Benachrichtigungen
Alles löschen

Sinqeriteti

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
219 Ansichten
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 
[#2739]

Sinqeriteti

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë të Gjithëfuqishmit Allah. Paqja, mëshira, dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, dhe mbi të gjithë ata musliman të cilët ndjekin sinqerisht rrugën e tij. O Allah na pastro zemrat tona prej dyfytyrësisë, prej mos sinqeritetit dhe prej mendjemadhësisë. Nuk ka dyshim se rruga e vetme e pranuar nga ana e Allahut të Madhërishëm është rruga islame.

Të dashur vëllezër musliman!

Allahu nuk pranon prej nesh asnjë vepër e cila nuk ka në vete të ngërthyer sinqeritetin. Ne mund të maskohemi me petkun e modestisë, por zemra jonë nuk mundet të fsheh realitetin ose të vërtetën. Ne mund të themi se jemi njerëz shumë të sinqertë dhe të mirë, por zemra prapë është ajo e cila na përgënjeshtron të gjitha këto thënie tona. Nëse nuk jemi të sinqertë në veprat dhe në jetën tonë, atëherë padyshim se ne do të destinohemi që të mos gravitojmë në shoqërinë njerëzore me një moral të pastër. Nuk ka dyshim se njerëzit më të sinqertë janë besimtarët të cilët i frikësohen Allahut dhe veprojnë mbi baza të kësaj frike.
Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an: " Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!" Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!" (Zumer:11-12)

Të gjithë ne jemi të urdhëruar që ta adhurojmë Allahun sinqerisht duke mos vjedhur asgjë prej adhurimit tonë ndaj Tij. Nëse bëjmë ndonjë vjedhje ose lëshim, atëherë ne nuk jemi të sinqertë në këtë rrugë. Kjo rrugë nuk mund të mbijetojë në zemrat tona nëse ne nuk e pasojmë me sinqeritet dhe me vepra të mira. Sinqeriteti është i lidhur direkt me veprat e mira! Nuk ka vepra të mira pa sinqeritet në fe. Vepra e cila bëhet dhe quhet e mirë, e cila në vete nuk ka sinqeritetin, ajo vepër nuk është vepër e bekuar dhe e dashur te Allahu. Por, është një vepër e cila nga brenda shkatërron jetën dhe ndjenjat e këtij njeriu kryes i kësaj vepre.

Të dashur vëllezër musliman!

Të gjithë ne jemi të urdhëruar që t`i kryejmë obligimet tona ndaj Allahut xh.sh. Ato obligime i kemi në dhënien e zekatit, në faljen e namazit, në mos adhurim tjetër kë pos Allahut xh.sh. dhe në ndjekjen e rrugës së Krijuesit. Sot jemi dëshmitar të njerëzve të tillë të cilët nuk i kryejnë obligimet islame dhe as që merakosen për këtë gjë. Jemi dëshmitar të shumë maltretimeve që përjetojnë muslimanët nga disa pseudo-intelektual shqiptar të cilët përmes fudullëkut të tyre mundohen që të trishtojnë dhe sulmojnë të gjithë ata të rinj e të reja muslimane që kanë kapur udhën e diturisë, por nuk janë larguar nga rruga e besimit. Se njeriu i cili kap udhën e diturisë dhe largohet prej rrugës ose udhës së besimit, atëherë ai nuk ka sinqeritet në diturinë e tij. Edhe vet djalli i mallkuar nuk ishte i sinqertë kur nuk realizoi urdhrin e Zotit.

Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an: "E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë." (El-Bejjine:5)

Allahu na urdhëron që të largohemi prej çdo besimi të kotë, ndërsa në mesin tonë gjënë musliman dhe muslimane të cilët për ditën e Shën Gjergjit festojnë dhe bëjnë vepra të cilat e hidhërojnë Allahun e Madhërishëm. Ai na urdhëroi që të largohemi prej veprave dhe besimeve të kota, ndërsa ne nuk pyesim aspak dhe për ditën e "Veligdenit" festojmë bashkë me të krishterët lindjen e Isait a.s., por mbi baza të konceptit teologjik krishterë. Nga adhurimi jo i sinqertë i yni ndaj Allahut, lindin edhe këto besëtytni në mesin tonë. Sikur ta adhuronim ne Allahun sinqerisht, mesiguri se nuk do të ishim të lëkundur nga kjo rrugë dhe nuk do të kishte nevojë që të ndjekim ose edhe të kërkojmë rrugë tjetër pos kësaj rruge të drejtë.

Të dashur vëllezër musliman!

Ebu Hurejre r.a. thotë: "I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: 'Vërtet, Allahu nuk shikon në trupat e as në fizionominë tuaj, por shikon (atë që mbani) në zemrat tuaja.' (Hutbe, Muhamed Ahmed el Adevi, Shkup, 2008 , f.13)
Zemrat tona duhet që të pajisen me cilësinë e sinqeritetit! Allahu është Ai i cili shikon në zemrat tona, ndërsa ne nuk kemi turp e në atë formë mendojmë keq për vëllezërit, motrat dhe të gjithë muslimanët. Zemrat të cilat nuk janë të ujitura me sinqeritet,destinohen që të vdesin, ndërsa ato zemra të cilat vazhdimisht ujiten me dritën e sinqeritetit, ato ndjejnë praninë e Allahut. E kur zemra ndjen praninë e Allahut nuk ka dyshim se ajo zemër është e butë, e moralshme dhe bartësi i asaj zemre nuk di të mendojë dhe veprojë keq. Sinqeriteti është një element i cili sot po i mungon shumë ummetit islam. Edhe pse ka shumë gjëra të cilat i mungojnë, por primare mbi të gjitha është sinqeriteti. Sikur sinqerisht besimtarët musliman të vepronin në rrugën e Zotit, padyshim se frytet e këtyre veprimeve do ti shihnim në komplet rruzullin tokësor. Në mungesë të sinqeritetit, rezultatet e veprimeve tona janë tmerrësisht të këqija! Sot ne nuk jemi të sinqertë as me familjet tona, as me miqtë tanë, as me komshinjtë tanë, por as me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ne e lexojmë këtë hadith të Resulullahut s.a.v.s. se Allahu është Ai i cili shikon në zemrat tona, ndërsa zemrat tona prapë janë të ngurta dhe nuk ujiten në ujëvarën e devotshmërisë dhe të sinqeritetit. Zemrat tona, po hapërojnë në këtë botë sikur të ishin zemra që në të ka dorë vet njeriu dhe nuk gjendet mëshira e Allahut. Papastërtitë e jetës sonë, po fillojnë prej zemrave tona dhe ato po janë të dukshme edhe në përditshmërinë tonë. Kemi shumë shok në fakultet të cilit ia duam të keqen, por këndej ndoshta në dukje jemi në gjendje të hymë në zjarr për të, kemi shumë shok në xhami të cilët nuk duam ti shohim afër, pasiqë xhelozojmë në dijen ose në ndonjë cilësi të tij, ndërsa para syve të tij i themi se ne e duam atë. Ne nuk jemi të sinqertë as me shoqërinë që na rrethon, por nuk jemi të sinqertë as me veten tonë. Babai bën ndarjen e fëmijëve duke i privilegjuar disa fëmijë mbi disa të tjerë, nëna garon me vajzën e saj dhe xhelozon në vajzën saj për shkak të bukurisë. Nga brenda gufon prej xhelozisë dhe inatit, ndërsa nga jashtë lëshon fjalë ledhatuese të cilat janë vrer dhe helm.

Të dashur vëllezër musliman!

Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sikur ndonjëri prej jush të punonte ( për brenda) në ndonjë shkëmb që nuk ka derë e as vrimë, puna e tij me siguri do të dalë ( në shesh) para njerëzve". (Hutbe, Muhamed Ahmed el Adevi, Shkup, 2008 , f.13)

Nëse kuptojmë mirë mesazhin e këtij hadithi të Resulullahut s.a.v.s. atëherë ne duhet të veprojmë sinqerisht në gjithë jetën tonë. Një ditë të gjitha qëllimet tona të këqija nëse do Allahu do të dalin në shesh para njerëzve. Por, nëse pendohemi dhe nuk përsërisim gabimet e bëra dhe mendimet e qëllimet e këqija, atëherë padyshim se Allahu është Falës dhe Pranues i Pendimit. Allahu na mundësoftë që të jetojmë dhe të vdesim në Islam. Amin!


..

 
Veröffentlicht : 15/05/2009 3:15 p.m.
Teilen: