Benachrichtigungen
Alles löschen

Testi i sprovës!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
153 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1781]

Testi i sprovës!

Lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Mëshirës, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Një njeri është besimtar vetëm atëherë kur beson se Allahu është Sundues i gjithësisë dhe sundues tjetër nuk ekziston, vetëm Ai është Zot dhe vetëm Ai meriton të adhurohet dhe Ai është plotësisht i përsosur me cilësitë dhe emrat e Tij. Në këtë mënyrë, besimtari ka konfirmuar njësimin (teuhidin) e adhurimit, zotërimit, si dhe emrat e Allahut dhe cilësitë e përsosmërisë së Tij. Ky është teuhidi, besimi që duhet të qëndrojë në zemrat e gjithë besimtarëve.

Po ashtu, duhet kujtuar se besimi nuk është vetëm fjalë, e cila thuhet me gjuhë, por është vërtetësi me detyra, obligime dhe përgjegjësi. Nuk mjafton thjesht që njerëzit të thonë: besojmë dhe veprojmë e këta të mos të ballafaqohen me teste, sprova, vuajtje, shqetësime. Besimtarët ndeshen me shqetësime dhe sprova të natyrave të ndryshme. Është e natyrshme të bëhen teste dhe analiza në sfera dhe lëmi të ndryshme. Blerësi kërkon të testohet sendi që blihet, studenti po ashtu i nënshtrohet provimit pranues kur aplikon për studime; punëtori i nënshtrohet intervistave, e kështu me radhë.

Një prej ligjeve të Allahut të Lartësuar është që besimtari të testohet me një provim të përgjithshëm, ku i jepet mundësia për të marrë notë të lartë apo mesatare, por mund të marrë edhe notë të dobëta dhe jo kaluese. Pyetjet e përgatitura janë të hapura dhe të njohura për të gjitha shtresat e njerëzve. E njohur, po ashtu, është edhe lënda e provimit, notat kaluese dhe rëndësia e këtij provimi.

Lënda e provimit është imani-besimi. Në Kur"an, Allahu i Lartësuar ka thënë: "A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, dhe nuk do të sprovohen? (Ankebut, 2)

Pyetjet e provimit testues janë të përmbledhura në fjalën e Allahut të Lartësuar: "Ne do t"ju provojmë me ndonjë frikë, me uri, humbje të pasurisë, të jetës, të frutave. Por t"i përgëzoi durimtarët."" (Bekare, 155)

Vendmbajtja e provimit testues është kjo botë, dynjaja; përderisa njeriu jeton, ai do të testohet. Allahu i Lartësuar ka thënë: "Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të lakmuarit, si ndaj grave, djemve, ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, kuajve të stolisur, bagëtisë dhe bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë."" (Ali-imran, 14)

"Shembulli (ngjashmëria) i jetës së kësaj bote është si i një shiu që Ne e kemi sjellë nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) bimët e tokës prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë."" (Junus, 24)

Më pas, besimtarit i duhet që të marrë masat e nevojshme për t"i krijuar vetes mundësitë për ta kaluar me sukses testin provues dhe kjo arrihet me durim dhe namaz. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).â€


 
Veröffentlicht : 12/02/2009 11:23 p.m.
Teilen: