Babai.
1. Babai është dera e mezit e xhenetit.
2. Prej mëkateve më të mëdha është që të shajë djali babain e tij.
3. Bamirësia më e mirë është të respektosh miqtë e babait.
4. Zoti ju këshillon të silleni mirë me baballarët tuaj.
5. A doni t"ju tregoj për mëkatet më të mëdha? T"i bësh shok Zotit dhe keqtrajtimi i prindërve.
6. Tre lutje janë të pranuara tek Zoti nuk ka dyshim në to.
1- Lutja e atij që ju ka bërë padrejtësi,
2- lutja e udhëtarit derisa të kthehet
3- lutja e prindërit për fëmijën e tij.
7. Bindju Zotit tënd ashtu si të ka urdhëruar,
dhe mbushe zemrën me përkujdesje.
Bindju babait tënd sepse ai
të edukojë që kur ti ishe fëmijë
Përulju nënës tënde dhe lumturoje
sepse të sillesh me të keq është mëkat i madh.
7. Sillu si mësues ndaj fëmisë kur është i vogël dhe kur të rritet sillu si shok me të.
8. Fëmijën mos e tërhiq zvarrë sepse nëse ai do të jetojë ka për të tësprovuar, e nëse do të vdes ka për të të hidhëruar.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Buzëqeshja.
10. Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka.
11. Mos nënvlerëso asnjë lloj të mirësisë, qoftë kjo dhe një buzëqeshje.
12. Nuk ka përfituar ndonjëherë lavdërim si atë ditë kur erdhi duke buzëqeshur e me fytyrë të çelur.
13. Nëse bujari ecën fytyrë ngrysur sa e ëmbël eshtë buzëqeshja në fytyrën e koprracit.
14. Buzëqeshja është litari i dashurisë.
15. Buzëqesh edhe sikur zemra jote të pikojë gjak.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Bashkimi dhe bashkëpunimi.
16. Zoti do ta ndihmojë njeriun përderisa ai ndihmon vëllain e tij.
17. Çdonjëri prej jush është pasqyrë për vëllain e tij, nëse shikon një të keqe tek ai le ta largojë prej tij.
18. Një popull që bashkëpunon nuk ka për të qenë i pafuqishëm.
19. Bashkimi krijon fuqi
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Mëkati.
20. Mëkati është ajo që të ngacmon për Brenda duke pasur frikë se mos e kuptojnë të tjerët.
21. Kur një punë shoqërohet me mëkatin, ai e shëmton atë.
22. Zoti ka mallkuar hëngërsin e kamatës, dëshmitarin, dhe shkruajtësin e saj.
23. Mëkatet më të mëdha janë ato të cilat nënvlerësohen.
24. Lëri mëkatet para se të të lënë.
25. Nëse rregullohen zemrat, falen mëkatet
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Shpërblimi.
26. Udhëzuesi në të mirë shpërblehet si vepruesi i saj.
27. Zoti do t"ja shtojë krenarinë atij i cili është falës zemërgjërë, dhe do ta ngre atë njeri i cili është i thjeshtë.
28. Mbille të mirën qoftë dhe jo në vendin e saj, sepse e mira s"ka për të humbur kudo që të mbillet.
29. Nuk ka tregti si puna e mirë, as fitim si shpërblimi.
30. Kush jep kur e ka dorën e shkurtër do të marrë edhe kur ta ketë dorën e gjatë.
31. Çfarë të mbjellësh dhe do të korrësh.
32. Shpërblimi tek Zoti s"ka për të humbur
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Vëllazeria dhe miqësia.
33. Ndihmoje vëllain i padrejtë qoftë apo edhe kur ju ka bërë padrejtësi.
34. Nuk është vëllai im ai që më do me gjuhën e tij, por vëllai im është ai që më do edhe kur është larg.
35. Je vëllai im e nuk më ndihmon, nuk ka vëlla njeriu përveç se atij që e ndihmon.
36. Nuk do të humbë ai që ka një shok, i cili ka mundësi të rregullojë gjendjen e tij.
Sepse dynjaja jeton me banorët e saj ndërsa njeriu me shokët e tij
37. Nuk ka zëvëndësues për shokun që të ikën, ndërsa pasuria ka.
38. Ndoshta ti ke një vëlla të cilin nuk ta ka lindur nëna.
39. Vëllai jot është ai i cili të ruan.
40. Shoku i ndershëm eshtë më i mirë se sa nefsi jot, sepse nefsi të urdhëron për të keqe ndërsa shoku i ndershëm të urdhëron për të mirë.
41. Vëllai jot është ai i cili tregohet i sinqertë me ty.
42. Nevoja që ka njeriu për vëllain e tij është si nevoja ndaj ujit që buron.
43. Ndihmoje vëllain tënd qoftë edhe me fjalë.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
“Ai që reciton një ajet nga Libri i Allahut Fuqiplotë dhe të Lavdishëm në muajin e Ramazanit është si ai që e ka lexuar krejt Kur"anin në muajt e tjerë.â€