Benachrichtigungen
Alles löschen

Çfarë do të mbjellim, atë do të korrim

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
90 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#907]

Në një tokë të largët, shumë kohë më parë, lindi një fëmijë i verbër.

Nëna e tij e ve, si një muslimane e mirë, nuk e humbi shpresën dhe lutej vazhdimisht. Disa vite më vonë, djalit të saj iu rikthye shikimi. Falënderimi i takon Allahut! Nëna e kësaj fëmije e kuptoi se fshati ku jetonin nuk i siguronte djalit të saj dijen e mjaftueshme islame, prandaj bashkë me të birin emigroi për në Mekë, ku ai nisi të mësonte Kuran dhe Hadith. Kur u rrit, ai udhëtoi anembanë botës për të mbledhur hadithe dhe në fund përpiloi një libër hadithi që vjen pas Kuranit për nga autenticiteti i tij, por duke mos e harruar të ëmën, e cila e rriti atë si duhet. Nëna e tij ia kishte vënë emrin Muhammad ibn Ismail, por ne e njohim me emrin Imam Buhariu!
Vëllezër e motra, a është e mundshme që një fermer të mbjellë grurë e të korrë luledielli?
Ju mund të thoni se jo. Ashtu është, nuk mund të ndodhë. Në mënyrë të ngjashme, disa prindër i lënë fëmijët e tyre të enden në baltën e televizionit, të muzikës, të filmave dhe të shoqërisë jobesimtare. E kur fëmijët mbarojnë shkollën e mesme dhe kërkojnë të shkojnë në mbrëmjen e maturës për të kërcyer, ose kur shkojnë në universitet dhe nuk falen më e ndoshta martohen me ndonjë jobesimtar/e, atëherë prindërit thonë: “Çfarë ndodhi?!â€


 
Veröffentlicht : 30/10/2008 9:49 p.m.
Teilen: