Benachrichtigungen
Alles löschen

Perfundimi i mir ne Vdejke

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
246 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3620]

Përfundimi i mirë - shenjat dhe shkaqet
Muslimani shpreson përfundimin e mirë për secilin besimtar dhe ka frikë të madhe për ata që janë të zhytur në mëkate.

Për këtë edhe u paraqesim këto shenja dhe shkaqe të përfundimit të mirë, me shpresë së do të shtojmë garën mes besimtarëve për të bërë vepra të mira të cilat do tu mundësojnë të kenë përfundim të mirë dhe të fitojnë premtimet e mëdha që All-llahu u ka dhënë bamirësve. Shenjat e përfundimit të mirë

Shejh Albani, rahimehullah, duke folur mbi shenjat e përfundimit të mirë, mes tjerave ka thene: "Sherijati ka bërë shenja të qarta të cilat tregojnë përfundimin e mirë të një njeriu, na i caktoftë All-llahu, azze ve xhel-le, neve që ti posedojmë ato, andaj secili që vdes me ndonjë prej këtyre, kjo do të jetë myzhde për te, ska dyshim se kjo është një myzhde shumë e mirë.
Një: ta thotë shehadetin gjatë vdekjes. Për këtë çështje ka shumë hadithe, prej tyre është edhe ky: "Ai që ka fjalë të fundin: la ilahe il-lall-llah, do të hyjë në xhennet". (Hasen, Hakimi).
Dy: Vdekja me ballë të djersitur.
Burejde ibën Hasibi, rahimehull-llah, thotë: "isha në Horasan dhe shkova të vizitoj një vëlla timin, për të cilin dëgjova se ishte i sëmurë. Kur shkova e gjeta të vdekur dhe kishte djersë mbi ballë. Tha: All-llahu Ekber! Kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: "Besimtari vdes me ballë të djersitur". (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët). Tre: Vdekja ditën apo natën e xhuma. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Secili musliman që vdes ditën apo natën e xhuma, All-llahu do ta mbron nga sprova e varrit". (Sahih, Ahmedi). Katër: Rënia dëshmor në fushëbetejë.
All-llahu, azze ve xhel-le, ka thënë: "Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve". (Ali Imran: 169- 171). Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Shehidi, dëshmori ka gjashtë veçori:
- I falen mëkatet me çurgun e parë të gjakut që del nga trupi i tij;
- Sheh vendin e tij në xhennet;
- Mbrohet nga denimi i varrit;
- Sigurohet nga trishtimi i madh;
- Stoliset me stolinë e besimit;
- Martohet me hyritë e xhennetit dhe
- Ndërmjetëson për shtatëdhjet antarë të familjes së vet".
(Sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët). Pesë: Vdekja si luftëtar në rrugë të All-llahut.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Cilin e konsideroni dëshmor në mesin tuaj? Thanë: ata që vriten në rrugë të All-llahut. Tha: atëherë dëshmorët e umetit tim qenkan pak. Thanë: po cilët janë? Tha:
- ai që vritet në rrugë të All-llahut është dëshmor;
- ai që vdes në rrugë të All-llahut është dëshmor;
- ai që vdes nga murtaja është shehid;
- ai që vdes nga sëmundja e barkut është shehid;
- ai që vdes nga përmbytja është shehid". (Muslimi).
Gjashtë: Vdekja nga murtaja. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Murtaja është shehidllëk për secilin musliman". (Buhariu). Shtatë: vdekja nga sëmundja e barkut.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithin e mësipërm përmendi mes tjerash: " …ai që vdes nga sëmundja e barkut është shehid…". Tetë dhe nëntë: Vdekja nga përmbytja dhe shembja.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Shehidë janë pesë kategori: i sëmuri nga murtaja, ai që ka sëmundje barku, ai që vdes nga përmbytja, ai që vdes nga shembja dhe ai që vritet në rrugë të All-llahut". (Buhariu). Dhjetë: Vdekja e gruas në shtatzani dhe lehoni. Shiko hadithin në pikën e ardhshme.

Njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë: Vdekja nga djegia dhe pleviti. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Shehidët përpos vrasjes në rrugë të All-llahut janë shtatë:
- i sëmuri nga murtaja;
- i përmbyturi;
- i sëmuri nga pleviti;
- i sëmuri nga barku;
- ai që vdes si pasojë e djegies;
- ai që vdes nën gërmadha;
- gruaja që vdes në kohë të shtatzanisë dhe lehonisë".
(Sahih, Maliku). Trembëdhjetë: Vdekja nga sëmundja e tuberkulozit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "… edhe vdekja nga tuberkulozi është shehidllëk". (Hasen, Taberaniu). Katërmbëdhjetë: Vdekja duke ruajtur pasurinë që dikush dëshiron t'ia grabitë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ai që vdes duke mbrojtur pasurinë është shehid". (Buhariu dhe Muslimi). Pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë: vdekja duke ruajtur fenë dhe shpirtin.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ai që vritet duke mbrojtur pasurinë është shehid, ai që vritet duke mbrojtur familjen është shehid, ai që vritet duke mbrotjur fenë e tij është shehid, ai që vritet duke mbrojtur gjakun e tij është shehid". (sahih, Ahmedi dhe të tjerët).
Shtatëmbëdhjetë: Vdekja në rojë në rrugë të All-llahut.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Qëndrimi në roje një ditë dhe një natë (në rrugë të All-llahut) është më mirë se agjërimi dhe namazi për një muaj. Nëse vdes i shkruhen punët që i ka bërë, i vazhdon rizku dhe sigurohet nga sprovuesi". (Muslimi). Tetëmbëdhjetë: Vdekja në ndonjë vepër të mirë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ai që thotë: la ilahe il-lall-llah duke shpresuar Fytyrën e All-llahut dhe i përfundon jeta me këtë fjalë, hyn në xhennet. Ai që agjëron një ditë për hir të All-llahut dhe i përfundon jeta me këtë vepër hyn në xhennet. Ai që jep sadaka për hir të All-llahut dhe me këtë vepër i përfundon jeta hyn në xhennet". (Sahih, Ahmedi).
(Shiko: "Dispozitat islame mbi xhenazen", fq. 34-43) kurse përkthimi i këtij libri në gjuhën shqipe "Rregullat e xhenazes", fq. 53-59).
Nga kjo pikë e fundit që përmendëm nënkuptohet se një njeri që vdes gjatë muajit të Ramazanit, duke agjëruar dhe pasiqë ka patur besim të shëndoshë në All-llahun dhe ka falur namazin, kjo mund të llogaritet si përfundim i mirë. Mirëpo duhet ditur se shfaqja e këtyre shenjave te ndonjë i vdekur i yni nuk ka mundësi të na shtyjë që të jemi të prerë se ata janë xhenetli, por është myzhde dhe sihariq, dhe se nëse nuk i ndodh ndonjë shenjë e këtillë ndonjë besimtarit nuk kushtëzon detyrimisht se ky njeri nuk na qenka i mirë, sepse tërë kjo është gajb dhe e panjohur për ne.
Në vazhdim do të dëshiroja t'i përmendi edhe disa shkaqe që na ndihmojnë që të kemi përfundimin e mirë në këtë dynja dhe me këtë të shpresojmë në llogari të lehtë dhe në favor tonin në Ditën e takimit me All-llahun, subhanehu ve teala, në Ditën e Kijametit. Shkaqet e përfundimit të mirë

1- Shkaku kryesor dhe më i madh që i mundëson njeriut përfundim të mirë është vazhdimi i njeriut në adhurime dhe respekte ndaj All-llahut, azze ve xhel-le, kurse koka e këtyre adhurimeve është realizimi i tevhidit, monoteizmit islam, d.m.th. të adhurohet vetëm Allahu, dhe kundërshtimi i të gjitha bestytnive dhe gjërave që bien ndesh me këtë besim të pastër dhe të shëndoshë, largimi nga mëkatet e mëdhaja, koka e tyre është idhujtaria dhe besimet e kota, dhe nxitimi në pendim prej tyre.
2- Lutja e vazhdueshme, të cilën ia drejtojmë All-llahut që të na e mer shpirtin me iman dhe devotshmëri.
3- Puna e vazhdueshme e njeriut dhe harxhimi i tërë energjisë dhe potencialit të tij në përmirësimin e anës së brendshme dhe të dukshme të tij, në përmirësimin e qëllimit të tij, etj. Këto janë gjërat gjenerale, kurse nëse na interesojnë shkaqet detale që na ndihmojnë të kemi përfundim të mirë, në vijim do t'i mësojmë:
Një: Stabiliteti në fe. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: "E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej". (Fusilet: 30).
Dy: Mendimi i mirë për All-llahun. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, rrëfen se All-llahu, azze ve xhel-le, ka thënë: "Unë gjendem te mendimi i mirë i robit tim për mua". (Buhariu dhe Muslimi).
Tre: Devotshmëri. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: "…E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën". (Et-Talak: 4). Katër: Vërtetësia. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: "O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit". (Et-Teube: 119). Pesë: Pendimi. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë: "…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim". (En-Nur: 31). Gjashtë: Vazhdimësia në adhurime dhe vepra të mira. Shtatë: Përkujtimi i vdekjes dhe moskëputja e shpresës. Tetë: Frika nga shkaqet e përfundimit të keq, sikurse është insistimi në mëkate, prolongimi i pendimit dhe dashuria ndaj dynjasë.
All-llahu na dhashtë përfundim të mirë dhe na ruajtë nga përfundimi i keq, sepse së fundja jeta e njeriut vlerësohet për nga përfundimi i tij e jo për nga fillimi. Ezani-Adhan


 
Veröffentlicht : 12/08/2009 6:24 p.m.
Teilen: