Benachrichtigungen
Alles löschen

Tek jeta nga jeta

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
110 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1357]

A ka njeri që të mos ketë kërkuar një mendim përfundimtar mbi një çështje se duhet apo s'duhet të bëjë një gjë? Besoj se jo. Mësimet nxirren nga përvoja e jetës, qoftë tonat, qoftë të huajat, që shpesh ndodh të jenë nxjerrë nga gabimet që kanë qenë shumë të kushtueshme për dikë. Nga vetë mësimet që nxjerrim nga jeta, e bëjnë më të mirë dhe më të lehtë jetën tonë dhe të të tjerëve, apo ndoshta edhe ia nxin dikush dikujt, jetën, kuptohet! Nga jeta mësohen shumë gjëra, megjithatë ajo që do të përmend është fakti se kam mësuar se si të pranoj të kaluarën, me të mirat dhe të këqijat e saj. Kuptohet, që shumicën e rasteve, ndonëse ka më shumë të mira, ato harrohen më shpejt se sa të këqijat. Kam arritur të kuptoj se ky që jam sot, jam vetëm prej asaj të kaluare. Besoj në faktin se çdo njeri nuk është gjë tjetër veç një përmbledhje e përvojave të kaluara. Nëse unë arrij të pëlqej personin që jam në këtë të tashme, atëherë i shoh përvojat pozitive apo negative si faktor kryesor që më bën ai që jam sot. Jeta është një përvojë, shkollë, e përvoja njëherë të provon, pastaj të mëson. Çdo njeri që takon në jetë, ke takuar një krijesë të veçantë nga të tjerët, individ quhet, sepse është i veçantë prej gjithë njerëzve të botës në mendime, në bindje, në fizionomi, pra, nuk është i njëjtë me askënd në botë dhe, me takimin e kujtdo, ke takuar një krijesë të re dhe duhet pranuar si e tillë, prandaj nga çdokush mund të mësosh diçka të re. Ajo që i lidh njerëzit është dashuria reciproke dhe besimi nxit mendimet e mira, që mund të krijojnë afrimin shpirtëror, krijimin e shoqërisë së shëndoshë, që lidhur me këtë i përshtatet fjala popullore: “Nga të shkosh, nga një shtëpi ndërtoje.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 06/01/2009 7:14 p.m.
Teilen: