veshi ç"të dua, do veproj ç"dua. Boll më u ngushtova më këshillat dhe gjykimet e mësueseve; mos vish këtë rrobë, assesi mos vish rrobe të shkurta, hiqe nga fytyra këtë kozmetik.

Për njeriun është të orvatët deri që të arrijë piksynimet e tija. Po, do t"i arrijë piksynimet e mija... Gjithnjë mendoja, me padurim pritja ditën kur do t"i jap fund këtyre prangave. Dua të bëhëm femër me qëndrime, dëshira, mendime të mija përsonale.

Përfundova shkollën e mesme me rrezultat që mjaftonte për ta regjistruar fakultetin. Së fundi, m"u realizua endërra që shpresoja tash sa kohë. Së fundi, tashmë unë do të kem mendimet e mija përsonale dhe nuk do të preokupohem me qëndrimet e të tjerëve!

Filloi viti shkollor dhe unë po kërkoj shoqe, të cilat do t"më shkëmbejnë të njejtat ndjenja dhe përjetojnë të njejta preokupime. Mënjëfjalë, të ashtuquajtura femra të kohës dhe civilizimit, që kërkojnë të njetën liri sikurse unë.

U njoftova me disa shoqe dhe lidha me to shoqëri të ngushtë. Bisedat tona gjithnjë përfshinin çështje të kota, që nuk kishin vlerë; rreth modës, kozmetikës, kanaleve satelitore, filmave, telenovelave, këngëve me videoklipat më të fundit... thashëtheme, përgojime, shpifje, shaka dhe përqeshje dhe shumë punë të këtij lloji.

Në shtepi, babai ishte i zënë me tregti, vëllezërit të gjithë kishin punët e tyre. Nuk dëgjoja asnjëherë nga ata ndonjë fjalë të më këshillonin apo ndonjë vërjtje. Jetoja në një botë tjetër tërësish ku vet e ndërtova për vete, e që nuk kisha dëshirë të ndahem nga ajo. Unë asnjëherë nuk beja ndonjë vepër të ligë sa isha e shoqëruar me shoqet e kolegët e mia (ashtu mu dukte mua).

Një ditë, duke pritur autobusin tek dyert e univerzitetit, ja po me drejtohet një vajzë. Nga forma u dukte se kishte te njëjtat bindje dhe zakone ashtu siç i kishte nëna dhe gjyshja ime, e mbuluar tërësisht saqë nuk u shifte nga ajo asgjë. Më përshëndeti dhe zgjati dorën e mbuluar me dorëza drejtë meje. Dhe unë ia zgjata dorën dhe e tërhoqa më shpejtësi.

I thashë:
-Sikur kërkon diç nga unë?
-Tha: Në realitet oj motër, ajo që më tërhoqi shikimin tek ty ishte mantili yt. Desha të pyes për modelin e tij.

U çlirova dhe i thashë:

-Është model francez. Është modeli më i ri që ka zbritur në treg deri më tash!
Tha:

-A të shkon mendja se stilisti i këtij mantili nga Franca e bëri mbi parimet valide që vlejnë për muslimanët?

I thashë:
-Për cilat parime e ke fjalën?
Më tha:
-A nuk e din se hixhabi-mbulesa fetare ka disa kushte: ta përfshijë tërë trupin, të mos jetë stoli tërheqës shikimi, të jetë i trashë e të mos jetë i tejdukshëm, të jetë i gjërë e jo i ngushtë për trup, të mos jetë i ngjajshëm me rrobat e meshkujve, e as me rrobat e pabesimtareve, të mos jetë i modernizuar. Ndërsa, mantili yt siç e sheh edhe vet, nuk paron me shumicën e tyre parimeve fetare. Është përplot me laxhuher e dekorime, është i ngushtë e gjithashtu i tejdukshem. Madje, i gjason rrobave të pabesimtarëve. Ty të shihen duart dhe krahet.
I thashë:
-Mjaft... mjaft! Mjafton me kaq. Ju gjithmon bazoheni në mendimet ekstreme. Ka plot dijetarë, të cilët e kan lejuar të vishen mantile të tilla.

Tha:
-Problemi, oj motër, nuk qëndron se ç"thotë filani apo filani. Realiteti nuk njihet me përsona. Nga çdokush mirret dhe refuzohet përveç nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] që nuk guxohet të refuzohet diç nga ai.

Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Dy lloje njerëzve janë nga banorët e zjarrit që ende nuk i kam parë: njerëz që kanë kamxhikë që dukën si bishtat e lopëve e me to i rrehin njerëzit, dhe gra të mbuluara por të zbuluara, tërheqëse dhe provokative, nuk do të hyjnë në xhennet e as do ta shijojnë aromën e tij edhe pse aroma e tij ndihet nga një distancë e largëtâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 27/10/2008 9:19 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

SHum tregim i mir, Allahu i madh eshte qdo kend e drejton ..!


 
Veröffentlicht : 28/10/2008 9:43 p.m.
Teilen: