Një serb pranon Islamin
Doktori i filozofisë me origjinë serbe bëhet musliman.
Më 27 korrik 2008 - e diel, në lokalet e Xhamisë haxhi Qazim në Shkup erdhi një i panjohur me qëllim që para hatibit të kësaj xhamie Ahmed efendiut t'a shpreh shehadetin dhe të pranojë Islamin si fe të tij.
Në të vërtetë ai ishte një intelektual me origjinë serbe i cili që në kohën rinore jetonte në Gjermani. Bashkëshortja e tij ishte një myslimane nga një fshat i rrethit të Shkupit e cila së bashku me te dhe fëmijët e saj kishin ardhur tek hatibi i xhamisë së lartpërmendur me qëllim që edhe ajo të prezantojë në aktin e pranimit të islamit të bashkëshortit të saj.
Pas një bisede të gjatë me hafiz Ahmed efendiun dhe pas mendimeve që i kishin këmbyer ndërmjet vete, si në aspektin e filozofisë së përgjithshme, ashtu edhe në atë islame, deklaroi se vullnetarisht e pranon Islamin, ndërsa teologut të lartpërmendur iu kishte drejtuar me fjalët "Edhe pse unë jam doktor i filozofisë, ti do të jesh mentori im në islam".
Kjo ishte një kënaqësi dhe një rilindje e tij, që me pak fjalë e kishte shpreh myslimani i ri i cili për emër të tij e kishte zgjedhur emrin Ali.
Kjo është një shenjë që feja e Allahut asnjëherë nuk do të humbet, e ajo që është më me rëndësi, mund të thuhet se numri më i madh i atyre që kalojnë në islam, këtë e bëjnë nga pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre logjike, intelektuale, madje edhe shkencore, e jo nga ndonjë qëllim tjetër. (Allahu e di më së miri).
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
me vjen shum mire dhe kenaqem kur degjoj se po shtohen muslimanet une me sa kam degjuar rreth 70 000 persona jan kthyer kah rruga e allahut xh.sh. islami ju pershendes dhe vazhdoni keshtu
it's nice to be important
but it's much important to be nice
shum katolik e kan pranuar fene Islame por s'do te thoja se me gjak ka mbet ai qe ka qene se njeriu ne Islam vetem abdest kur mer ai pastrohet shpirterisht ashtu si edhe qe filtrohet gjaku e leje mo nese ben namaz ai teresisht shondrohet ne musliman qoft edhe qeliza me e imet ne trupin e njeriut
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€