Benachrichtigungen
Alles löschen

Poezi Islame ...

29 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
1,061 Ansichten
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Buzëqeshja

Buzëqeshja është lëmoshë-sadaka,
Pejgamberi, alejhi selam, kështu urdhëroi e tha.

Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi,
dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti.

Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë,
pranoje, dhuroje, kudo që të shkosh.

Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar,
buzëqesh-nëse do të jesh e lumtur, e gëzuar…


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:50 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Jam mysliman

Hidhërimi i kthyer në gëzim,
Kur për cdo cast të pres ty ,
O gëzim,
Deri në fund i lirë…
Isa a.s. lindi mrekulli,
Që të mësosh o musliman mbi gjithësinë,
Mos harro dashurinë e All-llahut,
Që i`a dhuroi qenies njeri...
Jemi musliman dhe All-llahu pranon pendimin,
Nuk ka Zot tjetër pos Tij,
Gjithë cka shohim është krijim i Tij,
E mbi krijesat medito o njeri…

O All-llah i gjithësisë,
Bekoje Isën dhe familjen e tij,
Muhammedin me gjithë gjithësinë,
Nuhun, Jahjan e gjithë karavanin e mirësisë...
Dërgo Mëshirë mbi popullin tim,
Që një ditë Kosova ta shoh pavarsinë,
Të lirohet nga prangat e kishës së Serbisë,
Dhe në fund t`i kthehet Perëndisë…

Amin


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:52 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

ARDHMËRIA JUAJ JEMI NE

Prindërit tanë të dashur,
All-llahu ju mëshiroftë!
Ju begatoftë me devotshmëri!
Na stolisni,ju lutemi, me mirësi!

Na edukoni,o prindërit tanë,
Ashtu Kur"ani si ju mëson!
Na pajisni me dituri,
Së bashku të kemi lumturi!

Ardhmëria juaj jemi ne,
Thoni,cilën duhet ta kemi fe!
Mos na leni vetë të zgjedhim,
Se rrugëve do të bredhim!

Në zemrat tona,na mbillni imanin!
Na mësoni ta duam Kur"anin!
Na rrëfeni më shpesh për pejgamberët!
Na mësoni t"i duam edhe të tjerët!

Nuk kërkojmë pallate të na ndërtoni,
As me dasma të mëdha të na martoni.
Nuk kërkojmë prej jush pasuri,
Na mësoni ta duam të Madhin Perëndi!

Prindër,urdhërat e All-llahut aplikoni!
Lutemi nga Xhehennemi të shpëtoni!
Ardhmëria e juaj jemi ne,
Vetëm nëse na udhëzoni në fe.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:52 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

ZEMRA IME

Zemra ime është përmallu
Që me ty nuk është taku
Zërin tënd ta kish ndëgju
Ahmed o Muhamed.

Sytë e mi janë duke qa
Që ty nuk të kanë pa
O i dashuri Mustafa
Ahmed o Muhamed.

Ti je ylli që ndricon
Ti je aj që na gëzon
Ti cdo dhembje e shëron
Ahmed o Muhamed.

Shpyrti im më digjet flakë
Sa herë që të coj salavat
Të kujtoj unë ditë e natë
Ahmed o Muhamed.

Një dua e bëjë gjithmonë
Që allahu të na mundëson
Në xhenet të na bashkon
Ahmed o Muhamed.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:52 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

TË DËRGOJ PERËNDIA

Të dërgoj perëndia të shpëtosh njerëzin,
Ardhja juaj e vulosi gjith pejgamberi.
Falëmenderojmë zotin që të zgjodhi ty,
Shpëtove njerëzimin prej te keqes errësirë.

JA RESULULLAH JA HABIBALLAH
SALALLAHU ALEJHIM MUHAMED
SALALLAHU ALEJHIM VE SELEM

Le ta dijë cdo njëri për këtë mirësi
Përvec një allahut nuk ka perëndi
Muhamedi është rob dhe i dërguari tij
Me këshilla të Kur"anit na sjell lumturi.

JA RESULULLAH JA HABIBALLAH
SALALLAHU ALEJHIM MUHAMED
SALALLAHU ALEJHIM VE SELEM

Islami është rruga dhe shpëtimi i jonë
Allahu n"kur"an kështu na urdhëron
Ai që pos islamit fe tjetër kërkon
Allahu me zjarr atë do ta ndëshkoj.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:53 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

FALË TË QOFSHIM

Zot i dashur,
Ty të falem në këtë jetë,
Na mundësove,
Ta zgjedhim,
Rrugën e vërtetë.

Zemra qanë,
Shpirti digjet,
Sytë lotojnë,
Veç në rahmetin tënd o Zot,
Ne të gjithë shpresojmë.

Vdekjen , jetën,
Sprovë e bëre ti për ne,
Lumë për atë,
Që jep provimin,
Në këtë fe.

Gjitha të mirat,
Në këtë jetë,
Që i ke dhënë,
Na tregove se,
Të numruar ato s"kanë.

Falë të qofshim,
Zot i dashur,e i vërtetë
Na i zbardhë fytyrat,
Si në këtë botë,
Edhe në atë jetë.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:53 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

EMRI I ZOTIT

Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt!

Ngado që shikonj,
Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç'do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç'je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditë,
Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë
E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tënt,
Se s'gjendet me mënt.
Ah! S'e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s'i dhe
Që të thotë ç'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç'gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s'di
Rri si çilimi
E s'mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s'e zë gjumi,
Me oshëtima!
Falmë nga togu
Q'është e ç'shohëm
Nga gjithë ç'njohëm,
Zën' e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënt.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:54 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

O motrat e vellezerit e mi!
Ju lutem te beni kujdes
Ne poezite qe po i postoni
As shirk e as kufr mos mbese

I shkruani ato me kujdes
Dhe zgjidhni vec fjale te hakut
Me fjale te medha ju mos flisni
E pa dashur te kaperceni cakun

Poemat nuk sjellin dobi
Pervec nese sjellin keshille
Ato duhet te jene korrekte
Perndryshe te cojne ne erresire

Kur flisni dhe shkruani kujdes
Dhe penden ta dini ku ta ndalni
Mos tejkaloni ne lavderime e rima
Se fjala po u fol s"mund ta ndalni

Vargjet tuaja keshilla i beni
Verejtje, udhezime e largim prej erresires
Perqendrohuni ju me teper
Ne ndalimin e se keqes dhe urdherimin e se mires

O vellezer e motra me falni
Se s"dua tu prek a tu lendoj
Por e kam te veshtire qe te hesht
Kur gabime ne poema lexoj

Megjithese poema une s"shkruaj
E ndonese e kam per here te pare
Me vargje e rime te thurur
Desha tua dhuroj keto fjale

Ta dini se per hir te Allahut ju dua
Dhe per kete Allahun kam deshmitar
Vec hajr me keto fjale per ju dua
E vec hak e miresi nga penda te dale.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:55 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

"O biri im!"

O biri im i dashur dy fjale mi degjo
Vertete per ty nje keshille adresoj
Gjate gjithe jetes sate permbush dhe syno
Allahun me tewhid ti pra adhuro

Qendro ti larg shirkut dhe njerezve te tij
Ndaj kufrit, bidateve, mekateve dhe humbjes
Nga dunia-ja dhe epshet ti mos u mashtro
Allahun si duhet ti pra adhuro

O biri im i dashur kjo jete eshte e shkurter
Sado qe te zgjase nje dite mbaron
Kerko c"sell fitim, rehati dhe fitore
Ahiretin e begatshem qe kurre s"perfundon

E dije se kjo nuk arrihet me epshe
E as me defrime, mekate a krim
Per kundrazi o bir ka vetem nje rruge
Me tewhid Allahun veco ne adhurim

Dhe adhurimi i Allahut nuk eshte sipas tekave
Nuk eshte sipas epsheve, deshirave dhe qefit
Allahu yne, o bir e ka percaktuar
Sipas sunetit te Muhamedit

E dije se per kete nuk ka rruge tjeter
E s"ka perfitim nese keshtu nuk punon
Nese ben dicka ne kundershtim me sunetin
Dije se Allahu kurre s"ta pranon

Perkundrazi bir do humbesh dhe vuash
Ne vend te shperblimit do gjendesh ne hall
Sunetin ti ndiq e mos devijo kurre
Njeti i mire s"e ben haramin hallall

E suneti o bir eshte si arka e Nuhut
Hyp te shpetosh, perndryshe do mbytesh
Mos mendo se ka kohe e mos neglizho
Mos harro se pas vdekjes ti do te pyetesh

E kur ti te jesh i vetem nen dhe,
E kur ty tre pyetjet e varrit te drejtohen
As dunia-ja as epshet nuk te ndihmojne
Po ishe ruajtur ne jete pergjigjet do t"kujtohen

Allahu o bir robet e tij perforcon
Me nje fjale te vertete, te qarte e precize
S"ka zot vec Tij, kete beso e vepro
Po deshe ne xhenet ti te kesh nje hise

Sunetin o bir ti ndiqe saktesisht
Vepro sipas tij dhe te tjeret ti porosisesh
C"qe fe per sahabat eshte feja per ty
C"braktisen ata edhe ti ta braktisesh

E shejtani o bir eshte armiku yt
E pra edhe ti si armik trajtoje
Bidatin dhe epshin qe ai ngre kurth per ty
Me sunet o bir luftoje dhe asgjesoje

E filozofise ti o bir kurre mos iu afro
S"eshte tjeter vec humbje e shkence pallavrash
Shembulli i te kerkuarit qe filozofi te te udhezoje
Eshte si ti kerkosh te semurit te te sheroje

O bir miqte e tu s"jane te pakte e te dobet
Pasurohu me pasurine e tyre qe s"venitet
Me ta konsultohu e me ta shoqerohu
Keta biri im jane ehul-hadithet

