Benachrichtigungen
Alles löschen

Ministria e shëndetsisë e Francës dhe ALKOOLI

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
147 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1857]

Ministria e shëndetsisë e Francës e konsideron alkoolin prej gjërave më të këqija

Ministria e shëndetsisë ka filluar një fushatë të fuqishme kundër konsumimit të alkoolit, duke e llogaritur si një shkaktar kryesor të kancerit. Kjo fushatë ka shkaktuar indinjatë tek prodhuesit e alkoolit në Francë. Gazeta "The Times", e cila edhe e ka përhapur lajmin thotë se stagnimi ekonomik është dashur ta shtyjë kryetarin francez Nikola Sarkozi të zgjedh një kohë tjetër më të përshtatshme për këtë fushatë.
Kjo fushatë koncentrohet në udhëzimet e "Institutit francez për luftë kundër kancerit", i cili sqaron prerazi se konsumimi i alkoolit, sidmos verës duhet të ndalet. Kjo ministri potencon se një gotë me verë e konsumuar për çdo ditë e shton mundësinë e goditjes me kancer për 168 %.

Drejtori i këtij instituti, Dominik Maranshi thotë se konsumimi i disa gllënkave të vogla të alkoolit shkakton aso dëme të mëdha për shëndetin e njeriut që as nuk mund të parafytyrohen, ai thotë "Një sasi e verës, sadoqë është e vogël nuk mund ti bëjë aspak dobi njeriut".

Kjo nuk është hera e parë që përgjegjës francez tërhjekin vërejtjen nga reziqet e verës. "The Times" ka potencuar se ministritë e shëndetit në mbarë botën vazhdimisht insistojnë tek njerëzit që ta lënë konsumimin e alkoolit për ta ruajtur shëndetin e tyre.

Gazeta "The Times" terhjeki vëmendjen edhe drejt një pikë të rëndësishme për të cilën kjo fushatë ka veçorinë e vet, e ajo është se kjo fushatë vjen nga qeveria franceze, e cila verën e konsideron një pjesë të jetës dhe nga trashëgimia kombëtare.

Gazeta tregon se ministria e shëndetsisë është mbështetur në krahasimin mes qindra studimeve ndërkombtare dhe ka ardhur në përfundim se ka lidhje të ngushtë mes llojeve të ndryshme të kancerit dhe ushqimit e pijes dhe mënyrës se jetesës.

Rezymeja të cilën e ka përgaditur ministria e shëndetsisë potencon se alkooli është parapërgaditje për goditje me kancer në gojë, fyt, mushkëri, zorë dhe gjinjë.

Hidhërimi i prodhuesve të alkoolit

Kjo fushatë i ka shtyrë prodhuesit e alkoolit të shprehin hidhlrimin e tyre të madh, duke llogaritur se ky raport është skandal dhe i kanë akuzuar lobi grupet shëndetsore se janë duke u orvatur të ngulfatin një element që llogaritet lavdi e popullit francez.

Ata përmendën edhe rolin e mundshëm të kryetarit Sarkozi në këtë fushatë, pasiqë ai nuk konsumon më alkool dhe e kompenzon atë me ujë dhe lëng portokalli, kur të tjerët konsumojnë lloje të ndryshme të alkoolit.

Liga e përgjithshme e prodhuesve të alkoolit thiri në ndalje të asaj që e quajti "presione që përjeton alkooli" duke pretenduar se konsumimi i alkoolit është zvogëluar për 50 % në njëzet vjetëtët e fundit, mirëpo përqindja e kancerit është ritur


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 23/02/2009 9:36 p.m.
Teilen: