Benachrichtigungen
Alles löschen

Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
171 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3259]

Mjeshtëria E Allahut Në Ngjyra

Një botë me ngjyra

Si do të ishte të jetonim një botë pa ngjyra, të errësuar, a keni menduar ndonjëherë? Lirojeni veten tuaj për një moment nga përvoja juaj, harrojeni gjithçka që keni ditur dhe filloni imagjinimin tuaj. Mundohuni që të imagjinoni trupin tuaj, njerëzit rreth jush, detërat, qiellin, pemët, lulet, për shkurt të gjitha në të zezë. Provo të mendosh se si do të ndjeje sikur njerëzit, macet, qenët, zogjtë, fluturat, dhe frutat të mos kishin ngjyrë fare. Ju kurrë nuk do të dëshironit të jetonit në një botë të tillë, apo jo?

Shumica e njerëzve kurrë nuk kanë menduar se në çfarë bote shumëngjyrëshe ata jetojnë apo kurrë nuk kanë menduar se çfarë larmi e ngjyrave kanë ardhur në ekzistencë në tokë . Ata ndoshta kurrë nuk kanë menduar se si do të ishte bota pa ngjyra. Kjo është ndoshta sepse gjithkush që sheh ka lindur në një botë përplot me ngjyra. Megjithatë, modeli bardhë e zi, pa ngjyra i botës është i pamundur. Në të kundërtën, fakti mahnitës është se ne jetojmë në një botë të ndritshme, me ngjyra. (Në kapitujt vijues, ne do të diskutojmë në detaje pse ekzistimi i botës përplot me ngjyra është aq mahnitës).

Një botë pa ngjyra natyrisht do të imagjinohej vetëm me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe hije gri. Megjithatë, e zeza, e bardha dhe hijet gri janë gjithashtu ngjyra. Për këtë arsye është shumë vështirë për njeriun që të imagjinoj pangjyrëshmërinë. Edhe kur të imagjinoj pangjyrëshmërinë patjetër duhet të përdorë një ngjyrë. Me fjali si “Gjithçka ishte pa ngjyrë, errësirë, nuk kishte mbetur ngjyrë në sipërfaqe, gjithçka ishte e bardhë”, njerëzit mundohen të përshkruajnë pangjyrshmërinë. Në fakt, këto nuk janë përshkrime të pangjyrshmërisë, por të botës bardhë e zi.

Për në çast imagjinojeni që gjithçka rreth jush të humb ngjyrën. Në një rast të tillë gjithçka do të përzihej dhe do ishte e pamundur të dallojmë një object prej tjetrit. Shembull do të ishte e pamundur të shohim një tryezë ngjyrë kafeje, mbi të cilën qëndrojnë një portokall ngjyrë portokalli, ca dredhëza të kuqe apo një buqetë lulesh me lloj-lloj ngjyrash; sepse as ngjyra e portokalltë nuk do të ishte e portokalltë, as tryeza nuk do të ishte ngjyrë kafeje, e as lulet nuk do të ishin të kuqe… Një botë të cilën vështirë mund ta imagjinojmë pa ngjyra, qoftë vetëm për disa çaste të jetojë aty do të ishte mjaft e mërzitshme.

Ngjyra ka një rol kyç në komunikimin e njeriut me botën e jashtme, në funksionimi normal të memories së tij, dhe në mbushjen e trurit të tij me mësimin e funksioneve. Kjo është sepse njerëzit mund të zhvillojnë komunikim të përshtatshëm mes ngjarjeve dhe vendeve, njerëzve dhe objekteve vetëm me anë të ngjyrosjes së trupave. Për njeriun bota e jashtme ka kuptimin e saj vetëm si një tërësi me ngjyra.
We always see a world full of color

When the pictures above and on the right are compared, it will be better understood how nice it is to see a world full color. Colors are one of the greatest blessings that Allah has bestowed upon people in the world.

Njohja e objekteve dhe gjërave rreth nesh nuk përfitohet vetëm me anë të larmisë së ngjyrave. Harmonia e përkryer e ngjyrave në natyrë e bën njeriun të ndjejë një kënaqësi në shpirt. Mirëpo këtu duhet të kemi kujdes për një gjë: Njeriu që të shoh këtë harmoni të ngjyrave me të gjitha detajet dhe të ndjejë atë kënaqësi, është pajisur me sytë që janë të konstruktuar në mënyrë të veçantë. Në botën e qenieve të gjalla, sytë e njeriut janë më funksionuesit dhe mund të perceptojnë ngjyrat në detajet e tyre më të vogla, aq shumë sa syri i njeriut mund të dalloj me miliona ngjyra.1 është më se e qartë se aparati vizual në njerëz që punon me aq përsosmëri është i përcaktuar veçanërisht që të shoh një botë përplot me ngjyra.

Qenia e vetme në tokë që mund të kuptoj ekzistimin e një përsosmërie të tillë në univers është njeriu pasi që ka aftësi të mendoj. Kështu që në bazë të gjithë asaj që përmendëm më herët, përfundojmë këtë:

çdo detaj, mostër dhe ngjyrë në qiej dhe në tokë është krijuar për njerëzit që të falënderojnë dhe të çmojnë këtë renditje dhe të mendojnë për të. Ngjyrat në natyrë janë rregulluar në aso mënyrë që të joshin shpirtin e njeriut. Simetria perfektë dhe harmonia mbizotërojnë në ngjyra, që të dyja në botën e qenieve të gjalla dhe jo të gjalla. Kjo situatë sigurisht do të shkaktoj disa pyetje në mendjen e ndonjërit që mendon, si:

çka e bën botën të ngjyrosur? Si u krijuan ngjyrat, që e bëjnë botën tonë jashtëzakonisht të mrekullueshme? Kujt i përket dizajnimi i shumëllojllojshmërisë dhe harmonisë së ngjyrave mes vete?

A është e mundur të themi se gjithçka që ekziston është krijuar nga ndryshimet e paqëllimta të shkaktuara nga një varg të koincidencave?

Sigurisht që askush nuk do ta pranoj një absurditet të tillë. Koincidencat e pakontrolluara nuk mund të krijojnë asgjë, e lëre më miliarda të ngjyrave. Vetëm vërej krahët e fluturës apo ngjyrat e luleve të ndryshme, secila prej tyre duket si mrekulli e artit. Sigurisht është e pamundur për tingullin e arsyes që këto atribute të ia lë proceseve të pavetëdijshme.

Ne do t'i kuptonim këto fakte më mirë nëse marrim një shembull. Nëse ndokush sheh një pikturë që përshkruan pemët dhe lulet në natyrë, njëri nuk do të pohonte e as të mendonte se harmonia e ngjyrave, modelet e organizuara dhe dizajnimi i vetëdijshëm në pikturë kanë mundur të krijohen nga koincidenca. Nëse dikush del dhe thotë, “se kutitë e bojërave janë asgjësuar nga era, janë përzier, dhe me forcën e shiut etj., dhe pas një periudhe të gjatë kohore kjo pikturë e mrekullueshme është krijuar”, është më se e sigurt se askush nuk do të merr këto fjalë seriozisht. është një situatë interesante këtu. Megjithëse askush nuk do të pranonte të shpreh një pohim kaq të paarsyeshëm, disa njerëz prapë se prapë deklarojnë se ngjyrosja e përkryer dhe barazia e natyrës është krijuar nga procese të pavetëdijshëm, të pavullnetshëm. Sidoqoftë, evolucionistët japin këso ide që thonë që është puna e koincidencës së rastit për të shpjeguar këtë lëndë dhe japin hulumtime të ndryshme. Ata nuk hezitojnë të japin përfundime të pabaza mbi këtë çështje.

Qartë kjo është verbëri, me anë të së cilës është mjaft vështirë të arrish në term. Ende, dikush që ikë nga kjo verbëri duke shfrytëzuar aftësinë e mendimit do të kuptoj se aktualisht ai është duke jetuar në një mjedis jashtëzakonisht të mrekullueshëm në tokë. Ai do të vërtetoj tërësisht dijen e tij që një mjedis i pajisur me rrethanat më të përshtatshme për mbijetesën e njerëzimit nuk ka mundur të krijohet rastësisht.

Vetëm si një njeri që mendon, pranon momentin që shikon në pikturë që ka piktorin e saj, kështu që ai do të kuptoj se mjedisi shumëngjyrësh rreth tij , i harmonizuar dhe jashtëzakonisht piktoresk po ashtu ka një Krijues.

Ky Krijues; që nuk ka shoq në krijim, që gjithçka ka krijuar në një harmoni të përsosur, që neve na ka dhënë bukuri shumëngjyrëshe në këtë botë është Allahu. çdo gjë që ka krijuar Allahu është në një pajtueshmëri, harmoni mes vete. Allahu mjeshtërinë e tij të pashoqe të krijimit në ajetet e Kuranit kështu e përmend:

Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas herë drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur. (Suretu El Mulk: 3-4)


 
Veröffentlicht : 07/07/2009 12:51 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Çka është ngjyra? Si është krijuar?

Disa detaje kanë një vend të rëndësishëm në mendjen e njeriut dhe kurrë nuk ndryshojnë. Le të fillojmë me pemët, të cilat janë të njohura për ne. Ngjyra e pemëve zakonisht është ose gjelbër ose e gjelbër e hijezuar. Mirë e dimë se gjatë vjeshtës, gjethet ndërrojnë ngjyrën. Ngjashëm, ngjyra e qiellit është ose e kaltër, ose me ngjyrë gri e hijezuar kur është vrenjtur ose e verdhë dhe e kuqe në agim dhe muzg, në lindje dhe në perëndim të diellit. Ngjyra e frutave kurrë nuk ndryshon; ngjyrat e larmishme të kajsisë dhe vishnjës janë të caktuara, dhe si të tilla gjithnjë janë të njohura. Shkurt, çdo gjë e gjallë dhe qenie që është nën dritë ka ngjyrë. Vështroni gjërat rreth juve me vëmendje. çfarë shihni? Tryeza, karriget, pemët që i shihni përtej dritareve, qielli, muret e shtëpisë suaj, fytyrat e njerëzve rreth jush, frutat që i hani, librin që jeni duke e lexuar në këtë moment... çdo njëra prej tyre ka ngjyrë të veçantë. A keni menduar ndonjëherë se si është e mundur që të gjitha këto ngjyra të krijohen dhe rregullohen me aq përsosmëri?

Le të shohim se çka është e nevojshme për t'u krijuar këto ngjyra, të cilat kanë një rol mjaft të rëndësishëm në jetën tonë. (Këto çështje do t'i diskutojmë më vonë në detaje). Për krijimin e një ngjyre të vetme, p.sh., të kuqe ose të gjelbër, të gjitha proceset që do t'i përmendim duhet të ndodhin dhe, më me rëndësi në këtë renditje:

The importance of colours in man's life is indisputable as every object acquires a meaning with its colours. Imagine that none of the colours you see in this photograph at the top (including black and white) exist at all. Certainly, you would not be able see any of the objects in the photograph. For the formation of even a single one of these numerous colours present on these objects, quite a few factors must be fulfilled, all at the same time. Allah has made the formation of colours dependent on the existence of a very detailed system.

1. Kushti i parë për krijimin e ngjyrës është ekzistimi i dritës. Për këtë arsye do të ishte me më dobi të fillojmë të ekzaminojmë karakteristikat e dritës që vjen nga dielli. Për të krijuar ngjyrën, drita që vjen nga dielli në tokë duhet të ketë gjatësi valore të caktuar që të prodhojë ngjyrat. Dimensionet e dritës, që quhen “dritë e dukshme”, në të gjitha rrezet e dritës të emetuar nga dielli është një në 1025. Ky dimension i imët dhe vështirë i besueshëm i rrezeve të dritës që është i nevojshëm për krijimin e ngjyrës, mbërrin në tokë nga dielli.

2. Në fakt, këto rreze diellore të shpërndara nga dielli nëpër kozmos shfaqin disa karakteristika të dëmshme për sy. Për këtë arsye, drita që arrin në tokë duhet të merr një formë e cila do perceptohej lehtë nga syri dhe nuk do ta dëmtonte atë. Për këtë, rrezet duhet të kalojnë nëpër një filtër. Ky filtër gjigant është “atmosfera” që e mbështjell tokën.

3. Drita që kalon nëpër atmosferë shpërndahet në tokë, dhe kur ndeshet me objekte të ndryshme, ajo reflektohet. Objekti mbi të cilin bie drita nuk duhet të jetë objekt që absorbon dritën por që e reflekton atë. Me fjalë të tjera, cilësia strukturore e objektit duhet të jetë në pajtueshmëri me dritën që arrin në tokë, në mënyrë që të formohet ngjyra. Ky kusht duhet të plotësohet dhe një valë e re e dritës reflektohet nga objekti në të cilin është ndeshur drita që ka ardhur nga dielli.

4. Edhe një hap thelbësor është i nevojshëm në procesin e formimit të ngjyrës për perceptuesin që të perceptoj valët e dritës, e që është syri. është esenciale që edhe valët e dritës të jenë në harmoni me organet e të pamurit.

5. Rrezet që vinë nga dielli duhet të kalojnë nëpër thjerrë dhe shtresë të syrit që të shndërrohen në impulse nervore në retinë. Pastaj këto sinjale duhet të shndërrohen në “qendrën e shikimit” në tru, që është përgjegjëse për prodhimin e ndjenjës së pamjes.

6. është edhe hapi i fundit që duhet të përmbushet që ne “të shohim” ndonjë ngjyrë. Faza e fundit në krijimin e ngjyrave është interpretimi i sinjaleve elektrike, të cila vinë nga qendra e shikimit në tru, si “ngjyra” nga qelizat e një nervi special të lokalizuar aty.
Siç pamë, për formimin e një ngjyre të vetme, nevojiten procese shumë të detajizuar dhe të ndërvarura.

Gjitha informatat që i kemi për ngjyrën dëshmojnë se secili proces që ndodh gjatë formimit të ngjyrës është me një balancim shumë delikat. Po të mos ekzistonin këto balancime, ekuilibrime, ne në vend se të jetojmë në një botë normale, do të jetonim në një botë të errët dhe të turbullt, e edhe do të humbnim aftësinë e të pamurit. Nga gjërat që i përmendëm më lartë të supozojmë mosekzistim e vetëm njërës, qelizave nervore të retinës që perceptojnë sinjalet elektrike. As drita e diellit nuk do të ishte e mjaftueshme, as pjesët e tjera të syrit nuk do të ishin funksionale, e as ekzistenca e atmosferës nuk do ta kompensonte mungesën e qelizave nervore të retinës


 
Veröffentlicht : 07/07/2009 12:54 p.m.
Teilen: