Erdhi dëshprimi për ty sot por të nesërmen me siguri do të kalojë.
Të them me siguri sepse Allahu asnjërin prej nesh nuk e harron dhe ç"donjërin e don me siguri pasi ne jemi krijesat e Tij.
Pra a nuk je i lumtur që i Gjalli,i Përjetshmi të don,të respekton,të veçon nga të tjerët me fenë e Tij të pastër?
Ç"ka të duhet gjë tjetër në këtë jetë përveç dashurisë së Allahut?
Ç"ka të duhet dashuria e njerëzve të kësaj bote kur ka prej tyre që tradhëtojnë?
Ti je sot gabimtarë por ti mundesh që të nesërmen ta bësh më të mirë.
Me pendimin tënd sot,ti mundesh të nesërmen ta bësh dhe ta krijosh më të bukur.
Pra ky është qëllimi i jetës,të jetosh në një mënyrë të pastër,me besim ndaj Allahut dhe të jesh i lumtur pasi kjo jetë është shumë e shkurtë dhe ka një afat të caktuar nga Zoti i gjithësisë.
Nëse sot ke gabuar mos u mërzit por pendohu dhe loto me një sinqeritet ndaj Allahut dhe do të hsohësh se zemra jote do të lulëzohet nga një dashuri të cilën dashuri ta dhuron Allahu për shkak të pendimit.
Kjo është jeta,me mundime,dëshprime,tradhëti të tepërta nga njerëzit,humbje të mëdha dhe shumë fatkeqësi tjera me të cilët njeriu don apo nuk don ai duhet të përballohet me ato.
Mos mendo se sot ti e ke humbur rrugën por mendo se pranë teje është Allahu i Cili të udhëzon kah më e mira dhe ta falë gabimin e bërë.
Pra ty nuk të duhet ndihma e njerëzve por ty të nevoitet një ndihmë shpirtërore të cilën e dhuron vetëm i Madhi Allah.
Mos u mërzit se pranë varrit tënd është vendosur një lule.
Mos u mërzit por mere lulen dhe thuaju njerëzve me një krenari:
“Unë jam i gjallë nuk jam i vdekur pasi unë e kam Allahun i Cili më dhuroi një jetë të përjetshmeâ€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous