Bismilahi uelhamdulilahi ues-salatu ues-selamu ala resulilahu ue ala ehlihi ue sahibihi ue selam, ema bad:
Sëmundja e gafletit - që të jesh në gjendje të pakujdesisë ndaj obligimeve të Allahut (subhanehu ue te'ala) është një sëmundje që fatkeqësisht shumë, shumë njerëz prej umetit islam kanë rënë në te. Është që të jesh në gjendje të harresës ndaj Ditës në të cilën ti do të merresh në pyetje prej Allahut (subhanehu ue te'ala). Atë Ditë kur Ai do të pyet ty për (gjënë) e madhe dhe të voglën, për të mirën dhe për të keqën, për hallall dhe për haram, për të drejtën dhe për gabimin - për çdo gjë do të pyetesh prej Allahut (subhanehu ue te'ala).
Ne fillojmë duke ia tërhequr vërejtjen vetes sime dhe juve që mos të jem prej atyre që janë në gjendje të gafletit. Allahu thotë:
Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. El-Enbija'(21) 1-3
Shumë musliman prej umetit, e dëgjojnë Kuranin dhe sytë e tyre asnjëherë nuk nxjerrin lot, derisa asnjëherë, jeton tërë jetën duke e dëgjuar fjalën e Allahut dhe asnjëherë në jetën e tij nuk ka derdhur lot prej frikës ndaj Allahut. Muslimanët do të jetojnë tërë jetën e tyre duke i dëgjuar hadithet dhe Sunetin e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe zemrat e tyre nuk prekën asnjëherë: "zemrat e tyre të okupuara" me gjëra të tjera.
Por rreziku i vërtet nuk është se zemra është e preokupuar, por rreziku qëndron në atë se ka njerëz të cilët e dinë se bëjnë mëkate: si ngrehja e kamatës, nuk falen, ata e din se po i binden Allahut por pastaj shikojnë rreth vetes dhe shohin se posedojnë vetura, se kanë pasuri, shërbëtorë, edukator, punë, grua, fëmijë dhe thotë se e tëre kjo është nimah (begati) prandaj Allahu është i kënaqur me mua por në realitet është test dhe sprove prej Allahut.
Ulemat prej Selefëve dhe Halefëve kanë thënë: Të sprovohesh me të mira që të janë dhënë prej Allahut është një sprovë më e rëndë për ty se sa Allahu me ti largu disa prej të mirave tuaja. Për arsye se kur ke pasuri, kur ke të mira rreth teje, ti je i verbuar, ti je i verbuar, ti në realitet nuk je duke parë se je duke bërë mëkate për arsye se mendon që Allahu është i kënaqur me ty për atë arsye të janë dhënë para, të është dhënë pasuri, të është dhënë puna, në realitet kjo është një sprovë më e madhe se sa Allahu ti merr ato prej teje.
Lexoj fjalët e Muhamedit (salallahu alejhi we selem):
"Nëse e sheh një person që Allahu po ia jep çdo gjë që e dëshiron derisa e sheh të njëjtin person se po bënë mëkate ta dish se Allahu gradualisht do ta sjellë atë tek dënimi." [2]
Allahu e lëshon litarin të shkoj pakë, derisa Allahu ta pret atë pastaj Allahu e kap atë. Për ta sqaruar këtë sunet Allahu (subhanehu we te'ala) thotë:
Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer. El-En'am (6) :44
Transmetuar prej Ebu Musa el-Ashariut (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi we selem) ka thënë:
"Në të vërtet Allahu, do ti jap afat shtypësit që të bëjë më shumë shtypje derisa ta kap Allahu dhe kur Allahu e kap atë, Ai asnjëherë nuk e le të shkojë më" pastaj i Dërguari e recitoi:"Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër. "Hud (11) :102
Ai i lëshon që ata të shkojnë derisa të jenë në mes të kënaqësisë së tyre dhe pastaj Ai ua sjell atyre dënimin. Dhe dëgjoj fjalët e Allahut ku i përshkruan njerëzit e gafletit, cilat janë karakteristikat e tyre, cilat janë sjelljet e tyre, çfarë lloje të njerëzve janë ata?
Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët. El-A'raf (7) 179.
Dhe mund të pyesësh si ka mundësi që një qenie njerëzore të jetë më e ultë se shtaza? A nuk e ke dëgjuar Allahun (subhanehu ue teala) kur Ai thotë: A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron. El-Haxhxh (22):18.
Pra Allahu të tregon ty se dielli, hëna, kodrat, pemët, shtazët dhe shumë prej njerëzve janë më të mirë se sa ata të cilët nuk i binden Allahut (subhanehu ue teala). Dhe ata të cilët e meritojnë dënimin dhe kenë e poshtëron Allahu askush s'mund ta nderoj. Me të vërtet! Allahu bënë çka dëshiron. Dhe ti mund ta pyesësh veten: sy të cilët nuk shohin? Zemra të cilat nuk kuptojnë?
Allahu (subhanehu ue teala) thotë:
Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor. El-Haxhxh (22):46.
Sytë mund të shohin por të shikuarit e vërtet i cili duhet të shihet nuk e kupton zemra - për arsye se zemra nuk e kupton bekimin të cilin Allahu (subhanehu ue teala) na e ka dhënë. Zemra nuk e kupton Teuhidin la ilahe ilallah, Muhamedur-Resulullah. Nuk janë sytë të cilët janë verbuar:
"...por verbërohen zemrat në kraharor..."
Ne e pyesim vetën tonë: Pse ne njerëzit jemi në një gjendje në të cilën ligjet islame apo urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij i shohim si diç të lehtë, si diç që nuk janë të rëndësishme - apo se nuk janë për tu brengosur?
Gjatë javës së kaluar e kam takuar një vëlla mysliman dhe duke qëndruar me të rreth një orë e vërejta se ai po e barte një unazë të arit. Duke parë se isha vetëm me atë dhe në mënyrë të butë i thash: "O vëlla, a e din vëllai im se i Dërguari ka ndaluar që burrat të bartin ari, ndoshta nuk e ke dëgjuar këtë?"
Ai më tha: "Jo, por e di, e di këtë." Dhe unë qëndrova aty i habitur. E dinë dhe prapë nuk i përmbahesh?
E DINË DHE PRAPË NUK I PËRMBAHESH??
Ti marrësh lehtë urdhrat e Allahut (subhanehu ue teala) vëllezërit e mijë, ti merrni lehtë urdhrat e Allahut (subhanehu ue teala) ju motra. Dhe në të njëjtën kohë nëse shefi yt të urdhëron të bësh diç që nuk është në raportin tënd -diç që nuk e ke për ta bërë- ti do ta pasosh dhe do ti bindesh shefit tënd. Derisa edhe në shumë raste edhe nëse është që të kundërshtohen rregullat standarde, ti nuk ke për ti respektuar standardet - (por) do ta pasosh shefin tënd. Por prapë kur Allahu të urdhëron dhe të ndalon dhe kur i Dërguari të urdhëron dhe te ndalon, atëherë ju nuk ju bindeni atyre:
O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. Huxhurat(46): 1.
O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Huxhurat(46):2.
Abdullah bin Zubejri (Radiallahu anhu) ka thënë, "Pas kësaj, zëri i Omerit ka qenë aq i ultë sa që i Dërguari i Allahut është dashtë që ta përsëris atë që e ka thënë në mënyrë që ta kuptoi se çka është duke i thënë atij."
Alimi dhe adhuruesi, Imam Ibnul Kajimi (rrahimullah) ka thënë: "... po ta kishin ngrit zërin sahabët më lartë se zëri i resulullahi (s.a.u.s.) të gjitha veprat e tyre do të ishin shlyer - dhe çka thua për një person jo vetëm që e ngrit zërin por e vendos intelektin e tij para fjalëve dhe veprave të Dërguarit të Allahut (s.a.u.s.)?"
Dhe për këtë Allahu thotë:
Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër fare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. El-Ahzab (33): 36.
Pra ne pyesim: Pse njerëzit po i marrin lehtë urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Është një arsye kryesore dhe ajo është se ata e kanë harruar qëllimin e krijimit. Myslimanët e kanë harruar pse janë këtu. Pse ju lejohet prej Allahut (s.u.t.) që të ecin në fytyrë të tokës. Pse ju lejohet që të marrin frymë, të shkojnë në punë, të shkojnë në shkollë. Dhe ajo është arsyeja e vërtet, thirrja e vërtet e islamit - një ajet i vetëm prej Kuranit ku Allahu (s.u.t.) thotë:
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Edh-Dharijat (51): 56.
Kjo është arsyeja jonë e ekzistimit tonë në tokë - nuk është për ta përmbushur epshin tënd apo qejfet tuaja apo ti arrish qëllimet të cilat janë jo islamike, është që ta adhurosh Allahun (s.u.t.). por mos mendo se kjo donë të thotë se ti nuk duhet të shkosh në shkollë apo në punë. Allahu nuk e ka dërguar këtë Kuran që të na i vështirësoj punët. Ai thotë:
Ta, Ha. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet. Ta Ha(20):1-2.
Allahu nuk e ka dërguar këtë Kuran që të na i vështirësoj punët. Islami nuk ia ndalon asnjë individi që të arrin pasuri dhe të bëhet i pasur - vetëm duhet të përgjigjesh në dy pyetje:
Ku e i ke fituar parat tuaja: Hallall apo Haram? Dhe; Si i ke shpenzuar ato: Në Hallall apo në Haram? - dy pyetje të thjeshta.
Mos mendo se duhet të bëhesh vetmitarë që vetëm ti falesh Allahut, të lexosh Kuran dhe vetëm të shpresosh që rizku të vije ty! Por ibadeti yt është që të jesh një person i cili funksionon plotësisht në shoqëri - ndërsa ta adhurosh Allahun (gjithashtu).
Ne e pyesim vetën cili është shërimi i pakujdesisë sonë?
Së pari është që ta dish qëllimin e krijimit tuaj. Pyete vetën tuaj, shtrydhe vetën tënde, analizo jetën tënde: A je duke jetuar për ibadet apo për dynja?
Së dyti, largohu prej çdo personi i cili të sjellë deri tek gjendja e pakujdesisë - përjashtoj prej jetës suaj. Ti je ai i cili e bartë pasaportën e la ilahe ilallah, Muhammedur-Resulullah - ti nuk mund ta vulosësh atë me vizën e mosbindjes ndaj Allahut (azze ue xhel).
Së treti, ti duhet të pendohesh prej mosbindjeve e bëra ndaj Allahut - ti nuk mund të largohesh prej mosbindjeve tuaja dhe thjesht të fillosh prej fillimit pa bërë asgjë - ti duhet të pendohesh, ti plotësosh kushtet e pendimit.
Dhe së katërti, një hadith në të cilin nuk do të lodhemi së mbështeturi në të, dhe se është një këshillë prej Pejgamberit (s.a.u.s.) ndaj Muadh Ibn Xhebelit (r.a.) dhe njëherit tërë njerëzimit dhe xhinëve: "Ke frikë Allahun kudo që të jesh" - qoftë ajo në vetmi apo në publik.
E lusim Allahun (s.u.t.) që të na mbron neve që mos të jemi prej të pakujdesshmëve dhe që të na bëjë neve prej robërve adhurues të sinqertë të Tij - Amin.
"Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi" El-Enbija'(21) 1-3
Uallahu a'lem - ue salallahu ala Muhamed ue alibi uesahbihi ue sala
1] Ahmedi, El-Bejhaki - El-Hafidh El-Irakii thotë se është Hasen, Albani thotë se zinxhiri i tij është Sahih