Benachrichtigungen
Alles löschen

Sektori financiar Islam në Britani më i madh se në Pakistan

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
112 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1783]

Raporti më i fundit tregon se Britania ka sektorin financiar Islam më të madh se Pakistani

Studimi tregon se Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të bankave për muslimanët, produktet e të cilave ndalojnë pagesat me interes apo investimet në alkool dhe në kompanitë perëndimore të bixhozit.

Tani në Mbretërinë e Bashkuar ekzistojnë 5 banka që veprojnë në përputhje të plotë me sheriatin përderisa 17 institucione tjera të rëndësishme duke përfshirë Barclays, Lloyd Banking Group kanë themeluar sektorë të veçant ose kanë hapur firma ndihmëse për klientët muslimanë.

Në asetet 1.8 miliardë dollarëshe të këtyre bankave islame përfshihen edhe asetet e shteteve te të cilat islami është feja kryesore si Pakistani, Turqia, Bangladeshi dhe Egjipti.

Për më tepër në Britani si askund tjetër në botë ekzistojnë 55 kolegje dhe institucione profesionale që ofrojnë shkollim për financat islame.

Sipas një raporti të Shërbimit Financiar Ndërkombëtar në Londër ( IFSL )
ky përqendrim i financave islame në Britani është ndihmuar nga qeveria e cila u ka krijuar lehtësira tatimore kompanive…..

Duncan McKenzie, drejtor për çështje ekonomike në IFSL tha se Mbretëria e Bashkuar ka përfituar mjaft shumë nga këto politika mbështetëse të qeverisë e cila synon që shërbimet islame t'i fusë në një vijë me shërbimet tjera të zakonshme.

Faktet për rritjen e rolit të Londrës në financat islame tregojnë që Mbretëria e Bashkuar është vend i vetëm perëndimor që dallohet në këtë drejtim dhe e cila në listën e vendeve me asete islame renditet në vendin e tetë me 1.8 miliardë dollarë.

Të dhënat e këtij studimi mbulojnë periudhën 2007 por pretendohet se institucionet financiare islame do të jenë në gjendje ta përballojnë krizën financiare dhe recesionin më mirë se bankat tjera për shkak se atyre u ndalohet të investojnë në të ashtuquajturat " asete helmuese ".

Sir Andrew Cahn, shef ekzekutiv i organizatës qeveritare " Investimet dhe tregtia e Mbretërinë së Bashkuar " tha se pavarësisht prej origjinës përtejdetit, financat islame e kanë gjetur vatrën e tyre në Mbretëri. Megjithëse asnjë sektor nuk do të mund ta përballojë krizën financiare, financat islame kanë treguar aftësi të mëdha ripërtëritëse.

telegraph.co.uk


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 13/02/2009 2:11 p.m.
Teilen: