" E kush iu frikësua paraqitjes së Zotit të Vet dhe ndaloi veten prej epsheve, vërtet Xhehneti është vendi i tij."
Një dijetar njëherë e kishte pyetur nxënësin e vet si vijon: "Më ke shoqeuar për një kohë të gjatë, po qka ke mësuar nga unë?. "Tetë gjëra- ia kishte kthyer nxënësi.
E para: I vështrova krijesat dhe zbulova se qdo individ ka diqka në të cilën është i dashuruar, porse kur ai (individ) arrin në varr, gjërat me të cilat ai është dashuruar ka gjasa të ndahet nga ai. Së këndejmi gjënë time më të dashur i bëra punët e ndershme, kështu që si të tilla të më shoqërojnë edhe në varr.
E dyta: E vështrova thënien e Allahut të Lartësuar: " E kush iu frikësua paraqitjes së Zotit të Vet dhe ndaloi veten prej epsheve vertet Xhehneti është vendi i tij" (Kur'an 79: 40-41). Andaj luftova kunder vetes duke i prapësuar dëshirat e epshet deri sa ajo (egoja, vetja) u stabilizua në bindje ndaj Allahut të Madhërishëm.
E treta: Vëresa se gjithkush që posedonte diqka te vlefshme e mbante në vend të mbyllur dhe të sigurt. Më pas vështrova thenien e Allahut të Lartësuar: "Ajo që e keni pranë vetes është e përkoshme, Ajo që është te Allahu është e përjetshme!..." (Kur'an, 16:96). Andaj kurdoherë që më vinte diqka me vlerë në posedimin tim unë e adresoja drejt Atij. Kështu që mbetej në favorin tim nga AI.
E katerta: Vëreja se njerëzit turreshin pas pasurisë,krenarisë familjare e madhështisë, e e dimë se sa të vlefshme janë këto. Sidoqoftë unë iu ktheva thenies së Allahut të Lartësuar, ku thotë: "...e ska dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) !..." (Kur'an 49:13). Andaj punoja, si rezultat i asaj që kam mësuar tek ju në arritjen e devotshmërisë kështu që te jemë i ndershëm te i Lartëmadhëruari.
E pesta: Vëreja se njerëzit lakmojnë njeri tjetrin. Unë mendoja në thënien e Allahut të Lartësuar ku thotë: " Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë!..." (Kur'an 43:32) Andaj e braktisa lakminë e gjelozinë.
E gjashta: Vëreja se (njerëzit) konsideronin njeri tjetrin si armiq. Unë për një kohë shkova te Libri i Allahut dhe e gjeta se: "Djalli është armik i juaji,pra, edhe ju konsiderojeni si armik. Ai e therret at grupin e vet vetëm për ti bërë ata banues të zjarrit " (Kur'an 35:6) Së këndejmi e lash teresisht urrejtjen qe e kultivonin ata në mes vete dhe ekonsideroja shejtanin si armik timin të vetëm.
E shtata: Vëreja gjithashtu se njerezit madje e poshteronin vetveten në kërkim te furnizimit ndërsa në Librin e të Madhëruarit gjeta: "Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj !..." (Kur'an 11:6) Prandaj e perqendrova veten në atë që i takonte Atij nga unë dhe e anova atë që më takonte mua nga Ai.
E teta: I shihja njerezit duke qenë te varur prej tregtisë, punës e shëndetit. Unë iu varësova vetëm Allahut të Lartesuar . Ai në Librin e vet thotë: "Kush i mbeshtetet Allahut, Ai i mjafton atij..." (Kur'an 65:3)
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€