Duaji dhe perkrahi ata me kembengulje
Se wallahi ata jane njerezit e drejte
Allahu te urdheron ti duash ata
Ata biri im jane selefet e vertete

E kurre o bir mos dil kunder tyre
E kurre kunder tyre mos perkrah askend
Jo vetem qe do ishe ne humbje te hapur
Por do ishe armik edhe me babane tend

Se yt ate o bir ata do me shume
Ata merr si miq dhe atyre u referohet
Pasha Ate ne duart e tij eshte shpirti im, o bir
Kush kundershton ata do te shkaterrohet

Atyre referoju dhe si ata vepro
Duaji dhe ndihmoji me sa te kesh mundesi
Ndiqi me dije, saktesi e drejtesi
Me c"folen ata fol edhe ti

O biri im i dashur keto fjale mos i harro
Kujto amanetin qe yt ate per ty shkroi
Mos ler qe ty te te mashtroje askush
Qellimin e krijimit tend pra permbush.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:55 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Kujto vdekjen dhe varrin

Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli
me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit
ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi
keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit

Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet
me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi
o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil
per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij

Dhe shpirti del lehtë sikurse pika e ujit nga shakulli
meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi
ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate
mos valle, a nuk do që keshtu të trajtohesh edhe ti?!

Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin
ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit
si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon
nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit

dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen
dhe melaiket e çdo dere luten te ngjitet nga ata
te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e çmojne
Allahut te Larte i lutemi te na beje nga ata

melaiket e marrin dhe ngjiten me te ne qiell
“Ç"ështe ky shpirt i mire e i kendeshemâ€


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:56 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Namaz...Namaz...

Kur te godet frika,
Dhe te rrok merzia,
Pikellim e merthim,
Kthehu vrap ne pendim.

Mos thuaj u pendova,
Psikologun e konsultova,
Psikiater e terapi,
Me largu pak merzine.

Namaz o njeri....
Kafkat n"tok me shpejci,
Mos mendo per fjalen dy,
Por perulu me knaqsi.

Nese don te ndiesh knaqesi,
Dhe te gezofsh lumturin,
Harmoni,t"gjitha miresit,
Me namaz kerko njeri…

Cetso shpirtin ne brendi,
Dhuroj zemres krenari,
Begati prej Madherise,
Ke Namazin o Njeri...


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:57 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Nëna ime

Ah moj nëna ime,
Sa larg qe kam shkuar,
E fort jam larguar,
Qe kurr s"kam menduar.

Malli s"po me hiqet,
Zemra po me digjet,
Mendja po me bren
Per ty mori nene.

Ne sofer kur ulem,
Shiqoj ne c"do ane,
Veten pyes ne heshtje,
Vec per ty moj nëne.

Malli s"ka kufij
Per ty nëna ime,
Fjalet jane te pakta,
Zemra sa te don.

Shpresa me mban,
Namazi me qetson,
Islami me gezon,
Prane teje te qendroj...


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:57 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Mos Harroni...

Mos harroni ju nje dite,
Kur do jeni ne vetmi,
Buka as uji nuk kane dobije,
Vetem dheun ke permbi.

Nese je ti veper mire,
Nuk ke pse me pas frike,
Dy meleqe te ndriqojne,
Varrin tend do ta zgjerojn.

Varri yte te zbukurohet,
Kopsh"t Xhenetit do te behet,
Pejngamberi ty te pret,
Me selam te pershendet.

Nese ishe t"i perbuzes
Mjer per ty se"q te pret,
Drit as djell nuk do shifesh,
Vetem n"zjarr do te piqesh.

Ngutu… Ngutu.. t"i me vrap,
Me pendim t"i kthehu prap,
Zoti yte esht i Meshirshem,
Ty te fal sa je"i gjall.

Me mire sod te pendohesh,
Se sa neser te deshprohesh,
Vetem k"shtu gjen shpetim,
Se per ndryshe gjen ndeshkim.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:58 p.m.
(@samka-qika-europes-2)
Beiträge: 6526
Illustrious Member
Themenstarter
 

Nata e varrit

Dheu i zi kur të mbulon
Lamtumirën t'gjithë ta thonë
Sonte, vetëm vepra jote
Në vetmi të shoqëron.

Nëse je ti vepërmirë
Mos kij frikë as shqetësim
Dy melaqe me plot dritë
Ta largojnë çdo dëshpërim.

Varri yt të zbukurohet
Kopsht Xhenneti plot hijeshi
Vepra jote shumë lart çmohet
Besimtar, i lumi ti!

Nëse je ti vepërkeq
Do të jesh gjithmonë fatkeq
Dritë pranë teje s'do të kesh
Vetëm zjarr aty do t'gjesh.

Ky është fundi i kafirit
Zotin Një që s'e besoi
Ky është fati i çdo katili
Zjarri do ta përcëllojë.


♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥

 
Veröffentlicht : 25/02/2009 1:59 p.m.
Seite 2 / 2
Teilen: